• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Themelimi dhe funksionimi i Universitetit të Tetovës

19/02/2020
| Arsim, Opinione

Doc. Dr. Dashmir Idrizi |  Në këtë punim analizohen kushtet në të cilat studjonin të rrinjët shqiptar në R. e Maqedonisë, diskriminimi që ju bëhej atyre në të drejtën e studimit, përjashtimi i profesorëve universitar nga puna, mbyllja e atyre pak drejtimeve të cilat ekzistonin  si shkolla të mësuesisë e kështu me radhë.

Nevoja për arsimim në gjuhën amtare ishte më se e patjetërsueshme, pasi studentët shqiptar që studjonin nëpër universitetet e vendit diskriminoheshin dhe nënçmoheshin, ata ishin të detyruar që të gjejnë rrugë alternative duke studjuar nëpër universitetet e Kosovës dhe më vonë në ato të Shqipërisë vetëm e vetëm të mos mbeten të pa arsimuar.

Këto ishin shkaqet të cilat sollën deri te hapja e Universitetit të Tetovës në vitin 1994, ndërkaq për palën tjetër shqiptarë të mirë ishin shqiptarët e pashkolluar.

Tema është pregaditur në konsultime dhe në bashkpunim të madh me profesor të USHT-së dhe UEJL-së, dhe universiteteve tjera në Maqedoni, analistë dhe ekspertë të ndryshëm që kanë njohuri në këtë fushë.

            Fjalët çelës: diskriminimi në arsim, arsimimi në  gjuhën amtare, kërkesat për hapje të Universitetit në gjuhën shqipe, hapja e UT-së, protesta për zyrtarizimin e UT-së, zyrtarizimi i UT-së, barazi në arsim etj.

Hyrje: Si errdhi deri te hapja e UT-së, sfidat të cilat i kaloi UT- prej 1994 kur u themelua e deri në vitin 2004 kur edhe u bë zyrtarizimi i këtij institucioni.

Qëllimi i këtij hulumtimi shkencor në këtë temë ka të bëjë me ngritjen e nivelit të vetëdijes dhe rëndësisë për një qasje serioze ndaj kësaj problematike, e të gjithë aktorëve të involvuar në këtë proces, duke vështruar rrethanat të cilat ndikuan në zhvillimin e arsimit sipëror në Republikën e Maqedonisë.

 Duke pasur parasyshë këtë qëllimet më konkrete të këtij hulumtimi kanë të bëjnë me:

  • ngritjen e një opinioni kritik ndaj rrethanave të cilat ndikuan në stagnimin e procesit të arsimit sipërorr shqip në RM;
  • bartjen e përvojave praktike të personave të involvuar në proces deri tek opinioni më i gjërrë;
  • nxitja e rritjes së efikasitetit në menaxhimin e procesit të arsimit sipëror në gjuhën shqipe në RM;
  • aplikimi i standardeve ndërkombëtare të arsimit sipëror dhe integerimi i tyre në procesin e mësimdhënies në universitet shqiptare në RM;

Mbase edhe më të rëndësishëm këtë hulumtim e bën fakti se deri tani mendojë se është hulumtuar pak kjo temë nga ana e studiuesve shqiptarë të cilët janë kompetent për sferën e zhvillimit të arsimit shqip në Maqedoni.

  1. ARSIMI SIPËROR NË MAQEDONI: MUNDËSITË REALE PËR ARSIMIM SIPËROR NË GJUHËN SHQIPE-FILLET E ZHVILLIMIT TË ARSIMIT SIPËROR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Menjëherë pas çlirimit të vendit nga forcat okupuese fashiste organet shtetërore të Maqedonisë në vitin 1945 lëshuan urdhër për nismën e hapjes së degëve të fakulteteve të para të Universitetit të R.S të Maqedonisë me qendër në Shkup,  më 24 prill 1949 u formua Kuvendi i parë i Universitetit, si rezultat i zbatimit të Ligjit Nr. 5 të datës 29 janar të vitit 1949, të miratuar nga Kuvendi i Republikës Popullore të Maqedonisë. Në këtë Kuvend u dha edhe emërtimi i Universitetit “Cirili dhe Metodij”, ndërsa si çerdhe e parë e këtij institucioni arsimor-shkencor ishte Fakulteti Filozofik dhe institucionet përkatëse përcjellëse, si dhe  institutet e para  me laboratorë dhe biblioteka përcjellëse.

Në prill të vitit 1946 u bë konstituimi i Komisionit amë në përbërje prej pesë anëtarëve me detyrë të organizojë fillimin e punës së institucioneve të para të Universitetit. Në mungesë të kuadrit arsimor-shkencor u veçua si detyrë prioritare të gjurmohen kuadro nga qendra universitare jashtë Republikës,[1] brenda ish Federatës Jugosllave.

Më 29 nëntor 1946 solemnisht u shpall i hapur Fakulteti Filozofik, me seli në Shkup.

      Më 16 dhjetor të vitit 1946 filluan edhe ligjëratat e para në degët e posathemeluara: gjuha maqedonase, letërsia jugosllave, historia, historia e artit, filozofia, pedagogjia, filologjia romane, filologjia klasike, matematikë, fizikë, kimi, biologji dhe gjeografi me etnologji.

Një vit më vonë, më 1947 filloi me punë Fakulteti i Mjeksisë dhe ai i Bujqësisë – Pylltarisë.

Në kuadër të Universitetit më 1949 filloi me punë Fakulteti Teknik në degën e arkitekturës dhe të ndërtimtarisë, e një vit më vonë, më 1950, filloi punën edhe Fakulteti Ekonomik në përbërje të të cilit është edhe dega e shkencave juridike e cila u mëvetësua në Fakultet Juridik në vitin 1956. Më 1958 në kuadër të Fakultetit Teknik u hap edhe dega e elektromakinerisë dhe teknologjisë, e një vit më vonë, më 1959, u hap drejtimi i stomatologjisë në kuadër të Fakultetit të Mjeksisë.

      Mëvetësimi, degëzimi dhe zhvillimi i degëve evoluoi në mënyrë sukcesive në intervale të mëvonshme që në vitin jubilar 1988, Universiteti “Ciril dhe Metodij” në Shkup të numërojë 28 fakultete, 6 shkolla të larta dhe 8 institute shkencore të pavarura me 28.205 studentë të regjistruar.[2]

Në  vitin akademik 1951-52 pranë Fakultetit Filozofik për vizita eventuale të studentëve (eventual) me përkatësi shqiptare, ishte hapur dega e Lektorit në gjuhën shqipe.

Afër një dekadë më vonë, në vitin 1959-60 lektorati u rrit në seminar të gjuhës shqipe, ku kjo gjuhë mund të ndiqej si lëndë plotësuese nën “C” për studentë eventualisht të interesuar shqiptarë, e posaçërisht ato që do të studionin në degën e filologjisë romane.

Pas shtatë viteve, më 1967, seminari e fitoi edhe një shkallë duke kaluar gjuha shqipe në grupin “B” si lëndë e dytë e studentëve shqiptarë të degëve humanitare – gjuhësore.

Pasi kaluan dy dekada e gjysmë nga themelimi i Universitetit të Shkupit, në vitin 1971-72 u themelua grupi i gjuhës dhe letërsisë shqipe, por në kuadër të degës së gjuhëve jugosllave e ballkanike deri në vitin 1973, kur ajo u mëvetësua si degë e veçantë. [3]

1.1 Shkolla e Lartë  Pedagogjike

 

Shkolla e lartë pedagogjike, si institucion për krijimin e kuadrit mësimor për arsimin fillor, është formuar me DEKRETIN  e kryetarit të shtetit Nr. 7852 të datës 17.09.1947, ndërsa nga 1961 vazhdoi të funksionojnë si Akademi pedagogjike.

Në bazë të nenit 4 mund të konstatohet se veprimtaria themelore e kësaj shkolle ka qenë të krijojë arsimtar lëndor për shkollat tetëvjeçare për klasat e ulëta të gjimnazeve, sipas nevojave të sistemit  të atëhershëm shkollor.

Shkolla e Lartë Pedagogjike ka qenë e formuar si institucion i mëvetësishëm në kuadër të Ministrisë së Arsimit të RPM-së, e cila bënte edhe mbikëqyrjen mbi punën e shkollës, gjithashtu me këtë dekret (neni 2) financimi ka qenë i rregulluar të jetë nga Ministria e Arsimit.

            Me rëndësi të madhe historike-pedagogjike  është neni 7 ku thuhet:”Planet dhe programet mësimore i sjell Ministria e Arsimit e Republikës Popullore të Maqedonisë, pas miratimit nga ana e Komitetit  për shkolla dhe shkencë në kuadër të Qeverisës së RFPJ-së”.

            Kohëzgjatja e shkollimit gjithashtu është e përcaktuar me Dekret:”Shkollimi në shkollën e lartë Pedagogjike zgjatë një vit për dëgjuesit e rregullt , kurse dy vite për ata me korrespondencë”.[4]

       Me këtë Dekret ishin  dhënë edhe kahjet themelore për hapjen dhe funksionimin e këtij institucioni.

U regjistruan 60 studentët e parë të rregullt dhe 8 me korrespondencë në grupet e para mësimore të posathemeluara: gjuha maqedonase me atë serbokroate, gjuha ruse dhe grupi histori – gjeografi, biologji-kimi dhe matematikë-fizikë. Në vitin akademik 1951-52 u themelua grupi i gjuhës frënge[5] .

 Në vitin 1952-53, pas gjashtë vitesh të funksionimit të Akademisë Pedagogjike (AP) u themelua edhe grupi i gjuhës turke, edukatës fizike, artit figurativ, grupi i muzikës, në vitin 1958-59 edhe grupi i gjuhës angleze

Në hap me kalimin e Shkollës së Lartë Pedagogjike në Akademi Pedagogjike, 1961-62 u themelua edhe dega e grupit klasor, nevojë kjo e imponuar për shkak të suprimimit të shkollës normale në gjuhën maqedonase, e dispersuar me Akademi të re Pedagogjike për kuadro të mësimit klasor në gjuhën maqedonase në Manastir dhe në Shtip. Po këtë vit u hap edhe grupi për arsimimin politeknik, e një vit më vonë edhe grupi fizikë-kimi.

Siç shihet, me një ritëm të intensifikuar AP i mbuloi të gjitha disiplinat mësimore fillore, por vetëm në gjuhën maqedonase, me përjashtim të pakapërcyeshëm të grupit të gjuhës shqipe. Për të përcjellë me sy studiues analitik ecurinë e Universitetit të Shkupit, duke respektuar edhe fatin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni, mund të konsiderohet si kthesë fatlume historike viti akademik 1965-66, kur filloi të marrë frymë edhe gjuha shqipe në arsimimin e lartë për studentët e përkatësisë shqiptare, me atë se në këtë vit u organizua mësimi paralel dhe biologji-kimi, prej vitit 1969-70 edhe grupi matematikë-fizikë, fizikë-kimi dhe grupi klasor.

Grupet përjetuan sendërtime, rekonstruime   dhe oscilime që i diktonte koha, e më pastaj u standardizuan gjithsej 14 grupe, nga të cilat 12 me mësim në gjuhën maqedonase, 5 grupe mësimore dhe mësim paralel në gjuhën shqipe, grupi i gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe ai gjuhës turke.

Në interes të këtij studimi me këtë edhe në interes të përgjithshëm shoqëror të citojmë një fragment nga fjala e një përvjetori të AP-së ku, ndër të tjera thuhet: “Në shtatë vitet e fundit, prej vitit 1965 e më vonë, me aplikimin e mësimit në gjuhën mësimore shqipe në disiplina të arsimimit të përgjithshëm (mendohet në pedagogji, psikologji, sociologji dhe MPP) për studentët e të gjitha grupeve, si edhe në studime të veçanta të më shumë grupeve mësimore rritet dukshëm  numri i studentëve të përkatësisë shqiptare dhe kështu, Akademia Pedagogjike “Klimenti i Ohrit” bëhet institucion arsimor më masiv për përgatitjen e kuadrit të arsimimit të kombësisë shqiptare dhe turke në Republikë”[6].

1.2 Pozita e shqiptarëve në procesin e arsimit të lartë në Maqedoni

Pasi filloi të zgjerohet prezenca e elementit shqiptar në AP, ndryshoi edhe raporti i marrëdhënieve ndërnjerëzore e ndërnacionale brenda institucionit. U krijua një klimë sado modeste, por në dobi reciproke për zgjidhjen e problemeve kuadrovike në Akademi dhe jashtë, në shkollat fillore e më gjerë që e prisnin ndihmën e AP-së në të tri gjuhët mësimore: maqedonase, shqipe  dhe turke. Po këtë atmosferë ndërkolegiale e vërejmë edhe në raportin jubilar 1947-1977, ku ndër të tjera ndihet tendenca e ndërlidhjes së interesit të përbashkët të punësuarve për t’i bërë ballë strategjisë së inicuar të asaj kohe për reformimin e Universitetit. Në fakt, Akademia zgjidhjen e problemit të reformimit të vet e ndërlidh me respektimin e prezencës së elementit shqiptar në të, duke e përdorur me të drejtë argumentin se ky institucion është i vetmi në Republikë që i është rrekur përmbushjes së kërkesave aq të mëdha të kuadrove edhe në gjuhën shqipe.

Në frymë të këtyre qëndrimeve në projektin “Zhvillimi perspektiv i Akademisë Pedagogjike” ndër të tjera thuhet “… kështu i integruar institucioni i arsimit superior duhet të jetë Fakultet Pedagogjik ose qendër universitare… që do të organizojë veprimtari mësimore të arsimit të shkallës së parë, arsimimit të shkallës së dytë dhe të shkallës së tretë në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe” [7].

Asaj kohe AP në mesin e 92 arsimtarëve sa ishin të inkuadruar vepronin edhe 24 arsimtarë të kualifikuar të përkatësisë shqiptare që dinin të shërbehen me numra dhe fakte për të dëshmuar nevojën e pashmangshme të zhvillimit perspektiv e normativ të barabartë të shkollimit edhe të kësaj përkatësie (formalisht) të barabartë në Republikë, në Akademi e më gjerë.

Në valët e këtyre trendeve zhvilluese të asaj kohe u punuan edhe disa projekte për hapjen e mësimit paralel në gjuhën shqipe edhe në disa degë të arsimimit superior të fakulteteve të tjera të Universitetit, që në fakt nuk panë dritë (dega e drejtësisë dhe ekonomisë).

E gjithë kjo përbrenda Akademisë krijoi një klimë të mbështetur se nuk ka shteg pa u përfillur edhe elementi shqiptar në arsimin sipëror në Universitetin e Shkupit.

Ndërkaq, fuqive burokrate e retrogrande të asaj kohe nuk u pëlqente ky trend, zhvillimi dhe kahe të drejtuara në kërkimin e baraspeshës së arsimit edhe të shqiptarëve në këtë Republikë të përbashkët. Kështu mendonin njerëzit pa përgjegjësi e ndërgjegje morale të cilët nuk kuptonin dhe nuk donin të vepronin sipas fjalës së urtë latine: “Bëje për njeriun atë që dëshiron të jetë edhe për ty” ose të paktën urtësisë tjetër latine që e përforcon edhe interesin tënd: “Miqësia ndërmjet të barabartëve është e fortë”. Megjithatë, klima e përgjithshme politike e asaj kohe nuk u jepte guxim publik për një gjë të këtillë.

Prandaj, edhe atë e mbyllnin përmes kanaleve të pazëshme të “nëntokës” për t’i prerë rrënjët e frymëmarrjes progresive demokratike të arsimimit të shqiptarëve në Maqedoni. Ata kishin bashkëpunëtorë besnik të helmuar përbrenda edhe në Akademi, por ende të paguximshëm, të patrimëruar dhe të pamobilizuar për t’i vënë në tryezë aspiratat  famëkëqija antishqiptare. Në të kundërtën nga kjo, një numër i të punësuarve  maqedonas ishin të bindur se rruga zhvillimore e Akademisë në qendër universitare për kuadro arsimore të të gjitha profileve e niveleve është direkt e kushtëzuar nga qenia e elementit shqiptar në të.

  Prandaj, edhe për interesat thjesht ekzistenciale personale i jepnin përkrahje të plotë zhvillimit të Akademisë në qendër universitare edhe me elementin shqiptar në të. Në mesin e tyre natyrisht ka pasur edhe profesorë të sinqertë.

Këto oscilime baticash e zbaticash ideore vazhduan deri në vitin famëkeq historik e të paharruar të popullit shqiptar, 1981 kur u shpall kontrarevolucioni i shqiptarëve ndaj Jugosllavisë. Ky ishte  një vit i një kthese të mbrapshtë të strategjisë së thyerjes së etikës njerëzore me tendenca për ta mposhtur elementin shqiptar dhe për ta eliminuar atë nga të gjitha rrjedhat e jetës ekonomike, intelektuale e politike. Filloi fushatë e madhe e pamoralshme anti-humane, duke i kërkuar rrënjët e të gjitha kanaleve të funksionimit të kulturës, të ekonomisë dhe të politikës edhe ashtu të molisur shqiptare në Maqedoni.

Në valët e këtij vërshimi uragan nuk mundi të shmangej edhe AP-ja. Si hap i parë filloi faza e shpalljes së hapur frontale kundër reflektimeve të ngjyrës shqiptare në Akademinë Pedagogjike, siç ishte administrimi edhe në gjuhën maqedone, plotësimi i indeksit të studentëve, notimi , sjellja jo e drejtë ndaj kolegëve shqiptar etj.

Nga ana tjetër, kuadri arsimor shqiptar i Akademisë me atë përvojë e pjekuri veprimi dhe me atë numër studentësh shqiptarë, kishin zënë themele që nuk ishin për t’i nënçmuar. Duke e pasur parasysh këtë fakt politika famëkeqe bolshevike-komuniste e Maqedonisë e përforcoi koalicionin me qendrat e tjera simotra të Beogradit dhe hartoi program me strategji perfide për çrrënjosje kategorike të arsimimit dhe të çdo sfere tjetër me përmbajtje shqiptare. Si çerdhe e prodhimit të kuadrove të arsimimit shqiptar, në front të parë ishte AP-ja. Autorët e këtij programi ishin të vetëdijshëm se shkapërderdhja e Akademisë e demonton kanalin e ushqimit të shkollave fillore, pjesërisht edhe të mesme (studentë të diplomuar të AP-së, zakonisht vazhdonin studimet në fakultete përkatëse) me kuadro në Maqedoni.

      Si fazë e parë, e projektit të zhvillimit perspektiv të Akademisë iu kundërvu projekti kundërthënës me të, sipas të cilit parashihej reformimi i Universitetit me pretekst të reduktohen institucionet paralele në emër të ekonomizimit të arsimit superior. Si alibi u “zbulua” arsyeja se grupet e AP-së veprojnë si degë paralele me ato të fakulteteve të Universitetit që përgatisnin kuadro arsimore të nivelit sipëror. Në hap me këtë u intensifikuan akuzat ndaj Akademisë duke quajtur atë “çerdhe” të “nacionalizmit”, e të “seperatizmit” etj.

         Si hap i dytë i këtij programi doli në shesh strategjia e mënyrës së eliminimit, të kuadrit shqiptar në Akademi. U zgjodhën disa metoda johumane të veprimit:

  1. Arsimtarët që janë anëtarë të LKJ-së të akuzohen se kanë rënë në kundërshtim me Platformën e LKJ-së, të përjashtohen nga rradhët e saj dhe me automatizëm të largohen nga vendi i punës.
  2. Arsimtarët që kishin fat të jenë të moshuar, dhunshëm të përcillen në pension të parakohshëm sipas parimit të kombinimit të stazhit të punës.
  3. Si variant i fundit, të aplikohet principi i “tepricës teknologjike”.

       Lansoheshin fakte të paqena, të fabrikuara me kohëzgjatje maltretuese e fyese, që të arrihej edhe efekti i shkatërimit.

Nga viti akademik 1983-84 filloi shkapërderdhja e grupeve mësimore, e deri në tetor të vitit 1987 mbeti vetëm grupi klasor me matematikë-fizikë me mësim paralel në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Më 08.10.1987 Këshilli Arsimor i Akademisë me Dekret të nënshkruar nga ministri i Arsimit të asaj kohe, u morr  vendim që të jetësohet neni famëkeq (11-të) i Ligjit të Arsimit të Orientuar të Maqedonisë, i cili parasheh që mësimi në institucione të Universitetit të zhvillohet në gjuhën maqedonase, kuptohet që më parë strategji e përgatitur e më pastaj të lansohet në rastin e volitshëm.[8]

Me këtë përfundimisht iu dha fund mësimit në gjuhën shqipe në AP të aplikuar në intervalin 1965 e deri më 1987.

 

1.3.1 POLITIKA E KUOTAVE: KYÇJA E STUDENTËVE SHQIPTAR NË

PROCESIN ARSIMOR NË GJUHËN MAQEDONASE, Akademia Pedagogjike – Shkup

 

Sipas të dhënave statistikore zyrtare [9] treguesit e gjetur kuantitativ dëshmojnë se ky institucion i mirënjohur në Universitetin e Shkupit, në intervalin e punës 30-vjeçare, përkatësisht 1947-1977 ka absorbuar numër  më të lartë të studentëve në Universitetin e Shkupit. Nga gjeneza në tri dekadat e para në të janë regjistruar gjithsej 24.107 studentë. Kuptohet, kanë diktuar nevojat e larta për kuadër arsimor në shkollat fillore.

Për kualifikimin e kuadrove me korrespondencë ajo ndërkohë organizoi edhe qendra të përkoshme studimesh në Kumanovë, Kavadar, Prilep, Leskovac, Pançevë, Tetovë dhe Gostivar.

Pasi kaluan 19 vite të veprimtarisë aktive të këtij institucioni, për herë të parë prej vitit akademik 1965-66 u hapën dyert edhe për studentët shqiptar duke e vënë në jetë mësimin me paralele edhe në gjuhën shqipe, u hapën  pesë grupe mësimore (pa e numëruar grupin e gjuhës dhe të letërsisë shqipe) me mësim në gjuhën amtare. Gjithashtu u mundësua të ligjërohet në gjuhën shqipe edhe në disiplinat me karakter të arsimit të përgjithshëm (pedagogji, psikologji, sociologji dhe mbrojtje).

Sipas treguesve numerikë në intervalin shtatëvjeçar (1965-1972) të punës së grupeve mësimore në gjuhën shqipe në AP dukshëm ndryshoi struktura nacionale e përbërjes së studentëve, ku nga numri i përgjithshëm i tyre 18% janë të përkatësisë shqiptare në vitin jubilar 1972, AP numëron 583 studentë të përkatësisë shqiptare, 531 maqedonas, 126 serb, 22 turq, 20 bullgarë, 11 malazes, 9 kroatë dhe 24 të tjerë.[10].

Pesë vite më vonë, 1972-1977 Akademia shënoi rritje të papritur të studentëve të përkatësisë shqiptare, me çka përqidja e vitit 1972 kaloi prej 18 % në 33% .

Edhe pse përqindjet e shprehura, 18 dhe 33 lënë përshtypjen se përfshirja e studentëve të popullsisë shqiptare në këtë institucion është e masivizuar, treguesit numerikë dëshmojnë se megjithatë prezenca e elementit shqiptar edhe në Akademinë Pedagogjike “Klementi i Ohrit” të Shkupit nuk e përmbush as edhe minimumin e domosdoshëm për t’i thënë barabarësi nacionale në arsim të lartë.

Dijagrami nr. 1 tregues të përfshirjes së studentëve sipas përkatësisë

nacionale (1947-1972) [11]

Legjenda:

  1. Maqedonas 62 %
  2. Shqipëtar 18 %
  3. Serbë 12 %
  4. Bullgarë 3,5 %
  5. Turq 2 %
  6. Malazias 1,5 %
  7. Të tjerë 1 %

Sipas të dhënave statistikore oficiale nga themelimi e deri në vitin 1977 në të gjitha degët mësimore të Akademisë me mësim në gjuhën maqedonase dhe shqipe u diplomuan gjithsej 6.161 arsimtarë maqedonas (e të tjerë) dhe 986 arsimtar të përkatësisë shqiptare, ose në numër relativ 13,79 % [12]

Nr. Dega Nr. i përgj. i të diplomuarve Nr. i të diplom. shqiptar  

%

1. Gjuhë maqedonase 259 – 0,00
2. Gjuhë dhe letërsi shqipe 44 44 100,00
3. Histori e letërsi të popujve 2078 2063 15 0,72
4. Dega e slavistikës 179 – 0,00
5. Filologjia romane 457 13 2.84
6. Ghuhë dhe letërsi gjermane 126 1 0,79
7. Gjuhë dhe letërsi angleze 356 2 0,56
8. Dega e filozofisë 212 13 6.13
9. Dega e pedagogjisë 805 33 4.09
10. Dega e historisë 868 32 3.68
11. Historia e artit 33 1 3.03
12. Filologjia klasike 17 – 0,00
13. Akademia pedagogjike 7.147 986 13.77
Gjithësej  

a)Pa gjuhë shqipe dhe AP

 

5.375

 

92

 

1.71

b)Vetëm pa akademin pedag. 5.419 136 2.50
c)Gjithsej 12.566 1.122 8.92
 

Tabela 1.: Numri i studentëve të diplomuar shqiptar

dhe përqindja e tyre në Univerzitetin e Shkupit 1965-1977

            Ndërkaq fuqitë retrogrande e shkurtpamëse për perspektivën e gjithëmbarshme të qytetërimit të tërë popullatës së Republikës, e rrënuan në mënyrën më brutale e të pamoralshme jo vetëm projektin e zhvillimit perspektiv, por edhe retrospektivën e Akademisë me metoda perfide të diferencimit të kuadrove të përkatësisë shqiptare në Akademi dhe jashtë saj.

Duke filluar nga viti akademik 1983-84 në mënyrë sukcesive u suprimuan grupet dhe përfundimisht më 08.10.1987 u ndërpre mësimi në gjuhën shqipe në Akademi.

Prej themelimit të grupeve mësimore paralele me mësim në gjuhën shqipe (1965-66) ndryshoi struktura nacionale e studentëve në Akademi duke e arritur ajo shkallën në 18 %, e vetëm pesë vjet më vonë, më 1977, kaloi në 33% në llogari të studentëve të përkatësisë shqiptare.

I veçojmë tri shkaqe të kësaj rritjeje të intensifikuar:

  1. a) qenia e elementit shqiptar në status të arsimtarit në AP;
  2. b) klima momentale e volitshme politike e atij intervali kohor ; dhe
  3. c) gravitimi i nxënësve që kanë kryer shkolla të mesme, që në atë kohë numëroheshin 39 sish me mësim dhe në gjuhën shqipe në Maqedoni.

Sipas rekapitullimit të numrit të përgjithshëm të studentëve të diplomuar në Universitetin e Shkupit, rezultojnë këto konstatime relevante:

  1. a) Gjatë punës intelektuale 30 vjeçare (1946-1976) të Universitetit, në gjashtë degë të Fakultetit Filologjik dhe në pesë degë të Fakultetit Filozofik, nga gjithsej 5375 studentë të diplomuar, vetëm 92 nga to janë të përkatësisë shqiptare, ose shprehur në numër relativ, në 11 degë të këtyre dy fakulteteve nga numri i përgjithshëm u diplomuan vetëm 1,71 % studentë shqiptarë.
  2. b) Në degën gjuhë dhe letërsi shqipe, nga themelimi i deri në vitin 1976 të Universitetit u diplomuan 44 studentë.
  3. c) Në intervalin 1947-1977 të veprimtarisë së AP-së u diplomuan 7147 studentë maqedonas e të tjerë joshqiptarë dhe 986 studentë shqiptarë në të gjitha grupet mësimore (paralele e joparalele), ose 13,77 % të studentëve të diplomuar në AP i përkasin strukturës së përkatësisë shqiptare.

ç) Gjithsej studentë të diplomuar në dy fakultetet dhe në AP janë 12.566 nga të cilët vetëm 1122 janë shqiptarë ose 8.92 %. [13]

Dhe në fund, nga numri i përgjithshëm i studentëve shqiptarë të diplomuar në Universitetin e Shkupit u takojnë lokaliteteve ish jugosllave të banuara me popullatë shqiptare, dukuri kjo që reflekton vonesën e paarsyshme të themelimit të Universitetit të Kosovës. Nga kjo që tham më lartë mund të veçojmë se nga numri i përgjithshëm i të diplomuarve shqiptar pjesa më e madhe janë banorë të Maqedonisë ndërsa të tjerët u takojnë Republikës së Kosovës, Preshevës dhe Bujanovcit  si dhe shqiptarëve të Malit të Zi, që do të thot se nga 1078 të diplomuar afërsisht 800 janë shqiptar nga Maqedonia.

Me hapjen e Universitetit të Prishtinës  në Prishtinë, nxënës nga Maqedonia iu drejtuan Kosovës për dituri.

 

PROCESI I LEGALIZIMIT TË ARSIMIT SIPËROR NË GJUHËN SHQIPE-Iniciativa qytetare për themelimin e institucioneve për arsimtë lartë

 

Mbyllja e Universitetit të Prishtinës në vitin akademik 1992/93 apo më mirë thënë marrja nën kthetra nga ana e qeverisë serbe të këtij institucioni, ndër të tjerat bëri të pamundur shkollimin edhe të shqiptarëve të Maqedonisë. Ndërkaq në Shkup edhe pse ekzistonte një shkollë e lartë pedagogjike me disa drejtime për mësimdhënës, dhe fakulteti Albanalogjik në kuadër të Universitetit të Shkupit, fatkeqësisht shumica e lëndëve zhvilloheshin në gjuhën maqedone.

              Duke pasur parasysh këto rrethana,  intelektualët shqiptar kishin filluar aktivitet për vetorganizim të arsimit sipëror.

Angazhimi për themelimin e institucioneve për arsim sipëror në gjuhën shqipe ishte preokupim i faktorëve politikë dhe subjekteve shoqërore shqiptare në Maqedoni, të cilët kishin vlerësuar se ekziston nevoja reale e popullatës për një gjë të tillë. Kjo gjë argumentohej në faktin se në Republikën e Maqedonisë shkollimin fillor për çdo vit e kryejnë mbi 10 mijë nxënës shqiptarë, prej të cilëve, pas përfshirjes  në shkollat e mesme, prej tyre së paku 50 % regjistrohen në universitet, ndërsa kuadri arsimor nga radhët e shqiptarëve i plotëson nevojat elementare.[14]

            Ndërsa në anën tjetër pas pavarësimit të RM-së (1991), në Universitetet në gjuhën maqedone (Shkup dhe Manastir) regjistroheshin përafërsisht 5 mijë studentë për çdo vit.[15]

            E gjithë kjo kishte ndikuar që shqiptarët të aktivizohen dhe të ndërmarrin iniciativa më konkrete, madje duke kërkuar edhe ndihmën nga ndërkombëtarët për realizimin e kësaj të drejte.[16]

Sipas regjistrimit të popullatës në vitin 2002, Maqedonia evidenton  2,022,547 banorë.[17]  Dy bashkësitë më të mëdha në vend, maqedonasit dhe shqiptarët  përbëjnë 89.4% të popullatës në nivel shtetëror. Konkretisht, maqedonasit janë të përfaqësuar me 64.2%, kurse shqiptarët përbëjnë 25.2% të popullatës.

Në aspekt të përfaqësimit të dy grupeve më të mëdha etnike në procesin arsimor, Maqedonasit që përbëjnë 64,2% të popullatës në vend përfaqësohen me 55.7% në arsimin fillor, 72.9% në arsimin e mesëm dhe 79.4% nga të gjitha regjistrimet në arsimin e lartë. Nga ana tjetër, shqiptarët, të cilët janë 25.2% e popullatës në Republikën e Maqedonisë”,  në arsimin fillor përfaqësohen me 33%, në arsimin e mesëm me 20.7%, kurse në arsimin e lartë me 15.5% nga të gjitha regjistrimet. [18] Këto të dhëna tregojnë që maqedonasit kanë nivel më të lartë të pjesëmarrjes në arsimin e mesëm dhe të lartë, për dallim nga shqiptarët që përfaqësohen më tepër në arsimin fillor.

 Rasti i UT-së “ Universiteti i Tetovës”-Më  4 qershor 1994 në Tetovë u mbajt Kuvendi i intelektualëve të rangut universitar nga Maqedonia ku u  mor vendim për themelimin e Universitetit në gjuhën shqipe në Maqedoni, me seli në Tetovë. U zgjodh Kryesia për themelimin e Universitetit në përbërje prej tre anëtarëve (dr. Fadil Sulejmani, dr. Agni Dika, dhe dr. Murtezan Ismaili).[19]

Ky Këshill, pasi bëri paraprojektin dhe përgatitjet e tjera të nevojshme, thirri Kuvendin e Intelektualëve Shqiptarë të rangut universitar në Maqedoni, i cili u mbajt në Tetovë më 4 qershor 1994. Nga iniciativat e intelektualëve ishin krijuar edhe organe joformale, si: Kuvendi i intelektualëve dhe Kryesia për themelimin e Universitetit të Tetovës.

            Diskutimet kishin të bëjnë me pyetjen se a thua ky Kuvend ka ingerenca të atilla që të mund të themelojë universitetin në gjuhën shqipe në Maqedoni? Ishte vlerësuar që aktivitetet duhet të kenë bazë ligjore, ndërsa kërkoheshin rrugët legale për themelimin e Universitetit. Në këtë kuvend ishte konstatuar se një vendim për themleimin e Universitetit duhej marë nga kuvendi komunal në Tetovë, Gostivar, Dibër, procedurë kjo që është zbatuar edhe në themelimin e Universitetit të Manastirit, kur vendimin për themelimin e tij e kanë marrë kuvendet komunale të Manastirit, Prilepit dhe Titov-Velesit.[20]

            Kuvendi i intelektualëve kishte aprovuar deklaratë, në të cilën ndër të tjerat thuhet: ”Kuvendi i intelektualëve shqiptarë, mori vendim për themelimin e Universitetit në gjuhën shqipe në Maqedoni. Nga rrethanat e krijuara në Maqedoni pas shpërbërjes së Jugosllavisë, kur u vunë kufijtë e paligjshëm brenda territoreve tona etnike dhe u bë i pamundur studimi i shqiptarëve nga Maqedonia në Universitetin e Prishtinës, e më gjerë, si dhe të bojkotuar nga universitet e Maqedonisë, që i financojnë edhe shqiptarët, intelektualët shqiptarë të rangut univeristar nga Maqedonia e panë të arsyeshme që të mbajnë Kuvendin për ngritjen e iniciativës për themelimin e universitetit shqip në Maqedoni.

Nga fakti se në këtë Republikë mijëra shqiptarë me shkollë të mesme e kanë të pamundshme t’i vazhdojnë studimet universitare, është nevojë e zhvillimit të natyrshëm e civilizues, marrje e këtij vendimi historik e human për ngritjen e kuadrove arsimore e shkencore të shqiptarëve në Maqedoni në gjuhën e tyre amtare.

U zgjodh njëkohësisht Këshilli themelues (amë) në përbërje prej 18 anëtarëve, ndërsa Universiteti fillon punën në vitin 1994-1995. Selia e universitetit do të jetë qyteti i Tetovës. Kërkohet nga kuvendet komunale të Tetovës, Gostivarit dhe Dibrës si dhe nga përfaqësuesit tanë politikë në Parlamentin dhe Qeverinë e Maqedonisë, të marrin përsipër sjelljen e aktvendimit për themelimin e Universitetit në gjuhën shqipe – thuhet në Deklaratë”.[21]

Në aktin e themelimit morën pjesë edhe kryetarët dhe nënkryetarët e Kuvendeve komunale të Tetovës, të Gostivarit e të Dibrës.[22]

Ky Kuvend, pas debatimit të 35 diskutuesve, miratoi njëzërit iniciativën e Këshillit nismëtar për themelimin e Universitetit shqip dhe propozoi për fillim hapjen e shtatë fakulteteve të mundshme: Fakulteti Filologjik, Fakulteti Filozofik, Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore, Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik, Fakulteti Teologjik – Dega Islame dhe Fakulteti i Arteve.

Kuvendi zgjodhi njëkohësisht edhe organet e përkohshme për themelimin e Universitetit, si: Kryesinë e Universitetit prej tre anëtarësh dhe Komisionet për hapjen e Fakulteteve të lartëpërmendura, që do ta përgatitnin elaboratin, Planprogramet dhe dokumentacionin tjetër të nevojshëm për themelimin dhe funksionimin e këtij Universiteti, përkatësisht për hapjen e këtyre fakulteteve.

Zhvillimi i situatës rreth zyrtarizimit të Universitetit është shoqëruar me ngjarje të llojllojshme, ku drejtpërdrejtë ka qenë kyçur përveç faktorit intelektual edhe ai politik.[23]

Rasti ” Universiteti i Evropës Juglindore” ( UEJL-së)- Në pranverë të vitit 2000 Komisioneri i Lartë i OSBE-së për Pakicat Kombëtare inicoi diskutimet për themelimin e një Universiteti të ri në Republikën e Maqedonisë, e cila u mbështet nga donatorët ndërkombëtarë. Universiteti i Evropës Juglindore zyrtarizoi fillimin e punës së vet më 20 nëntor të vitit 2001, ndonëse historia e tij, daton nga më herët, pra, nga atëherë kur komisionari i lartë i OSBE-së, shkëlqesia e tij, Max Van der Stoel, dha propozimin që edhe gjuha shqipe të përdoret në arsimin e lartë, në Republikën e Maqedonisë, në kuadër të institucioneve arsimore “private”. Kështu, në fillim të vitit 2000, së bashku me ekspertë të tjerë nga Këshilli i Evropës, z. Stoel, realizoi edhe takimin e parë me autoritetet e Maqedonisë dhe shpalosi idenë për një institucion të arsimit të lartë, të bazuar në kriteret ndërkombëtare, që më pas t’u bëjë thirrje ekspertëve ndërkombëtarë për përgatitjen e një plani deskriptiv, të bazuar në një plan financiar, për themelimin e një Universiteti. Ky Universitet do të jetësohet, në përputhje me standardet e pranuara dhe të njohura për arsimin e lartë në Evropë.Following the adoption of the Law on Higher Education by the Parliament of the Republic of Macedonia, that allowed the founding of universities that are not related to the state and supported higher education in Albanian language.  Pas miratimit të Ligjit mbi Arsimin e Lartë nga ana e Parlamentit të Maqedonisë me 03 gusht 2000-“ Gazeta zyrtare e RM –së” Nr. 64/2000, neni 2 pika 22 e cila thot se „themelues i Universitetit mund të jetë Parlamenti i RM-së, si dhe personi fizik  dhe juridik i vendit dhe i jashtëm i cili mund të jetë themelues i institucionit të arsimit të lart bazuar në këtë ligj. Ky Ligj lejoi krijimin e universiteteve private të cilat nuk janë të lidhura me shtetin, me një fjalë kjo ishte mundësia  e vetme për arsimimin e rinisë shqiptare në gjuhën shqipe por në  institucion privat.

Ishte kjo një kohë kur në UT tani më kishin filluar të dalin edhe të diplomuarit e parë, por shteti gjithë këtë e bëri me qëllim që t’ua ndalojë shqiptarëve arsimimin në gjuhën shqipe në Universitet Shtetëror. In late 2000, OSCE High Commissioner for National Minorities started the planning of the University. Në fund të vitit 2000, Komisioneri i Lartë për Pakicat Kombëtare i OSBE-së Max Van der Stoel filloi  planifikimin për  ngritjen  e Universitetit. Construction work started in March 2001, and South East European University (SEEU) was opened six months later. [24]

SEEU is now in its eighth year of operation with more than 7000 students and 3000 graduates.            UEJL  konsiderohet si një model ku zhvillohet arsimimi i të gjitha nacionaliteteve, pra mund të konsiderohet si institucion multietnik dhe shumë-gjuhësor i arsimit të lartë në Evropën Juglindore. Moreover, it has succeeded in combining the best of European and US experience, and has continued to benefit from academic collaborations sponsored by the EU Commission and USAID, among other donors.Për më tepër, ai ka arritur një përvojë shumë të mirë në kombinimin  e Evropës dhe të SHBA, dhe ka vazhduar për të përfituar nga bashkëpunimi i përvojave  akademike të sponsorizuar nga Komisioni i BE-së dhe të USAID-i, në mesin e donatorëve të tjerë. It benefits from scholarship support provided by The Netherlands and The Open Society Institute. Sipas Ligjit të arsimit të lartë të Republikës së Maqedonisë, kushti minimal për themelimin e një institucioni të arsimit të lartë, me karakter privat ishte, që vetë institucioni të ketë pesë fakultete dhe dy shkolla të larta. Që atëherë, insistimi i faktorëve vendorë ishte, që Universiteti i ri të ketë më shumë programe mësimore dhe nga më shumë fusha, gjithnjë me të vetmin qëllim për të plotësuar nevojat për arsimim të lartë, veçanërisht të shqiptarëve, pasi pragu i pranimit, të tyre në institucionet e akredituara arsimore ishte shumë i ulët. Fondacioni ndërkombëtar, përkatësisht Bordi i tij, në Zvicër, themeloi edhe Fondacionin lokal dhe, në këtë mënyrë, në fillim të vitit 2001, ekspertët lokalë dhe ata ndërkombëtarë u përqendruan në përgatitjen e detajeve të plan-programeve studimore (kurikulumeve), si dhe të projektit të përgjithshëm, hap ky i nevojshëm për procedurën e akreditimit.

Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, që Universitetit të ri t’i ndajë një sipërfaqe prej 20.000 metrash katrorë, për ndërtimin e objekteve (kampusit universitar), si dhe pas përgatitjes së konceptit arkitektonik, punimet për ndërtimin kompleksit universitar filluan më 3 prill të vitit 2001. Data e përcaktuar, për ndërtimin e infrastrukturës, ishte shtatori i vitit 2001, që ishte edhe datë vendimtare për përdorimin e konstruksioneve të parafabrikuara. Universiteti i Evropës Juglindore ishte institucioni i parë i arsimit të lartë që bëri aplikimin për akreditim në Bordin e Akreditimit të Republikës së Maqedonisë, ndërsa akreditimi u realizua më 2 tetor të vitit 2001. Para regjistrimit të gjeneratës së parë të studentëve, nga ana e ministrit të Arsimit të Republikës së Maqedonisë, u dha edhe leja për punë. Duhet theksuar se, para fillimit të punës, në vitin 2001, USAID ofroi një sponsorizim plotësues për UEJL-në, në lartësi prej 3 milionë dollarëve amerikan (Linkage Project USA-Macedonia), dhe u caktua Universiteti i Indianës, si institucion për përkrahje të UEJL-së, në fushën e zhvillimit të plan-programeve dhe IT strukturës (teknologjisë së Informimit), gjuhës angleze etj, si dhe për trajnim pedagogjik të stafit. Orët e para të mësimit, filluan më 29 tetor 2001, ndërsa më 20 nëntor të të njëjtit vit, u bë përurimi formal, që edhe është Dita e UEJL-së.Now SEEU reaches out to other institutions in promoting research collaboration, exchange of students and staff and its community.

UEJL tani ka arritur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me institucionet e tjera në vend dhe rajon në promovimin e bashkëpunim kërkimor, shkëmbimin e studentëve dhe të stafit  dhe komunitetit të tij.

   The University is equipped with many facilities that serve students in achieving their goals within the disciplines they have chosen.       Universiteti është i pajisur me shumë objekte që u shërbejnë studentëve në arritjen e qëllimeve të tyre brenda disiplinave që ata kanë zgjedhur. Wanting all graduates to benefit fully from their solid academic backgrounds, the University provides support and practical advice concerning their careers.Për të mbështetur këtë, Universiteti ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ndërmarrje private dhe publike, të cilat mund të përfshijnë nxënësit në punën e vazhdueshme praktike ku ata mund të përdorim maksimalisht njohurinë dhe aftësitë e fituara në UEJL. Që nga themelimi, në tetor të vitit 2001, ka arritur ta dëshmojë veten si universitet lider i cilësisë, financiarisht i qëndrueshëm dhe tashmë i marrë si model i arsimimit të lartë shumetnik dhe shumë-gjuhësor në Evropën Juglindore. Aq më tepër, UEJL e ka dëshmuar veten edhe në kombinimin e qëlluar të përvojës së universiteteve amerikane dhe evropiane, duke vazhduar që të përfitojë nga bashkëpunimi akademik i sponsorizuar nga Komisioni i BE-së dhe USAID-i, si dhe donatorë të tjerë.

          Universiteti  dhe studentët kanë përfituar edhe nga bursat që janë dhënë nga Holanda dhe Instituti Shoqëria e Hapur. Historia e këtij Universiteti është magjepëse për shkak të asaj se si UEJL ka arritur këtë pozicion, duke  luftuar kundër pasigurisë ekonomike dhe politike në rajon. Tani, UEJL  ndihmon institucionet tjera dhe komunitetin në promovimin e bashkëpunimit me qëllime hulumtimi dhe lëvizshmërinë e studentëve dhe të stafit. Universiteti është i pajisur me kushtet më moderne  të cilat ju shërbejnë studentëve në arritjen e qëllimeve në kuadër të disiplinave që ata i kanë zgjedhur. Është e rëndësishme që të theksohet se ky institucion ka perkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare, Bashkimi Evropian dhe SHBA. [25]

Nga hapja e këtij Kampusi në Tetovë në tetor të vitit 2001, UEJL ka arritur të ngrit  veten si universitet financiarisht i qëndrueshëm, me cilësi të lartë në procesin arsimor.

UEJL ishte institucioni i parë në Maqedoni dhe në rajon, që tërësisht u organizua sipas Deklaratës së Bolonjës, me studime në cikle.Currently, the University offers 16 first cycle academic study programmes and 33 second cycle academic study programmes in five faculties: Law, Business Administration, Public Administration and Political Sciences, Contemporary Sciences and Technologies, and Languages, Cultures and Communication.

U nënshkruan shumë marrëveshje bashkëpunimi me universitetet në rajon, Evropë dhe SHBA, stafi i UEJL u inkuadrua në shumë projekte të përbashkëta me këto universitete. Me një fjalë UEJL, në kuptimin e plotë të fjalës, filloi të afirmohet në vend dhe jashtë vendit, si një institucion i besueshëm i arsimit të lartë. Në vitin 2004, u aprovua edhe Plani strategjik për periudhën deri në vitin 2008, ku edhe u definua qartë Strategjia e ardhshme e UEJL-së. Në këtë Strategji, u adresua ndikimi lokal, rajonal dhe evropian, në arsimin e lartë. Një ndër elementët e rëndësishëm, të këtij plani, ishte edhe zhvillimi i “kulturës së cilësisë”, përdorimi fleksibil i gjuhëve në UEJL, studimet e ciklit të parë, të dytë dhe të tretë. Në të njëjtën kohë, përfundoi edhe raporti i studimit të arsyeshmërisë, ku ndër konkluzionet u shtua: “UEJL arriti dhe tejkaloi qëllimin e kontributit të zgjidhjes së problemit të arsimit të lartë në gjuhën shqipe, duke ofruar një numër të programeve studimore me perspektivë ndërkombëtare e evropiane, duke siguruar, përkrah kësaj, një qasje multikulturore në mësimdhënie.
SEEU promotes a flexible use of languages in all the study cycles.                Today, the South East European University’s legal status presents a positive mixture as a private-public, not-for-profit University. Sot, statusi ligjor i Universitetit të Evropës Juglindore paraqet një përzierje pozitive si një Universitet publik-privat, jofitimprurës. Above all, this is a result of the University becoming a powerful promoter of transmitting the spirit of tolerance, in respecting multilingualism and cultural diversity in teaching and scientific research, always developing its study programs toward a broad international and European perspectiveMbi të gjitha, ky është një rezultat i Universitetit të bëhet një nxitës i fuqishëm të përcjellë frymën e tolerancës, në respektimin e shumëgjuhësisë dhe diversitetin kulturor në mësimdhënie dhe në kërkimin shkencor, gjithmonë zhvillimin e programeve të studimit të saj drejt një perspektivë të gjerë ndërkombëtare dhe evropiane.

     Taking into consideration today’s circumstances in the higher education area in the Republic of Macedonia and the region, in terms of various offers of study programs, the University Board through the Development Strategy has decided that the University’s mission remains unchanged—continuing to contribute to higher education in the Albanian language, based on the flexible use of languages policy, while maintaining its multicultural character, with study programs pursuant to contemporary international standards.          Duke marrë në konsideratë rrethanat e sotme në fushën e edukimit të lartë në Republikën e Maqedonisë dhe rajonin, në aspektin e ofertave të ndryshme të programeve të studimit, Bordi i Universitetit me “Strategjinë e Zhvillimit” ka vendosur se misioni i Universitetit do të mbetet i pandryshuar do të vazhdon për të kontribuar në arsimin e lartë në gjuhën shqipe, në bazë të përdorimit fleksibil të gjuhëve të politikës, duke ruajtur karakterin e saj shumëkulturorë, me programe studimore në përputhje me standardet bashkëkohore ndërkombëtare. Two main priorities are defined in this strategy which guarantees the successful accomplishment of our mission: quality assurance and long-term financial sustainability. Dy prioritetet kryesore janë përcaktuar në këtë strategji e cila garanton realizimin e suksesshëm të misionit tonë: sigurimin e cilësisë dhe qëndrueshmërisë afatgjatë financiare.

Concerning the academic aspect, one of the advantages that distinguishes SEE University from traditional universities in the country and the region is the possibility for continuous development of study programs according to a well implemented process by all parties involved.The process of developing study programs follows the recommendations of international standards described in the documents based on the Bologna Declaration as well as best practices of successful international universities. Procesi i  zhvillimit të programeve të studimit pason rekomandimet e standardeve ndërkombëtare të përshkruara në dokumentet e bazuar në Deklaratën e Bolonjës, si dhe praktikat më të mira të universiteteve të suksesshme ndërkombëtare.

            Standardet e harmonizuara dhe vlerësimi i dijes evropiane me nevojat dhe kërkesat e kohës është një provë e suksesshme për UEJL, prandaj, ajo që konsiderohet një detyrim i madh është që të vazhdojë të jetë një udhëheqës i standardeve arsimore dhe vlerat akademike në rajon.

Therefore, we have successfully entered the second year of operation of certain dispersed academic programs in Skopje, including the offer of study programs in English.            In the coming year, we will continue further with new developments in our institution, not only in the existing University campus environment where we expect to have an Eco-campus, initiate doctoral studies, distance learning studies, and build a sports hall, but moreover, we will expand our capacity building infrastructure in our University campus iThemelimi dhe funksionimi i “Universitit të  Tetovës “(UT-së)-Periudha e dytë në zhvillimin e aktiviteteve rreth zyrtarizimit të arsimit sipëror në gjuhën shqipe është zyrtarizimi i punës dhjetëvjeçare të funksionimit të këtij universiteti-UT, kur më 22.02.2004 Qeveria e R. së Maqedonisë mori vendim që ta njohë këtë universitet. Miratimi i Ligjit për themelimin e Universitetit Shtetëror në Tetovë ka krijuar bazë normative dhe ligjore për qasje më të madhe në arsimin e lartë nga bashkësitë pakicë, si që janë shqiptarët dhe bashkësitë tjera.[26]

Vlen të potencohet gjithashtu, se Qeveria e Maqedonisë në bazë të ligjit për arsim të  Shpallur në “Gazetën zyrtare të RM-së”, nr.8, faqe 5, 23 shkurt 2004, Shkup  Ligjit për themelimin e USHT-së, neni 4, USHT i ndau 5 (pesë) hektarë tokë për ndërtimin e godinave universitare[27] prandaj, organet udhëheqëse universitare bashkë me Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës së R. së Maqedonisë bëjnë përpjekje maksimale që të fillojnë të dizajnon ndërtimin e Kompleksit Universitar me të gjitha objektet tjera përcjellëse, sepse USHT kërkon t’i plotësojë standardet sipas Ligjit dhe normativit të arsimit të lartë në R. e Maqedonisë dhe kriteret akademike bashkëkohore dhe evropiane.

Ky moment padyshim konsiderohet si akt tjetër historik shumë domethënës për këtë institucion, sepse R. e Maqedonisë fitoi edhe një institucion të arsimit të lartë dhe me këtë akt, u bë një shtytje përpara drejt proceseve demokratike dhe ngritjen e nivelit dhe të vetëdijes të të gjithë qytetarëve drejt integrimit në familjen e vendeve evropiane.

Periudha e tretë, padyshim është periudha e akreditimit të USHT-së, sepse me akreditimin Universiteti rrumbullakësoi dhe përmbushi kornizën ligjore e akademike të funksionimit dhe strukturimin e gjithëmbarshëm.[28]

Objektivi, misioni dhe vizioni i zhvillimit dhe dimensionimit të USHT-së  konsiston në avancimin dhe rritjen e cilësisë në procesin e mësimdhënies bashkëkohore dhe dijes, avancimin shkencor dhe kadrovik, atë materialo-teknik, hapësinor dhe infrastruktural.

Gjatë funksionimit dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të Universitetit Shtetëror të Tetovës është paraparë Strategjia e operacionalizimit, dimensionimit dhe e zhvillimit të Universitetit.

  1. a) Strategjia e operacionalizimit të USHT-së; – nënkupton efikasitetin dhe azhuritetin e funksionimit të universitetit për studentët, stafin akademik, administratën dhe të gjithë të punësuarve të tjerë;
  2. b) Strategjia e dimensionimit të USHT-së; – nënkupton plotësimin e të gjitha kushteve për funksionim normal, si në aspektin kadrovik, hapësinor, materialo-teknik dhe administrative;
  3. c) Strategjia zhvillimore e USHT-së;-do të jetë strategji e avancimit të universitetit drejt përpjekjeve maksimale që të risë cilësinë akademike, duke u bazuar në standardet evropiane të shkollimit të lartë sipas Magna Kartës, marrëveshjes së Bolonjës, Konferencës së Glazgout, Konferencës së Bergenit, Konferencës Ballkanike të Tiranës dhe shumë e shumë takimeve tjera që çojnë drejt avancimit të modelit të reformuar të arsimit të lartë sipas sistemit të transferit të kredive apo ECTS, sistemit dhe implementimit sa më të shpejtë të këtyre standardeve evropiane në USHT.

            Me këtë Strategji i jepet impuls edhe më i madh Universiteti Shtetëror të Tetovës që sa më shpejt t’i implementojmë këto trende të shkollimit të lartë për të përmbushur ato standarde që i kërkon arsimi sipëror bashkëkohor evropian dhe botëror.

            Sa i përket bashkëpunimit ndëruniversitar, ka bashkëpunim me universitetet ekzistuese në R. e Maqedonisë veçanërisht potencohet bashkëpunimi ndëruniversitar me universitet rajonale.

Universiteti Shtetëror i Tetovës gjatë vitit kalendarik 2008 konkretisht me 27 shtator të 2008 (në shënimin e 920 vjetorit të Universiteteit më të vjetër në Evropë, Universiteti i Bolonjës dhe 20 vjetorit të dokumentit inicues dhe më të rëndësishëm të Procesit të Bolonjës: Magna Chart Universitatum), krahas 45 universiteteve të tjera nga të gjitha kontinentet, nënshkroi Deklaratën e Bolonjës. Rektori i atëhershëm i USHT prof. Dr. Sadi Bexheti në një ceremoni tradicionale në Universitetin e Bolonjës, në prani të mbi 100 rektorëve nga e gjithë bota, nënshkroi Magna Charta  Universitum, dokumentin që i paraprinë Deklaratës së Bolonjës së datës 19 qershor 1999, e që synon krijimin e një hapësire të përbashkët Evropiane të arsimit të lartë, duke marë kështu për obligim që të inkurajojë secilin shtet, si dhe organizatat mbinacionale relevante që të sajojnë me vendosmëri politikat e tyre në pajtim me këtë përmbledhje parimesh.[29] USHT duke respektuar premisat që dalin nga këto dokumente si dhe nga Ligji për arsim të lartë në RM, ka konsoliduar të gjitha kurikulat e programeve studimore, duke vendosur sistemin 3+2+3, ka bërë vendosjen e standardeve të performancës, menaxhimin e kualitetit si dhe Sistemin ECTS si një ndër kërkesat themelore të ristrikturimit të arsimit të lartë, që parashtrohet në deklaratën e Bolonjës, parimet e së cilës i ka pranuar dhe po punon për t’i realizuar.  Padyshim, kjo është një e arritur e madhe e USHT-së ngase edhe ky institucion u fut në familjen e universiteteve evropiane.

            Në Universitet, është aprovuar sistemi ECTS i kreditimit, i cili rekomandohet edhe me Deklaratën e Bolonjës. Sistemi ECTS momentalisht përdoret për akumulimin e kredive dhe parashihet që të përdoret edhe si mjet që mundëson transferin e kredive në nga universitet tjera evropiane.[30]

Zhvillimin dhe dimensionimin e USHT, në prag të vitit akademik 2006/07 e karkaterizon: buxheti, që i dedikohej funksionimit të universitetit, nuk i përmbushte as për së afërmi nevojat minimale që i kërkon një universitet dhe ishte në diskrepancë të madhe në raport me buxhetin e universiteteve të tjera shtetërore: fakultete jofunksionale të stërngarkuara me programe studimore heterogjene, që shumë vështirë organizoheshin; pakënaqësi e theksuar si nga ana e studentëve (për shkak të politikës të përshtatjes joadekuate të planeve mësimore dhe provimeve të shtuara) ashtu edhe stafi akademik; strukturë administrative e ngurtë, statike dhe jofunksionale si ajo e rektoratit ashtu edhe ajo e fakulteteve; ngecje në zbatimin e reformave, si në zbatimin e sistemit të Bolonjës, implementimit të cilësisë në menaxhim, respektimit të ligjeve etj; objekte dhe hapësira jo të mjaftueshme për zhvillim të mirëfilltë të procesit të mësimdhënies e përcjellur me çështje pronësore-juridike të pazgjedhura etj. Të gjitha këto konstatime e gjetën vendin në Raportin e Inspektoratit Shtetëror mbi funksionimin dyvjeçar të Universitetit Shtetëror të Tetovës (2004-2006).

Nëse e bëjmë një krahasim me dhjetëvjetëshim e fundit të shekullit XX-të shihet qart se sjellja e ligjit për zyrtarimin e UT-së ka sjellë ndryshime të jashëzakonshme pozitive.Të dhënat krahasuese të Ministrisë për arsim dhe shkencë tregojnë rritje dhe përmirësim në pjesëmarrjen e bashkësisë shqiptare në arsimin e lartë gjatë 12 viteve të fundit. Në vitin 1992/93, prej gjithsej 26,299 studentëve në Maqedoni, shqiptarët janë përfaqësuar me 2.23% nga totali i regjistrimeve në universitete. Kjo dallon shumë me gjendjen e vitit 2004/2005, ku prej 61,556 studentëve, shqiptarët përfaqësohen me 15.50% nga totali i numrit të studentëve.[31] Kjo rritje e pjesëmarrjes së studentëve të bashkësisë shqiptare mund t’i përshkruhet rritjes së numrit të universiteteve shtetërore dhe private. Këtu mund të ceket UEJL në Tetovë dhe Universiteti shtetëror në Tetovë, ku ofrohet ligjërim në gjuhën shqipe. Kjo plotësohet edhe me institucionet tjera shtetërore ekzistuese të arsimit të lartë ku aplikohet sistemi i kuotave preferenciale për studentët e bashkësisë shqiptare. Sistemi i arsimit të lartë në Maqedoni dallon nga sistemi i arsimit fillor dhe të mesëm. Zhvillimet e fundit me hapjen e universiteteve private dhe rritjen e konkurrencës në këto institucione kanë krijuar mundësi për interaksion më të madh mes bashkësive në nivel universitar.

Përfundim

Pikësynimi që të shpalos të gjitha ato të padrejta që iu bënë shqiptarëve të Maqedonisë prej themelimit të Maqedonisë si Republikë pas luftës së dytë Botërore e deri në shpalljen e saj si shtet i pavarur, duke filluar me hapjen e Universitetit Shën Cirili dhe Metodi në Shkup, për të vazhduar më pas me problemet të cilat u ballafaquan të rrinjtë shqiptar në Maqedoninë Socialiste e deri në vitet e 90-ta kur nga iniciativa qytetare në Vitin 1994 u themelua UT-ja, i cili zgjodhi përkohësisht  të drejtën e studimit në gjuhën amtare për  të rrinjët shqiptar, edhe pse u dasht që të pritet 10 vjet për t’u zyrtarizuar, por ky qe shtegu i vetëm ku të rrinjtë gjetën rrugën e studimit.

Kam ardhur në përfundim se OKB-ja  në Konferencën e Përgjithshme Arsimore, Shkencore dhe Kulturore   të mbajtur  në Paris nga 14 nëntori e deri më 15 dhjetor të vitit 1960 miratoi Konventën  kundër Diskriminimit në Arsim.

Kjo konventë  pohon parimin e mosdiskriminimit dhe vërteton, të drejtën e çdo personi për arsimim në të gjitha nivelet. Duke patur  parasysh se diskriminimi në arsim është një shkelje e të drejtave të njeriut dhe duke respektuar diversitetin e sistemeve kombëtare të arsimit, nuk ka për detyrë vetëm të dënojë çdo formë të diskriminimit në arsim, por edhe për të nxitur barazinë për mundësi dhe trajtim për të gjithë popujt të cilët jetojnë në një shtet, që të kenë të drejtën e arsimit në të gjitha nivelet pa marrë parasysh shtetin ku ata jetojnë. Fatkeqësisht,  Maqedonia edhepse prej shpalljes së saj si shtet i pavarur në vitin 1991 është pranuar si anëtare e OKB-së dhe njëherit ka qenë nënshkruese e kësaj konvente, por ajo fatkeqësisht nuk e ka zbatuar këtë konventë në praktikë. Mund të themi se ajo ka filluar me zbatimin e saj në vitin 2000 kur solli vendimin për themelimin e universiteteve private, ku do të kishin mundësi shqiptarët të ndjekin mësimin në gjuhën shqipe( themelimi i UEJL-së, dhe më vonë në vitin 2004 kur solli Ligjin për zyrtarizimin e Universitetit të Tetovës).

 

Bibliografia

  1. Philips Alan, Rosas Allan , ”Të drejtat universale të pakicave kombëtare”- botues Asociacioni për iniciativa Demokratike.
  2. 60 vite Shkollë e Lartë Pedagogjike”, Akademi P. Fakultet P-(1947-2007), Shkup 2007
  3. Rruga e zhvillimit dhe perspektiva e saj”, (botimi jubilar në dy gjuhë paralele e Akademisë Pedagogjike “Kliment Ohridski”)– Shkup, 1977.
  4. Shkolla e Lartë Pedagogjike, Akademi Pedagogjike, Fakultet Pedagogjik (1947-1961-1996-2007),  Shkup 2007 Universiteti “Sh. Kirili dhe Metodi” Fakulteti Pedagogjik “Sh.Kliment Ohridski” – Shkup, “60 Vite”,
  5. Xhon Djui, Obrazovanie i demokratija (përkthim), Cetinje 1966, Tahir Zajazi (Themelimi dhe zhvillimi i Akademisë Pedagogjike “Klementi i Ohrit” në Shkup)
  6. Abazi, dr. Nexhat, “Zhvillimi i arsimit, i shkollave dhe i mendimit pedagogjik shqiptar në Maqedoni” (1830-1912), Tetovë, 1997.
  7. Zajazi Jehona, nr.1-2/1999.
  8. Veseli, dr. Abdylazis, ”Shkollat dhe arsimi shqip në Maqedoni gjatë periudhës 1941 – 1944”, Tetovë: Çabej, 2000.
  9. Gazeta ”Rilindja”, Prishtinë, 27 qershor 1998, fq.6.
  10. Gazeta”Flaka” –Shkup 6 qershor 1994, fq 3.
  11. Elaborati i UT-së me rastin e themelimit.
  12. Revista ”Lobi”-nr-1, janar 2001.
  13. Informatori i USHT-së viti II. Nr.01, korrik 2006.
  14. Agjencia për punësim e Republikës së Maqedonisë (2006) Raporti vjetor, zvrm.gov.mk
  15. Enti shtetëror statistikor,” Regjistrimi i popullatës, amvisërive dhe banesave në RMÇ”,2002, Libri 13, 11  , Libri 13
  16. Ligji për arsimin fillor dhe të mesëm, Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 51/2007 dhe 49/2007.
  17. Ministria e arsimit dhe shkencës (2006) Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015 me dokumentet shoqëruese programore (në maqedonisht), Shkup: Ministria e arsimit dhe shkencës.

 

 [1] Për këtë qëllim u themelua Këshilli qendror në përbërje prej tre anëtarëve, të tri qendrave më të hershme universitare: dr. Fran Tuqan nga Univerisiteti i Zagrebit dhe dr. Anton Meliq nga Universiteti i Lubjanës.

Në funksion edhe të këshillit recensues, ky këshill në nëntor të vitit 1946 bëri zgjedhjen e tetë arsimtarëve të parë me thirrje të profesorit ordinar: Boris Kitanov, dr. Hihal Petrushevski, dr. Dragosllav Mitrinoviq, dr. Fran Petre, dr. Haralmpie Polenakoviq, dr. Vaso Tomanoviq, dr. Atanasije Urosheviq dhe dr. Gjorgji Shoptrajnov.

[2] Që nga themelimi e deri në vitin akademik 1987-88 në Universitetin “Cirili dhe Metodij” të Shkupit u diplomuan gjithsej 78.864 studentë të të gjitha profileve. Në po këtë vit Universiteti numëron 1.709 punëtorë arsimor-shkencor.

[3] Është në interes të këtij kërkimi të theksohet se që nga themelimi i lektoratit, 1951-52 e deri në themelimin e degës 1971-72, plot 20 vjet gjuhën shqipe në Fakultetin Filozofik e ka drejtuar vetëm një lektor, dr. Petro Janura. Me themelimin e degës u inkuadrua në punë mësimore-shkencore dhe dr. Remzi Nesimi, prof.Xhevat Gega dhe bashkëpunëtorë nga Universiteti i Prishtinës, dr. Latif Mulaku dhe dr. Shefqet Pllana.

[4] Si dëgjues me korrespondencë llogariten ata të cilët që janë në si mësues ose si arsimtar”(neni 3).

[5]“60 vite Shkollë e Lartë Pedagogjike”, Akademi P. Fakultet P-(1947-2007), Shkup 2007, f.-11

[6] Xhon Djui, Obrazovanie i demokratija (përkthim), Cetinje 1966, Tahir Zajazi (Themelimi dhe zhvillimi i Akademisë Pedagogjike “Klementi i Ohrit” në Shkup, faqe 76

[7] Zajazi T. Jehona, nr.1-2/1999 f-77

[8] Zajazi T. Jehona, nr.1-2/1999 f-81

[9]“ Rruga e zhvillimit dhe perspektiva e saj”, (botimi jubilar në dy gjuhë paralele e Akademisë Pedagogjike “Kliment Ohridski”)– Shkup, 1977.

[10] Shkolla e Lartë Pedagogjike , Akademi Pedagogjike, Fakultet Pedagogjik (1947-1961-1996-2007),  Shkup 2007 Universiteti “Sh. Kirili dhe Metodi” Fakulteti Pedagogjik “Sh.Kliment Ohridski” – Shkup, “60 Vite”, faqe 14

[11] Po aty ” Fakulteti Pedagogjik “Sh.Kliment Ohridski” – Shkup, “60 Vite”, Zajazi T. Jehona, faqe. 86

[12] Akademia Pedagogjike “Kliment Ohridski” (botim në dy gjuhë paralele: maqedonisht- shqip), botim jubilar, Shkup 1972, f.20

[13] Rruga e zhvillimit dhe perspektiva e saj, (Botimi jubilar në dy gjuhë i Akademisë Pedagogjike “Klimet Ohridski”), Shkup 1977, f.95

[14] Rilindja 2 mars 2004

[15] Elaborati i UT-së 1994 f. 4

[16] Nismës për realizimin e kësaj ideje humane i prinë  në mënyrë të organizuar e të argumentuar kryesisht intelektualët universitarë. Pas disa kontaktesh e bisedash me një numër intelektualësh të këtij rangu për nevojën e domosdoshme të një Universiteti me mësim në gjuhën shqipe në Maqedoni, më 14 maj 1994 u mbajt në Tetovë mbledhja e këshillit nismëtar nga profesorët: dr. Murtezan Ismaili, Dr. Rahmi Tuda, Dr. Fadil Suljemani dhe Dr. Ali Vishko, të cilët shqyrtuan rrethanat, mundësitë dhe nevojën për themelimin e këtij Universiteti.

[17] Enti shtetëror statistikor,” Regjistrimi i popullatës, amvisërive dhe banesave në RMÇ”,2002, Libri 13

[18] Ibid., Libri 13

[19] Rilindja 5 qershor 2004 f.3

[20] Elaborati i UT-së me rastin e themelimit, f. 2

[21] Elaborati i UT-së me rastin e themelimit, f.3

[22] Në këtë Kuvend morën pjesë dhe nënshkruan Deklaratën 116 delegatë si përfaqësues nga të gjitha trojet etnike shqiptare në Maqedoni. Pati aty dhe përfaqësues partish politike dhe asociacionesh të ndryshme shoqërore, kulturore, konfesionale dhe humanitare shqiptare në Maqedoni. Gjithashtu në Kuvend ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Bashkësisë islame të Shkupit e të Tetovës, kryetarët dhe nënkryetarët e Kuvendeve komunale të Tetovës, të Gostivarit e të Dibrës; një numër këshilltarësh të kuvendeve komunale shqiptare në Maqedoni, si dhe disa deputetë dhe politikanë zyrtarë shqiptarë në Qeveri.

[23] Renditja kronologjike e datave rreth zhvillimeve në UT

14.maj, 1994:Intelektualë shqiptarë mbajnë mbledhjen e parë të Këshillit Nismëtar për themelimin e një Universiteti në Maqedoninë perëndimore.

4 qershor, 1994: Në Tetovë mblidhet Kuvendi i Intelektualëve  Shqiptarë kryesisht të rangut universitar: zgjidhet Këshilli për themelimin e Universitetit, i cili u quajt sipas selisë – Universiteti i Tetovës. Po ashtu merret vendim që të hapen shtatë fakultete;

25 tetor, 1994: Kërkohet nga Qeveria të miratojë hapjen e Universitetit;

14 dhejtor, 1994: Policia ndërhynë për të penguar përgatitjet për fillimin e punës së Universitetit. Në Reçicë të Vogël shembet një pjesë e objektit të meremetuar për nevojat e tij;

17 dhjetor, 1994: Në Tetovë nënshkruhet Akti për Themelimin e Universitetit të Tetovës nga anëtarë të Këshillit, kryetarëve të komunës së Tetovës, Gostivarit e Dibrës. Gjashtë ditë më vonë shpallet konkursi për pranimin e studentëve;

12-13 shkurt, 1995: Regjistrohen kandidatët e pranuar.

15 shkurt, 1995: Në Reçicë të Vogël solemnisht shpallet i hapur Universiteti i Tetovës;

16-17 shkurt, 1995: Në Poroj fillojnë ligjëratat e para. Në Reçicë të Vogël ndërhyrje e policisë. Vritet Abdilselam Emini nga fshati Lisec i Tetovës.

Për implikim në këto zhvillime lidhur me UT-në (e jashtëligjshëm e kundërkushtetues për qeverinë maqedonase), me dënim prej disa muajsh e deri në 2.6 vjet u dënuan rektori Fadil Sulejmani, Milaim Fejziu, Nevzat Halili, mr. Musli Halimi;

Ndërsa, gjatë gjithë kësaj kohe PPDSH-ja dhe PDP-ja ishin në mbështetje të fortë të UT-së.

Korrik, 2000: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me shumicë votash miratoi Ligjin mbi Shkollimin e lartë. Deputetët e PPD-së, tani në opozitë bojkotojnë diskutimin. Me të parashikohet edhe themelimi i universiteteve private. UT-ja , kësaj rradhe e mbështetur nga PPD-ja kundërshton këtë duke kërkuar zyrtarizimin dhe financimin e universitetit nga ana e shtetit.

Nëntor – Dhjetor, 2000: Qeveria mbështet projektin e Komisionerit të Lartë të OSBE-së për minoritet për një institucion të ri privat të shkollimit të lartë. Mendohet se ai ka për të zëvendësuar UT-në. Në të njejtin vit lëshohet në përdorim objekti i ndërtuar disa katësh me finansimin e mërgimtarëve i cili ndryshe u quajt si objekti historik.

Shkurt, 2001:Në Tetovë paralajmërohet fillim i ndërtimit të Universitetit të Ri, zyrtarisht të emërtuar si Universiteti i Evropës Juglindore.[23]

 

[24] Puna për ndërtimin  e tij filloi në mars të vitit 2001, dhe Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) u hap gjashtë muaj më vonë. In November 2002, the number of students was 2250, and in October 2003, the number of students was 3700. Në nëntor të vitit 2002, numri i studentëve ishte 2250, dhe në tetor 2003, numri kishte arritur në 3.700.

[25] UEJL, tashmë gjendet në vitin e tetë të veprimtarisë së vet, me më shumë se 7.000 studentë dhe 4000 të diplomuar, dhe mbi 1200 studentë të cilët janë në mënyrë aktive pas studimeve të ciklit të dytë (47 prej të cilave tashmë kanë fituar gradën shkencore- Master).  From opening its campus in Tetovo in October 2001, it has succeeded in establishing itself as a quality-led, financially sustainable university now regarded as a model for multi-ethnic, multi-lingual higher education in South East Europe.

[26] Ligji për themelimin e Universitetit shtetëror në Tetovë, citat i hapur, nr. 08/2004

[27] Shpallur në “Gazetën zyrtare të RM-së”, nr.8, faqe 5, 23 shkurt 2004, Shkup  Ligjit për themelimin e USHT-së, neni 1.

[28] Universiteti Shtetëror i Tetovës është i strukturuar në pesë njësi përbërëse dhe atë, në: FSHMN me katër programe studimore, FSHHA me dymbëdhjetë programe studimore, Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik dhe Qendrën për Studime Politeknike me dy drejtime; Shpallur në “Gazetën zyrtare të RM-së”, nr.8, faqe 5, 23 shkurt 2004, Shkup  Ligjit për themelimin e USHT-së, neni 1.

[29] www.unite.edu.mk, 27 shtator, arhiva

[30] Informatori I USHT-së ,viti II. Nr.2, korrik 2006 faq-10

[31] Ministria e arsimit dhe shkencës e Republikës së Maqedonisë, “Studentët e regjistruar në studimet diplomike dhe pasdiplomike, qytetarë të Maqedonisë sipas përkatësisë etnike 1992/1993 – 2004/2005”.


Publikimi i mëparshëm

Përkthimi i dobët e largon lexuesin nga vepra dhe shkrimtari

Publikimi i radhës

Eufemizmat si dukuri gjuhësore me karakter sociolinguistik

Publikimi i radhës

Eufemizmat si dukuri gjuhësore me karakter sociolinguistik

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.