• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Poezia është e domosdoshme në këtë botë moderne, në të cilën jemi të pllakosur nga frika dhe trazimi

21/03/2020
| Kulturë, Manifestime kulturore

Të nderuar miq,
poetë, shkrimtarë, krijues, adhurues të poezisë, veprimtarë të artit dhe kulturës, në radhë të parë uroj të jeni mirë me shëndet.
Së dyti, përmes këtij komunikimi, dëshiroj t’Ju uroj në Ditën Tuaj – Ditën botërore të poezisë. Në programin e punës të Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita” për këtë vit (2020), ne anëtarët, veprimtarët, bashkëpunëtorët nga vendi dhe më gjerë, sot, më 21 mars, e kishim paraparë ta organizojmë Edicionin IV me radhë të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”. Mirëpo, situata e krijuar me përhapjen e virusit Covid 19 dhe shpalljen e pandemisë botërore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, na detyron ta anulojmë organizimin e kësaj veprimtarie letrare.

Urojmë që këtë situatë ta kalojmë sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja e t’i kthemi normalitetit, jetës dinamike dhe angazhimeve tona në edukim, arsim, shkencë, art dhe kulturë.

Në edicionet pararendëse (Edicionin I -2017, II -2018, III – 2019), kam theksuar: në ditën e saj me përmasa botërore (ditën e poezisë), besoj nuk do ta teproja nëse them se poezia është e domosdoshme në këtë botë moderne, në të cilën ne jemi të pllakosur nga frika dhe trazimi. Vazhdoj të besoj në forcën e poezisë, edhe pse nuk e di se ku do të na shpijë me forcën e saj “rrënimtare”.

Le t’i shprehim nderimin tonë poezisë, për mundësinë që na ofron për të plotësuar tërë atë që është e këndshme në urtësi dhe që është e kapshme në dëshira.

Andaj, rri në shtëpi – lexo poezi

 

Me respekt,
Selam Sulejmani
Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”

 

 


Publikimi i mëparshëm

21 mars 2020 / Rri në shtëpi – lexo poezi 

Publikimi i radhës

Në kohë pandemie, Angela Merkel i bën vetë blerjet në market

Publikimi i radhës

Në kohë pandemie, Angela Merkel i bën vetë blerjet në market

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.