• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Koronavirusi / Anulohet Panairi i Librit në Leipzig

Panairi i Librit në Leipzig, që konsiderohet i dyti për nga madhësia në Gjermani, është shtyrë për një datë tjetër.

04/03/2020
| Kulturë

Një nga ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare të librit në Gjermani është anuluar për shkak të frikës nga përhapja e koronavirusit. Panairi i Librit në Leipzig, që konsiderohet i dyti për nga madhësia në Gjermani, është shtyrë për një datë tjetër. Ky vendim vjen pasi, siç ka raportuar “Frankfurter Allgemeine”, “qyteti i Leipzigut dhe Panairi i Leipzigut kanë vendosur bashkërisht për ta anuluar Panairin e Librit”.

Ky hap është përshkruar si “masë parandaluese”, ashtu që virusi të mos përhapet më tej në Gjermani, ku tashmë janë evidencuar 188 raste, përfshirë edhe një në Saksoni, shtet ku ndodhet qyteti i Leipzigut. Anulimin e kanë konfirmuar edhe vetë organizatorët e Panairit, që ishte planifikuar të mbahej nga data 12 deri më 15 mars.

“Zyra Publike e Shëndetësisë në Leipzig ka vendosur për të ndjekur udhëzimin e Ministrisë Federale të Shëndetit dhe të Ministrisë së Ekonomisë, që thotë se duhet të garantohet qarkullimi i njerëzve në ngjarje të mëdha. Udhëzimi kërkon që secili pjesëmarrës në Panair duhet të japë prova të shkruara se ai ose ajo nuk është nga lokacionet e identifikuara si të rrezikshme dhe se nuk kanë pasur kontakte me njerëzit që vijnë nga lokacione të tilla”, thuhet në njoftimin e drejtorit të Panairit të Librit, Oliver Zille. “Duke pasur parasysh 2500 botuesit dhe 280 mijë vizitorët e pritur, kjo nuk ishte detyrë e arsyeshme. Shëndeti i botuesve, vizitorëve, mysafirëve, panaireve dhe i punëtorëve tanë është prioriteti ynë kryesor”.

Në këtë ngjarje ishin paraparë të merrnin pjesë edhe botuesit nga Kosova. Në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, biblioteka kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” kishte nisur përgatitjet për pjesëmarrje.

“Duke qenë se BKK-së nuk i takon të marrë përsipër vlerësimin e botimeve, ne iu kemi bërë thirrje të gjithë botuesve të Kosovës që t’i ofrojnë nga tre tituj për autorë shqip të përkthyer në gjuhë të huaja apo anasjelltas”, ka thënë për gazetën drejtori i BKK-së, Fazli Gajraku.

Ndërsa ka theksuar se janë në pritje të njoftimeve më të detajizuara nga organizatorët e Panairit në Leipzig, ai ka bëre me dije se po përgatitej edhe një katalog me adresën e të gjithë botuesve në Kosovë.

“Katalogu do të shpërndahej me qëllim që botuesit e atjeshëm të kishin mundësi të vinin kontakte me kolegët e tyre nga Kosova. Edhe mjetet e realizuara nga shitjet do t’iu ktheheshin botuesve me t’u kthyer nga Leipzigu”, ka theksuar Gajraku.

Ndërkaq, në këtë panair ishin paraparë edhe promovime të autorëve të letërsive të ndryshme nga Evropa Juglindore. Kështu, rrjeti evropian për letërsi dhe libra “Traduki” kishte paraparë që Jeton Neziraj dhe Blerina Gaxha-Rugova të mbanin një debat mbi letërsinë dhe kulturën e Kosovës.

Në Panairin e Leipzigut edhe Shqipëria kishte këtë vit një program bashkëkohor duke u bërë pjesë e diskutimeve globale të botës së librit nën kujdesin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Rreziku nga përhapja e koronavirusit ka bërë që të anulohet edhe më i madhi panair i librit në Francë, “Salon du Livre”, që mbahet çdo vit në Paris. Kjo, pas vendimit të Qeverisë franceze për të ndaluar grumbullimin e më shumë se 5 mijë njerëzve në hapësira të mbyllura. Ngjarja pritej të mbahej prej 20 deri më 23 mars. Edhe në këtë event, botuesit nga Kosova kishin bërë përgatitjet për të marrë pjesë. “Në Paris ka qenë i planifikuar prezantimi i 25 botuesve dhe 5 shkrimtarëve”, ka thënë për gazetën Edon Zeneli, kryetar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës.

/ Koha.net / Tradita.org /

 


Publikimi i mëparshëm

UET me diploma të dyfishta në ciklin master

Publikimi i radhës

I mbetun pa vorr, Fishta vazhdoi me jetue i strukun në kujtesën e kombit

Publikimi i radhës

I mbetun pa vorr, Fishta vazhdoi me jetue i strukun në kujtesën e kombit

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.