• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Opinione

A është poezia ende e mundshme?

07/02/2020
| Opinione

Vjollcë Berisha | Të gjithë ne që jemi mësuar të zhgaravisim mbi jë copë letër, duke u munduar të shtrydhim deri në pikën e fundit ndjeshmërinë tonë dhe aftësinë për të thithur të dukshmen e të padukshmen në botë, jemi tërësisht të lidhur me litarët e dyshimit nëse poezia është ende e mundshme në kohën e komunikimit masiv e në kohën e informacioneve krejtësisht të pafiltruara që mëtojnë ta stërmbushin kujtesën e ta trashin shijen tonë estetike.

Në të gjitha epokat e njërëzimit, buzë secilit ndryshim a secilës tendencë për një prurje të re, janë gjetur reflektime të këtilla që dridhen nga frika e fundit të poezisë më shumë se nga mendimet mbi apokalipsin dhe gjithnjë pas tyre, si përgjigje lakonike, ka gdhirë pohimi ricosian se “sa është e pashtershme jeta, po aq është e pashtershme edhe poezia.”

Nëse ende sot flasim për një prodhim tërësisht subjektiv me të gjitha karakteristikat e fisnikërisë njerëzore, një prodhim që domosdo i nënshtrohet edhe ligjeve të shijes dhe modës, është lehtësisht e kuptueshme që të vihemi përballë frikës që ngjallin format e reja të krijimtarisë, shumësisë së teksteve poetike që shpërthejnë si dëshirë për t’i bërë bashkë dy-tri figura, jo rrallë shterpe, apo dy-tri rima, jo rrallë foljore, që në kohën e masmedias kanë dhe mundësinë të gjejnë lehtë rrugën për te publiku, rrugë këto që në asnjë rast nuk u siguron një biletë udhëtimi për në krye të listës së vlerave letrare, por që arrijnë të çrregullojnë shumëçka në baraspeshën e listës, duke e krijuar kaosin receptiv në të cilin padashur humbin vëmendjen krijimet e vërteta dhe autorët e tyre të talentuar.

Duke qenë plotësisht prodhim i ndjenjave më të thella e më të holla njerëzore, si dhe duke qenë fryt i vetmisë krijuese dhe I përshtypjeve të akumuluara, te poezia, më shumë se te të gjitha artet, vihet re edhe trandja më e vogël në botën e njeriut, në mënyrën e jetesës, bile edhe në kurbën e ëndrrave të tij. Ajo, si një sizmologe e kujdesshme, shënon të gjitha ndryshimet në shijen e përgjithshme, në hapësirat e caktuara për interesime të veçanta të stilit, në ndikimet e ndërsjella të artit të kombeve e kohërave, si dhe të gjitha prirjet për shmangiet eventuale nga shprehja e deriatëhershme artistike.

Mungesa e vëmendjes së përgjithshme ndaj këtij arti të veçantë, zvogëlimi i atij publiku elitar që e thith me një frymë poezinë, përmbysja e vlerave të mirëfillta poetike, mosvëmendja e merituar, vërshimi i pseudopoezisë dhe humbja e garës së poezisë ndaj këtij fenomeni efemer, janë vetëm disa nga krizat që i kalon arti në epokën tonë.

Ajo që e thellon dilemën se a do të jetë në gjendje poezia të mbijetojë në universin  e komunikimit masiv, është pikërisht frika nga tjetërsimi i natyrës njerëzore, nga zvogëlimi i ndjeshmërisë krijuese, nga erozioni shpirtëror i kombeve etj.

Njeriu i sotëm, evropiani i djepit të qytetërimit botëror, përfshirë edhe homobalkanicusin dhe homoalbanicusin (prodhuesi i fundit i eposit si lloj i veçantë letrar), e ka ulur për disa gradë temperaturën e ndjeshmërisë njerëzore, aftësisë së tij të rrezatimit shpirtëror. Ai është njeriu që s’ka më durim të shtrohet në biseda të gjata tavolinash, por e pi kafenë me një gllënkë të vetme në banak dhe niset ta harxhojë ditën si shkumës. Ai është njeriu që nuk ka durim të shfletojë me gishtin tregues nga mëngjesi në mbrëmje të njëjtën gazetë, por shtrydhet midis dritareve të shumta të ekranit të celularit që i servon një ujëvarë informacionesh të selektuara e të paselektuara që ia mbysin orët e mbamendjen. Ai është njeriu që s’dridhet nga frika se mund të mos jetë marrë vesh mirë për kohën e vendin e takimit me një mikeshë të vjetër, pasi në çdo çast mund ta verifikojë me një telefonatë dy-tresekondëshe. Ai është njeriu që s’e njeh as dorëshkrimin e atij që i dërgon puthje vizuele dhe letra pa mbarim…Ai është njeriu I cdogjësë dhe boshllëkut. Ai është njeriu që po vrapon drejt robotizimit. Poezia e tij kërkon të jetojë, siç ka jetuar edhe në kohëra të rrezikshme (bile ku e ku më mire), siç ka jetuar kur s’e ka pasur këtë trajtë që ka sot.

Megjithë këto ndryshime në botën që na rrethon, me gjithë mëdyshjen tonë se ç’orakull mund ta parashihte fatin e poezisë së njerëzimit, kemi kaq shumë të drejtë për të dhënë përgjigje afirmative, në të mirë të poezisë. Mjafton të flasim për dëshirën e nevojën  e njeriut për art edhe para qytetërimeve, për format e ndryshme të poezisë që kanë përfaqësuar kohëra të ndryshme, madje edhe mometet më të rënda të historisë së njerëzimit janë brendashkruar në dëshirën për art, për të ardhur te kjo përgjigje afirmative për vazhdimin e fjalës poetike, ndoshta sipas profecisë së poetit grek Karlos Kuerios që thotë:

Durim, poet durim!

Pa shpirt ky ç’qytetërim?

Njerëzimi, me shkencë të thatë ngarkuar,

 i zbehtë

 i shpërfytyruar, nesër te porta jote do trokasë i penduar

 do kthehet vëlla

 do kthehet e do shikosh

me lot në sy të lypë një këngë për lëmoshë.

Ose sipas konstatimit të drejtë të Tagorës, i cili, përkundër profetizimeve mbi humbjen e primatit të poezisë në raport me artet e tjera apo të vdekjes së saj, thotë që poezia do të vazhdojë të shkruhet derisa dy njerëz të dashuruar të ecin mbi këtë tokë.


Publikimi i mëparshëm

Vjosa Osmani e pezullon punën si ligjëruese në Universitetin e Prishtinës

Publikimi i radhës

Ndahet nga jeta artistja e kombit – Nexhmije Pagarusha

Publikimi i radhës

Ndahet nga jeta artistja e kombit - Nexhmije Pagarusha

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.