• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Ekspozitë kolektive e Shoqatës së Artistëve të artit Figurativ “Draudacum” në qytetin e Fierit

19/02/2020
| Kulturë

Në Galerinë e Arteve “Vilson Kilica” në Fier, Shoqata e Artistëve të artit Figurativ të Maqedonisë së Veriut “Draudacum” prezantoi para artdashësve koleksion veprash nga lëmi të ndryshme të artit figurativ si: pikturë, grafikë, skulpturë, fotografi artistike, dizajn grafik etj.

Veprat e prezantuara ishin punime nga artistë të dëshmuar në këtë fushë, poashtu dhe vepra të artistëve të rinjë të cilët kanë filluar rrugën e tyre artistike.

Nga “Draudacum” u shprehën se në këtë ekspozitë janë përkujdesur që të sjellin tematika të ndryshme të filozofive artistike, duke filluar nga asociativja e deri tek absatraksioni.

Kryetari I shoqatës Reshat Ameti ka deklaruar se “Draudacum do të vazhdojë bashkëpunimin me Galerinë e Fierit si një institucion që synon ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kombëtare në fushën e arteve pamore tashmë mbi katër dekada, por dhe me institucione tjera kulturore në Shqipëri me mision të ngjashëm”.

Kujtojmë se shoqata “Draudacum” feston 20 vjetorin e ekzistimit, që paraqet një rast të rrallë në këto hapësira kulturore. Me veprimtarinë e vet përgjatë dy dekadave, ka zhvilluar dhe kultivuar denjësisht artin pamor dhe ka arritur të gëzoi renome të jashtëzakonshme në hapësirat kulturore.

Shoqata “Draudacum” mban epitetin e një ndër shoqatave më aktive dhe më të fuqishme të artit pamor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe jo vetëm.  www.globi.mk


Publikimi i mëparshëm

Historiani Noel Malcolm, me një libër të ri mbi shqiptarët dhe identitetin kombëtar

Publikimi i radhës

Më 19 shkurt 1879 lindi Luigj Gurakuqi

Publikimi i radhës

Më 19 shkurt 1879 lindi Luigj Gurakuqi

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.