• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Rektori i UT-së Prof. Dr. Vullnet Ameti: 7 Marsi – datë me rëndësi për arsimin, kulturën dhe historinë shqiptare

07/03/2020
| Arsim

Në emër të Universitetit  të Tetovës, kam nderin e veçantë që  t’Jua uroj 7 Marsin, këtë ditë të shënuar  të arsimit në gjuhën shqipe. Këtë datë historike e kujtojmë me respekt të thellë për mësuesit e parë shqiptarë që na e lanë amanet gjuhën tonë të bukur, gjuhën shqipe.

Dita e Mësuesit shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore e historike. Sot, të gjithë shqiptarët,  në të  gjitha trojet , pa dallim të ndarjeve administrative, si dhe në mbarë diasporën, me nderimet më të larta i kujtojnë mësuesit tanë që na i mësuan shkronjat e para.  Sikurse e dimë të gjithë, me 7 mars të vitit 1887, në Jug të Shqipërisë, qytetin e bukur të Korçës, u hap Mësonjëtorja e parë shqipe, me mësues dhe drejtor të parë të saj Pandeli Sotirin.

Në këtë përvjetor  për shkollën dhe arsimin tonë kombëtar, ndjej obligim t’u shprehim mirënjohjen tonë më të thellë edhe plejadës së profesorëve të parë të Universitetit tonë, të cilët sakrifikuan të gjitha forcat e tyre mendore dhe fizike për ta ngritur këtë tempull të diturisë në nivelin e një Universiteti modern, të cilin e gëzojmë sot . Mësuesve tanë të nderuar dhe të gjithë punonjësve të arsimit ua uroj festën e 7 Marsit, me dëshirat më të mira për suksese të reja në misionin e tyre të shenjtë, arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja.

Prof. Dr. Vullnet Ameti

Rektor i Universitetit të Tetovës


Publikimi i mëparshëm

Shkolla e Korçës dhe Universiteti i Tetovës – vatra të përhapjes së ideve kombëtare

Publikimi i radhës

Kosovë – Serbi / Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i shkruan Donald Trumpit

Publikimi i radhës

Kosovë – Serbi / Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i shkruan Donald Trumpit

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.