Sot, Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së i dhuroi një numër të konsiderueshëm librash e revistash. Botimet e këtij institucioni shkencor e kulturor i solli drejtori i tij, Skender Asani me disa nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Me këtë rast, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës të RMV-së , Ylber Sela, e falënderoi homologun e tij për këtë ndihmesë të çmuar me të cilën pasurohet biblioteka e institucionit që e udhëheq dhe njëkohësisht shkëmbyen edhe mendime e ide lidhur me bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy institucioneve.
https://www.facebook.com/apjazgj/photos/pcb.833382310457338/833381310457438/?type=3&theater