Mr. Agron Salihi | Me zhvillimin e teknologjisë digjitale, u bë një hap i madh i digjitalizimit të materialeve të ndryshme. Me paraqitjen e internetit dhe përhapjen e tij, erdhi deri te masivizimi i përmbajtjeve digjitale. Përpara se të masivizohej ky proces i konvertimit të përmbajtjeve të ndryshme, ekzistonte një mënyrë tjetër e ruajtjes së materialeve në një format tjetër, nga të cilët ishin të krijuara, si në formë të fotografisë, incizimit audio, filmimit apo mikrofilmit. Me paraqitjen e mjeteve audio-vizuale, si: fotografia, filmi, teknikat audio-vizuale, njihen si kontribut në regjistrimin e të mirave kulturore. Fotografimi i objekteve, ngjarjeve, njerëzve etj. dhe me paraqitjen e filmit, si mënyrë e regjistrimit, me çka janë filmuar materiale të rëndësishme, ne sot mësojmë më shumë për ngjarjet që janë zhvilluar në të kaluarën.
Digjitalizimi si proces
Digjitalizimi paraqet shndërrim të materialeve të ndryshme në format digjital, si tekst, fotografi, audio, video materiale etj. Me hedhjen e materialit digjital në internet portalet, ata janë të perceptuara për publikun e gjerë.
Në ditët e sotme, numër shumë i madh i personave dhe institucioneve, përmes portaleve të tyre, ofrojnë përmbajtje të ndryshme për përdoruesit e internetit.
Biblioteka nacionale “Shën Kliment Ohridski” në Shkup, në faqen e vet i ofron materialet në formë të katalogut digjital, me disa kritere gjatë kërkimit.[1] I njëjti institucion ka faqe të veçantë interneti, përmes të cilit jep përmbajtjen dhe bibliotekën digjitale, në fakt materiale të digjitalizuara.[2] Baza e të dhënave ofron materiale të ndryshme, si: libra të rralla e të vjetra, plane dhe skica, kartolina, vizatime, revista, gazeta etj.
Mënyra e këtillë e ofrimit të përmbajtjeve nëpër portale ka në të gjitha vendet. Edhe në vendet fqinje ofrohen informacione të ngjashme nëpër portalet e bibliotekave. Si p.sh. në Bullgari, në bibliotekën kombëtare, krahas katalogëve të digjitalizuar ofrohen edhe dorëshkrime të digjitalizuara. [3] Në këtë mënyrë, për ata që janë të interesuar, u ofrohen informacione të rëndësishme, pa i vizituar fizikisht institucionet, përkatësisht qasje në fondet virtuale.
Edhe në bibliotekën publike “Marin Barleti” në Shkodër, Shqipëri, ofron libra të vjetra, të cilat janë të digjitalizuara dhe janë në portalet e bibliotekës. [4]
Krahas institucioneve edhe individët krijojnë portale me përmbajtje të digjitalizuara, të cilat janë me rëndësi për personat e interesuar. Do të përmendim studiuesin Robert Elsi, i cili në portalin e tij personal ka nxjerrë mjaft përmbajtje. [5]
Në kanalin e veçantë të video përmbajtjeve, në Jutjub (www.youtube.com) në vazhdimësi hidhen informacione digjitale, të cilat kontribuojnë për qasje më të afërt ndaj trashëgimisë kulturore. Edhe institucionet hapin kanale përmes të cilave publikojnë përmbajtje që i kanë në format analog në arkivat e tyre. Materialet e tilla, ata i digjitalizojnë dhe i vënë në shërbim të rrethit më të gjerë të përdoruesve. Si shembull merret katalogu i Radio Shkupit të RTM-së, në të cilën krahas emisioneve, ka vendosur edhe disa këngë të vjetra të arkivit të Radios në format analog, përkatësisht në shiritit magnetik. [6] Përmes këtij kanali edhe individë i publikojnë koleksionet e tyre personale, të cilat janë digjitalizuar edhe përmbajtjet nga pllakat e gramafonit. [7]
Me procesin e digjitalizimit të trashëgimisë kulturore, përveçqë e aktualizon trashëgimin, ajo bëhet e kapshme për rrethin më të gjerë të përdoruesve. Kjo është e rëndësishme edhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, por në format tjetër. Në kohën e sotme, kur përdorimi i internetit është në rritje, përmbajtjet digjitale në vazhdimësi përdoren nëpër portalet. Me përdorimin e internet portaleve, trashëgimia e digjitalizuar kulturore, ndikon në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e trashëgimisë kulturore. Me këtë
edhe të kultivimit të përkujdesjes për ruajtjen e të njëjtës.
Pa dyshim, digjitalizimi i trashëgimisë kulturore është i rëndësishëm edhe për zhvillimin e turizmit në të cilën informacionet për trashëgiminë e rëndësishme kulturore arrijnë në formë më masive deri te përdoruesit e huaj në botë. Në këtë mënyrë, këta përdorues janë vizitorë potencial të trashëgimisë kulturore.[8] Shembull i kësaj paraqet parku arkeologjik “Stobi”, përmes portalit të saj, ku jepen informacione të shumta për vetë lokalitetin, duke dhënë edhe informata për publikime aktuale. Në lidhje me rëndësinë e digjitalizimit të trashëgimisë kulturore për promovimin dhe zhvillimin e turizmit shkruhen broshura të veçanta me specifikat e nevojshme dhe këto shpërndahen si përmbajtje digjitale. Për shembull, artikulli i Ollga Haxhiq është i publikuar në internet në format digjital.[9]
Si projekt i rëndësishëm për trashëgiminë kulturore dhe digjitalizimin e tij do të theksoja edhe ringjalljen e bibliotekës së njohur të Aleksandrisë në Egjipt, e cila ishte e rrënuar që nga koha antike. Biblioteka e Aleksandrisë përpiqet të shndërrohet në bibliotekë botërore, ku do të mblidhen librat nga e gjithë bota. Biblioteka, fondet e tyre i ofron përmes katalogëve digjital.[10]
Krahas rëndësisë dhe përfitimit përmes digjitalizimit të trashëgimisë kulturore duket të merren parasysh edhe disa aspekte tjera të këtij procesi. Përmes procedurave të digjitalizimit të trashëgimisë dhe të mirave kulturore duhet të kenë kujdes për mos dëmtimin e tyre, sepse me digjitalizimin e pikturave të rralla artistike, krahas mundësisë së dëmtimit mekanik, mund të vij deri te dëmtimi edhe përmes rrezatimit. Për këtë arsye, në proceset bashkëkohore të digjitalizimit, jepet kujdes për respektimin e rregulloreve të veçanta për bartje të sigurt. Shembull i këtillë është teksti i udhëzimeve të digjitalizimit të Bibliotekës së Kongresit në Uashington, SHBA.[11]
Të drejtat autoriale paraqesin aspekt të rëndësishëm, i cili gjithashtu është i lidhur me digjitalizimin e trashëgimisë kulturore. Digjitalizimi i trashëgimisë kulturore, lehtë mund të dëmtojë të drejtat autoriale, pasi që kuptimi dhe shpërndarja përmes internetit është i thjeshtë. Krijimit autoriale që janë të vendosura në internet portalet, pa pajtimin e autorit, paraqet shkelje e të drejtave të autorit. Ne3 lidhje me këtë tematik, shkruajnë autor të ndryshëm të cilët e ndërlidhin aspektin moral në kohën e epokës së digjitalizimit.[12]
Përfundim
Digjitalizimi paraqet hap të rëndësishëm që mundëson krijimin e përmbajtjeve digjitale, të cilat shndërrohen në informacione globale, në momentin që publikohen në internet portalet. Në këtë proces global, përveç përfitimeve duhen të merren parasysh edhe pasojat, qoftë të jenë ato ndaj trashëgimisë kulturore, apo ndaj autorëve që janë krijues të të mirave kulturore. Gjithsesi, gjatë kësaj duhet të merren parasysh vlerat morale.
[1] http://www.vbm.mk/scripts/cobiss?command=CONNECT&base=40001
[2] http://www.dlib.mk/community-list
[3] http://www.nationallibrary.bg/cgi-bin/e-cms/vis/vis.pl?s=001&p=0038&g=
[4] http://www.bibliotekashkoder.com/digital/
[5] http://www.elsie.de/
[6] https://www.youtube.com/user/RadioSHKUPI1945/videos
[7] https://www.youtube.com/user/zrinski/videos
[8] http://www.stobi.mk/publikacii
[9] http://eprints.rclis.org/11865/1/6.pdf
[10] http://www.bibalex.org/en/publication/index
[11] http://www.digitizationguidelines.gov/guidelines/FADGI_Still_Image_Tech_Guidelines_2015-09-02_v4.pdf
[12] http://www.digitizationguidelines.gov/guidelines/FADGI_Still_Image_Tech_Guidelines_2015-09-02_v4.pdf