• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 10 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Opinione

Pandemia dhe gjuha e kujtesës!

11/04/2020
| Opinione, Shqipëri

Prof. Dr. Shezai Rrokaj | Një mik më pyeti: A flasim më shumë a më pak me këtë distancimin social sot, krahasuar me më parë? Nuk besoj se flasim më pak sot, krahasuar me dje, kur ishim të pambyllur në shtëpi – iu përgjigja në mënyrë të beftë, pa e menduar dy herë. Por më e drejtë do të ishte pyetja, si dhe çfarë flasim sot në dallim nga dje – i thashë po aty për aty. Pasi e ndërpremë bisedën, edhe për orarin e ri të qëndrimit mbyllur në shtëpi, më kapi një shtjellë mendimi, që ndonjë filozof shtinjak, këtë shestim mund ta mbiquaj, edhe përsiatje ekzistenciale. Në fakt, në këto kohë pandemie, sekush prej nesh, ia vlen t’ia kthejë sytë vetes dhe sivetes.

Çdo folës te gjuha që përdor mund të këqyrë se çfarë i ka ndodhur, me qëllim që të bëjë një skanim të sjelljeve të tij. Kjo sepse gjuha është shtëpia jonë e djeshme, e sotme dhe e nesërme dhe ne, aq sa jemi subjekte, po aq jemi edhe fakte të saj. Ne jemi fakte fjalësh sepse janë fjalët që i kanë dhënë dhe i japin formë jetës sonë.

Sigurisht, gjuha që përdorim i shkon për shtat kontekstit tonë jetësor të sotëm, por edhe të djeshëm dhe të ardhëm. Mirëpo, nganjëherë, ngjan sikur, meqë fjalët kanë një kuptim të caktuar në fjalorë, bashkë me këtë kuptim ato priren të na mbajnë skllevër të tyre përmes këtyre librave të gjithëditur. Në fakt, janë kontekstet që ua shkundin pluhurin kutimor këtyre formave, aq sa disa gjuhëtarë të sotëm shprehen se fjala nuk ka kuptime, por ka përdorime në kontekste të caktuara.

Distancimi social pra, nuk e ka penguar fjalën të rrjedhë për ta kryer funksionin e saj legjitim të komunikimit me veten dhe me të tjerë. Sigurisht, përveç vetëdijësimit janë gjetur edhe mjete të tjera të jashtme për t’ia arritur këtij qëllimi, sidomos duke përdorur ‘metodën’ on-line.
Por a po flasim ndryshe nga dje? – pyes veten. Dihet se çdo kufizim fizik e social, si imponim, çliron me patjetër në kompensim një rrjedhë fjalësh gjegjëse ndaj konteksteve të reja. Memet, bie fjala, duket sikur kanë pak fjalë, por fjalësi i përdorur në këto kontekste po merr një kuptimësi të re. Edhe ligjërimi publik, i pakontrolluar politikisht, po i ikën stereotipit klasik të klasës së liderëve të gurtë.

Qytetarët sikur po duan ta sfidojnë mbylljen me të menduarit dhe të folurit ndryshe. Anekënd ndihet një frymë njerëzore që reflekton dhe flet më qashtër, bie fjala, bash sikur njerëzit po duan të përdorin më shumë fjalën ‘përshëndoshje’ sesa ‘përshëndetje’. Si të thuash, ata i janë kthyer leximit të jetës ndryshe: leximit të vetes, rikthimit të vetëdijes për disa vlera natyrore të rëndësishme, të cilat i kemi lënë pasdore prej ngarendjes marramendëse; prej ikjes turravrap pa ditur se ku, duke humbur kohë me fjalë bjerraditëse e duke e harruar veten, familjarët, miqtë dhe gjithçka tjetër të rëndësishme për ashtin tonë. Njerëzit po u kthehen fjalëve të këngëve që i bëjnë himn dashurisë për jetën; ata po u shprehin miradije mjekëve dhe kujtdo që është në linjën e parë të rrezikut në mbrojtje të jetës. Të tronditur prej së keqes po kthehemi tek ato fjalë që na bashkojnë për ta mposhtur rrezikun dhe për ta mbrojtur të mirën e përbashkët, jetën si simboli i faktit se liria ime nuk kufizon, por zgjeron pafund lirinë tënde. Kimia e fjalëve po duket se do të qendërzohet në alkiminë e vetëdijes.

Dhe kjo alkimi ka lidhje edhe me të dëgjuarin dhe të kuptuarin e formave të këtyre fjalëve. Sikur po duam ta kalojmë në harresë shprehjen ‘nuk më dëgjon kush’. Sikur po i ngrehim më mirë veshët për të hequr dorë nga ai zë injorance që na ka sfilitur për të pranuar vetëm një të vërtetë. Po sikur të gjejmë pak më shumë kohë për të dëgjuar familjen, miqtë dhe të emocionohemi kur e dëgjojmë zërin e tjetrit, dhe jo të bishtnojmë tinëzisht, sikundër e kemi bërë cit deri dje?! Duhet pra, t’i ikim rutinës fjalë për vetëm fjalë, pa thënë a kuptuar gjësendi. Na duhen sot ato fjalë të arta që na rikthejnë në pikën ku gjithësecili prej nesh ka gabuar. Ndoshta edhe sikur vetëm për të kuptuar se ishim më të mbyllur dje kur ishim kinse të padistancuar dhe sot jemi më të hapur, kur jemi të mbyllur për të qenë nesër më të lirë. Por, si dhe herë të tjera, kjo është vetëm një mundësi, ku do të vihen sërish në sprovë harresa dhe kujtesa. Mirëpo, nëse si përherë harresa na lë pa identitet, kujtesa ama përbëhet vetëm me fjalë, sepse vetëm prej tyre ne do dimë gjithmonë se çfarë jemi.

(BalkanWeb)


Publikimi i mëparshëm

Distanca dhe kujdesi social-mesazhi për shoqërinë i të privuarve nga liria

Publikimi i radhës

Bujar Qamili i jep zemër Shkodrës – koncert në rrugët e qytetit

Publikimi i radhës

Bujar Qamili i jep zemër Shkodrës - koncert në rrugët e qytetit

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.