Abdulla Mehmeti | Mendja e infektuar me tradhti është më e sëmurë se trupi i infektuar me viruse, prandaj një pjesë e politikanëve të Kosovës më tepër i shërbejnë të parës, se sa mbrojtjes nga rreziku i pandemisë globale. Historikisht, çdo okupator e pushtues mbi një popull tjetër, së pari krijon kushte; duke i likuiduar prijësit e vërtetë, njerëzit e ditur dhe vizionarë, pastaj, duke rekrutuar sa më tepër spiunë në radhët e popullit të sunduar.
Duke marrë parasysh të kaluarën e Kosovës nën okupimin serb në një periudhë tepër të gjatë, Kosova e ka tepër të vështirë të qeveriset nga njerëzit e denjë të saj, të penguar nga gjeneratat e rritura nën okupim dhe të edukuara nga njerëzit që e kanë sunduar popullin e tyre për pushtete dhe interesa të huaja.
Është e natyrshme që shumica e njerëzve të jenë të njëanshëm në perceptimin e realitetit, sepse mendja e njeriut e pranon më lehtë atë që afrohet me nivelin e tij të dijes dhe moralit.
Sa dënim i rëndë për qytetarët e Kosovës; atyre që duhet t’u nënshkruhen fletarrestime dhe dënime për tradhti, u duartrokitet e thuret lavde!