• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Për studentët e vitit të parë në universitet !

02/03/2020
| Arsim

Kalimi nga gjimnazi në universitet është një nga momentet më të rëndësishme në jetë. Shpesh herë ky tranzicion shoqërohet edhe me pritshmëri të krijuara nga “mitet” për jetën studentore.

Viti i parë i univerisitetit është padyshim një vit shumë i rëndësishëm përshkak se i tillë është edhe kalimi nga gjimnazi në universitet. Për çdo të ri, ky tranzicion është sa i dëshiruar aq edhe i shoqëruar me dilema dhe pasiguri për të ardhmen. Pritshmëritë, qoftë pozitive, qoftë negative, lindin edhe mbi bazë të disa “miteve” që qarkullojnë mbi të qenit student.

1. Gjumi, jeta shoqërore, studimet – zgjidh vetëm dy!

Jo pak herë kemi dëgjuar për sfidat që paraqet studimi në universitet, ku ndër më kryesorët është ajo e balancimit të jetës shoqërore, studimeve dhe gjumit. Maturantët parapërgatiten për një “udhëtim” të vështirë, në të cilin të duhet të zgjedhesh mes këtyre të trejave. Megjithatë kjo ndarje në të vërtetë është e rremë. Studentët nuk kanë përse të zgjedhin pasi mund t’i kenë të treja, nëse mësojnë të planifikojnë mirë ditën e tyre dhe të aftësohen në ‘mbikqyrjen e vetes’. Planifikimi i dobët i angazhimeve dhe përgjegjësive shpesh herë i bën studentët të presin deri në minutën e fundit për të bërë çdo detyrë, dhe kjo detyrimisht bën që një nga tre kategoritë e mësipërme të ngelizhohet. Duke krijuar një axhendë personale edhe koha e lirë do të jetë më e lehtë për tu krijuar

2. Distancimi nga miqtë e shkollës së mesme

Ç’është e vërteta kjo është e ndërlikuar, pasi po, ndoshta me fillimin e studimeve në universitet krijohet njëlloj distancimi me miqtë e shkollës së mesme, veçanërisht kur për studime shkohet në një qytet tjetër. Marrëdhëniet ndryshojnë dhe jo gjithmonë për të mirë. Por kjo nuk ka përse të ndodhë kështu pasi me pak përpjekje, kontaktet mund të vijojnë të ruhen. Në momentin që bëhesh pjesë e universitetit, frika se mund të humbasësh miqtë e vjetër nuk duhet të pengojë krijimin e shoqërive të reja. Universiteti ofron një mundësi shumë të mirë për një shans të ri, edhe nëse janë krijuar pakënaqësi nga shoqëria e shkollës së mesme, ai është vendi perfekt për të rikrijuar një jetë shoqërore. Jo gjithçka zgjat, por kjo nuk do të thotë se mundësitë e reja nuk duhen përqafuar.

3.Festat janë e vetmja mundësi për t’u argëtuar

Industria e Hollywood-it ka krijuar pamje tërheqëse të jetës studentore, shpesh larg realitetit, ku argëtimi në universitet vjen vetëm në formën e festave. Ky steroetip në të vërtetë nuk qëndron pasi jeta studentore është shumë herë më e pasur sesa thjesht festat studentore. Leksionet e hapura, aktivitetet jashtë ambienteve të universitetit, konkurset, organizimet studentore, këta janë vetëm disa nga faktorët që e pasurojnë eksperiencën të studiuarit në universitet.

4. Në universitet gjendesh vetëm

Ndoshta në ceremoninë e diplomimit, studentët ngjiten vetë për të marrë diplomën por gjatë gjithë viteve të studimit mbështetja nuk mungon. Është normale që ngarkesa në studime në momente të caktuara të bëhet e vështirë për t’u përballuar por studentët nuk kanë përse stepen nga kërkesa për ndihmë qoftë ndaj kolegëve qoftë ndaj pedagogëve. Përgjithësisht universitetet ofrojnë lehtësira për të mbështuetur udhëtimin akademik të gjithkujt, të tilla si seancat metodologjike gjatë së cilave lektorët mund t’i ndihmojnë studentët në procesin e mësimnxënies, leksionet e hapura etj.

5. Universiteti është vetëm për të rinjtë

Në të vërtetë nëse sheh një auditor me studentë, nuk pikas vetëm të rinj, por edhe studentë më të rritur në moshë. Çdokush mund të shkojë në universitet në çfarëdo moshe. Nuk ka rëndësi nëse është një mama, një baba, është duke punuar apo ka dalë në pension, rëndësi ka dëshira dhe vullneti. Disa njerëz duan të ndjekin studimet e larta për të fituar një diplomë që e kanë ëndërruar gjithnjë por për arsye të ndryshme nuk e kanë ndjekur universitetin kur kanë qenë të rinj, ashtu siç ka dhe njerëz që ndjekin studimet për të përparuar në karrierën e tyre. / Gazeta Liberale / Tradita.org /


Publikimi i mëparshëm

Më 2 mars 1444 u mbajt Besëlidhja e Lezhës

Publikimi i radhës

Kur Kadare, Kamy e Kafka lexoheshin fshehtas

Publikimi i radhës

Kur Kadare, Kamy e Kafka lexoheshin fshehtas

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.