• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 10 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Në Universitetin e Tetovës, Mr. Sc. Alim Ajredini e mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës

14/04/2020
| Arsim

Në Universitetin e Tetovës, sot, më 14.4.2020, kandidati Mr. Sc. Alim Hajredini e mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës, me titull: “Zhvillimi i disa aftësive kondicionale te atletët dhe karateistët e rinj të moshave 10-12 vjeç dhe 12-14 vjeç gjatë procesit stërvitor njëvjeçar” dhe e fitoi titullin shkencor Doktor i shkencave në fushën e kineziologjisë.

Mbrojtja e doktoraturës u realizua përmes platformës online Google Meet, duke u bazuar në neni 3 të Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për arsim të lartë gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nr.76, datë 24.03.2020), teksa të gjithë të interesuarve iu mundësua ndjekja me paraqitje paraprake në adresën elektronike: doktoratura@unite.edu.mk.

Komisioni i përbërë nga: Prof. Dr. Vullnet Ameti-kryetar, Prof. Dr. Fadil Nika-anëtar, Prof. Dr. Bexhet Toçi-anëtar, Prof. Dr. Haki Ismaili-anëtar, Prof. Dr. Fadil Rexhepi-anëtar, si dhe mentori Prof. Dr. Visar Ganiu, e vlerësuan lartë disertacionin dhe punën hulumtuese shkencore të kandidatit, duke potencuar se studimi në fjalë është një kontribut i çmuar për shkencën e kineziologjisë.

Alim Ajredini është lindur më 5 janar 1974 në fshatin Ladorisht të Strugës. Studimet deridiplomike i ka filluar në Fakultetin e Kulturës Fizike në Prishtinë (1993-1995), ndërsa i ka përfunduar në Institutin e Lartë të Edukimit Fizik “Vojo Kushi”, në Tiranë, më 1995-1997, duke u specializuar në Atletikë. Studimet pasdiplomike, në drejtimin Atletikë, i përfundoi po në Akademinë e Edukimit Fizik ”Vojo Kushi”, në Tiranë, më 2002-2004.

Prej vitit 1989 është marr në mënyrë aktive me sportin e atletikës dhe të karatesë, dhe ka marrë pjesë në shumë gara brenda dhe jashtë vendit, duke arritur shumë mirënjohje, diploma dhe medalje, si në rrafshin kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Prej vitit 1999 udhëheq klubin e karatesë “Drini” në Strugë, ndërsa nga viti 2009 edhe klubin e Atletikës “Drini”, në Strugë.

Gjatë viteve 1997-2002 angazhohet asistent në Fakultetin e Kulturës Fizike, në lëndën e Atletikës, në Universitetin e Tetovës, ndërsa në vitet 2006/07  punon në shkollën e mesme komunale “Ibrahim Temo”, në Strugë. Nga viti 2007 e deri me sot, është i punësuar në Universitetin e Tetovës, Fakulteti i Kulturës Fizike, asistent për lëndët: Atletikë, Lojëra elementare, Aerobi, Sociologjia e Sportit, Lojëra Popullore dhe Lojëra elementare me popullore.

Universiteti i Tetovës i ndjek dhe respekton rekomandimet e OBSH-së dhe autoriteteve përkatëse të vendit kundër përhapjes së virusit Covid-19, por pa e ndërprerë veprimtarinë e përgjithshme të Universitetit, duke qenë pranë studentëve, përmes teknologjive përkatëse bashkëkohore, në të gjitha ciklet e studimeve. Këtë më së miri e dëshmon mbrojtja e sotme e disertacionit të doktoraturës.  / Zyra për Informim /


Publikimi i mëparshëm

Pandemia shton blerjet online, Amazon hap edhe 75,000 vende pune

Publikimi i radhës

Dr. Sc. Besnik Rexhepi: Në kohë pandemie natyra ka filluar të marrë frymë lirshëm

Publikimi i radhës

Dr. Sc. Besnik Rexhepi: Në kohë pandemie natyra ka filluar të marrë frymë lirshëm

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.