• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

UET me diploma të dyfishta në ciklin master

04/03/2020
| Arsim, Shqipëri

Universiteti Europian i Tiranës ka lidhur një marrëveshje me International Management School Geneva, ku studentët dhe Alumni i UET mund të kryejne diploma të dyfishta në Administrim Biznes dhe Financë.

UET është një universitet i cili ka krijuar dhe krijon partneritete të shumta të cilat e përforcojnë akoma dhe më shumë. Së fundmi Universiteti Europian i Tiranës në kuadër të ndërkombëtarizimit të tij ka lidhur marrëveshje me IMS ku nëpërmjet saj, studentit i jepen mundësitë e marrjes së një diplome të dyfishtë.

Ines Troshani përfaqësuese e zyrës së Partneriteteve dhe Projekteve në UET trgon se si funksionon regjistrimi i studentëve dhe ku konsiston pikërisht marrëveshja  midis Universitetit Europia të Tiuranë dhe IMS Geneva i cili ishte një proces shumë serioz.

Troshani thekson ndër të tjera se, UET para se të lidhte marrëveshjen me universitetin IMS në Zvicër, kjo e fundit  ka bërë njohjen e programeve të studimit, në Administrim Biznes dhe Financë, për ciklin e dytë të studime në Master Shkencor.

“Një student i cili është në vit të dytë, master shkencor-Administrim Biznes në UET i njihen të gjitha lëndët e kryera nga IMS Geneva, pasi ky universitet ka vlerësuar, që për të marë diplomën e Masterit Shkencor në Administrim Biznes nga vetë IMS studenti duhet të bëjë edhe disa orë shtesë që janë diku tek 60 orë mësimi. Pasi studenti plotëson edhe diferencën e mësimit, atëherë ai pajiset me dy diploma. Një diplomë e merë nga UET dhe një nga IMS Geneva, pa asnjë ndryshim me diplomën e lëshuar nga ky universitet për studentët  tij në Zvicër.

IMS  është një institucion i Arsimit të Lartë, i cili fokusohet në fushat e menaxhimit, ekonomiku, financa dhe për fillimin e zbatimit të kësaj marrëveshje të dyja instiucionet kanë rënë dakord që fillimisht do të jenë fushat e administrimit, që përkojnë me programin e Administrim Biznesi dhe Financë.

Gjithashtu Përfaqësuesja e zyrës së Projeketeve dhe Partneretitetve në UET Ines Troshani tregon edhe mbi përfitimet që studentët kanë ndaj këtij programi studimi. Studentët e UET e ndjekin programin që UET ka për këto dy fusha, Master Shkencor dhe Financë dhe një sërë lëndësh që përcaktohen nga pedagogët e IMS, i cili si një projekt pilot do të filloj të zbatohet gjatë semestrit të dytë në Universitetin Europian të Tiranës. Studentët që do të zgjedhin të ndjekin këtë program studimi duhet të marin 60 orë shtesë nga pedagogët e IMS të cilët do vinë dhe do të zhvillojnë leksionet e tyre në auditoret e UET.

Ndërkohë Troshani na shpjegon se kjo marrëveshje është vetëm për UET, por që mund të përfitojnë edhe studentët që nuk kanë mbaruar në UET, por ndryshe nga studentët e Uet ku programet u njihen automatikisht, ata do të kalojnë në filtrin dhe rinjohjen e programeve të studimit që kanë kryer nga IMS.

“Marrëveshja është vetëm me UET dhe ka qenë interes i dyfishtë, por që fillimisht interesi është shprehur nga IMS nga të cilët ka ardhur propozimi fillimisht, duke e vlersuar UET si një universitet prestiogjioz në tregun e arsimit të lartë në Shqipëri. Për sa i përket cilësisë, universiteti i Gjenevës është universitet shumë prestigjioz, i cili është vlerësuar nga disa agjenci ndërkombëtare që merren me matjen e indikatorëve të cilësisë me institucionet e arsimit të lartë. Gjithashtu IMS është një institucion privat i cili ka shumë vite në treg, që kategorizohet si një universitet me tarifa disi të larta deri në 40 mijë Franga në vit, çka përkon me cilësinë e mësimdhënies. Nëse studentët tanë do të ishin në Gjeneve do të paguanin një cmim tepër të lartë ndërsa në UET do të paguajnë një cmim tepër simbolik me diplomën që ata do të marin në fund sepse është njësoj si studentët tanë të kenë përfunduar tre vite në Gjenevë.Pra është pikërisht programi i tillë që u siguron oportunitet të tilla studentëve. Pjesë e kësaj marrëveshjeje mund të jenë edhe studentët që janë diplomuar vite më parë në UET dhe thjesht plotësojnë orët shtësë që përcakton IMS’’- thekson Ines Troshani.

/ Gazeta Liberale / Tradita.org /


Publikimi i mëparshëm

8 zonja, 8 histori dhe shumë frymëzim

Publikimi i radhës

Koronavirusi / Anulohet Panairi i Librit në Leipzig

Publikimi i radhës

Koronavirusi / Anulohet Panairi i Librit në Leipzig

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.