• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

BAT: Kemi gjetur vaksinën e mundshme për koronavirusin, ta testojmë brenda qershorit

02/04/2020
| Bota, Spektër

Një zgjidhje e mundshme e emergjencës së pandemisë të koronavirusit mund të vijë nga një prej industrive më të diskutuara dhe të fuqishme në botë, ajo e cigareve.

Gjiganti i kësaj industrie, British American Tobacco (BAT), pronare ndër të tjerat e markave si Lucky Strike dhe Benson & Hedges, deklaroi sot se ka zhvilluar një vaksinë të mundshme ndaj koronavirusit, e marrë nga bimët e duhanit.

Kompania i ka kërkuar qeverisë angleze ndihmë për ta testuar sa më shpejt vaksinën tek njerëzit, ndërkohë që deri më tani është testuar vetëm tek kafshët. BAT kërkon që të ketë disa lehtësime burokratike dhe procedurale në mënyrë që testimet tek njerëzit të kryen brenda muajit qershor, përndryshe me rregulloren e sotme do të duhet deri në një vit.

Kompania, që vlen më shumë se 70 miliardë euro, deklaroi edhe që ajo po drejton pjesën më të madhe të resurseve dhe infrastrukturës në luftën kundër pandemisë, duke patur mundësi të prodhojë në rast efikasiteti 3 milionë vaksina në javë, që do të shpërndanin me çmim kostoje dhe pa përfitim.  BAT ka një histori pozitive ndaj luftës së epidemive, me zhvillimin  e një vaksine kundër ebolës në 2014, e quajtur ZMapp.

Vaksinat e zhvilluara nga bimët gjykohen si e ardhmja e kërkimeve epidemiologjike, sepse sipas disa studimeve kanë më pak gjasa të kenë efekte anësore.

Sipas Bat, ata kanë klonuar një sekuencë të koronavirusit dhe kanë zhvilluar një antigen, një substancë që njihet nga imuniteti i njeriut dhe që e injektuar tek njerëzit mund të aktivizojë njohjen e koronavirusit dhe shkatërrimin e tij.

Por disa ekspertë, si profesor Julian Ma, janë skeptikë që kjo vaksinë mund të testohet tek njerëzit në muajin qershor. Ndërkohë, janë të shumta institucionet dhe kompanitë që po “garojnë” për të zhvilluar vaksinën e parë.

Edhe gjiganti i farmaceutikës Johnson & Johnson ka deklaruar se po zhvillon një vaksinë të tillë. Po ashtu edhe universiteti i Oksfordit. Ndërkohë, kompania e parë që ka deklaruar diçka të tillë ndodhet në SHBA, dhe quhet Moderna, e vetmja që ka filluar konkretisht testimet tek njerëzit.

Mapo.al


Publikimi i mëparshëm

Sot e feston ditëlindjen aktorja Margarita Xhepa

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës i funksionalizon online të gjithë kapacitetet / Publikohet thirrja për punime shkencore

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës i funksionalizon online të gjithë kapacitetet / Publikohet thirrja për punime shkencore

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.