• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Shkolla e Korçës dhe Universiteti i Tetovës – vatra të përhapjes së ideve kombëtare

07/03/2020
| Arsim, Kosovë, Maqedoni, Rajon, Shqipëri

Hapja e shkollës shqipe të Korçës ishte një ngjarje e shënuar dhe një fitore për gjithë Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Ajo ishte kurorëzim i përpjekjeve të përbashkëta të organizatave atdhetare të mërgimtarëve shqiptarë dhe të atdhetarëve brenda vendit. Mësonjëtorja shqipe e Korçës nuk varej dhe nuk financohej prej asnjë shteti apo shoqërie të huaj. Ajo u hap, u financua dhe u mbrojt nga populli dhe shoqëritë shqiptare të mërgimit.

Mësonjëtorja e Korçës u bë qendër e përhapjes së shkrimit dhe këndimit të gjuhës shqipe, qendër e përhapjes së ideve kombëtare shqiptare. Duke qenë shkollë e përbashkët për fëmijët e besimeve të ndryshme, ajo ndihmonte në bashkimin e shqiptarëve pavarësisht nga feja dhe ngrinte tek ata ndërgjegjen kombëtare.

Kjo ngjarje u konsiderua si një fitore për popullin shqiptar, pasi deri  atëherë mësimet organizoheshin në shtëpi private  në kushte të vështira dhe represive . Megjithëse në kushte të vështira, ajo qëndroi e hapur për 15 vjetët e ardhshme. Drejtues të saj ishin figura të shquara të Rilindjes sonë kombëtare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami dhe të tjerë. Që nga kjo datë e rëndësishme historike, kjo ditë shënohet si festë kombëtare. 7 Marsi, Dita e Mësuesit, në përkujtim të kësaj ngjarje, festohet po kështu edhe në shenjë respekti dhe mirënjohje për arsimtarët e sotëm, të cilët, ende janë të përkushtuar për këtë mision të shenjtë e fisnik, punojnë me zell e dashuri për arsimin shqip, dhe edukimin e brezave të rinj.

Institucionet arsimore shqiptare me në krye Universitetin e Tetovës i themeluar (1994) nga Rektori, Prof. Dr. Fadil Sulejmani, mburren me punën e deritashme në dobi të arsimit në gjuhën amtare dhe për ngritjen e kuadrove të reja për nevojat e shkollave shqipe, jo vetëm në vendin tonë por edhe më gjerë.

Mësuesve tanë të nderuar dhe të gjithë punonjësve të arsimit ua urojmë festën e 7 Marsit, me dëshirat më të mira për suksese të reja dhe arritje në sferën e arsimit në gjuhën amtare.

Tradita.org


Publikimi i mëparshëm

Kosova nuk mund të hedhë baltë mbi SHBA-të

Publikimi i radhës

Rektori i UT-së Prof. Dr. Vullnet Ameti: 7 Marsi – datë me rëndësi për arsimin, kulturën dhe historinë shqiptare

Publikimi i radhës

Rektori i UT-së Prof. Dr. Vullnet Ameti: 7 Marsi - datë me rëndësi për arsimin, kulturën dhe historinë shqiptare

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.