Prof. Dr. Tahir Zajazi | Thuhet se historia qё nuk mёsohet, ajo harrohet qё mё pastaj edhe pёrsёritet. Andaj, nё kundёrvёnie tё kёsaj enigme ne synojmë qё gjёrat e pёrjetuara dje t’i mbartim nё breza tё gjeneratave me mendje tё hapur qё vijnё nesёr, si mesazh se koha nuk kthehet dot. Mirё ama ajo na mёson sesi ta vizionojmё tё nesёrmen. Jo pёr tё urryer regjimet qё na dhunuan, sepse ajo ёshtё utopi, por tё ndёrgjegjёsohemi se ç’duhet bёrё qё historia tё mos na pёrsёsёritet mё. Sepse ajo ёshtё ashtu e hidhur sa qё, nё vёshtrim se ç’nodhi dje, tё vjen tё imagjinosh si tё ishte njё ёndёrr e trishtuar. Megjithatё, tё imponohet tё pranosh se kёshtu e ka filozofia e jetёs. Ajo ёshtё prodhim i natyrёs sё racёs njerёzore, ku tё gjithё janё nё vrap tё dominojnё. Dhe qё t’i shpёtojsh vёrshimit tё stuhisё, na imponohet ta zhvillojmё trurin dhe dorёn. Mendja krijon ide, ndёrsa dora realizon resurse pёr jetё pa brengёn e ndjenjёs sё sigurisё dhe nё mirёqenie materiale dhe shpirtёrore mё tё mirё.
Rruga nuk ёshtё e lehtё. Kёrkon sakrifica, por ndryshe nga ata qё i jetuan ata tё gjeneratave nё dekada e shekuj mё herёt. Ky ёshtё edhe objektivi i kёtij shkrimi, me pretendim qё gjёrat t’i vёmё nё analizё kritike deri nё zbardhje tё lidhjeve kauzale midis pёrndjekjeve tё egra tё kremit tё kuadrit dhe shtresёs patriote tё kombit shqiptar, nga njёra anё dhe dhunёs barbare ndaj arsimit shqip, nga ana tjetёr dhe njёkohёsisht. Andaj, nuk ёshtё rastёsi qё autorёt albanofobë tё projekteve famkeqe u pёrqendruan pikёrisht nё kёto dy pika tё palcёs sё fatit tё shqiptarёve. Ata preferuan strategji me metoda mё brutale tё dhunёs tё stilit qё e tha Makiaveli, “qёllimi e justifikon mjetin”. Por jo vetёm kaq.
Nё kёrkim tё lidhjeve midis shkaqeve dhe pasojave perceptojmё se sjellja makabёr e politikёs sё federatёs jugosllave ishte ndryshe ndaj kombit shqiptar, me gjasё se edhe prejardhja gjenetike e kёsaj popullate ёshtё ndryshe. Andaj, rezultonte qёllimi qё shqiptari tё ishte nёn kontroll. Dhe si rrjedhojё, autorёt famkёqinj me dije, por jo edhe me sens moral dhe etik nё politikё, ngritёn projekte tё menduara, ku me metoda tinzari, shqiptari u prek nga dy kёnde jetike nё korrelacion. Ajo ishte maksimalizimi i dhunёs, nga njёra anё dhe minimalizimi i shkollimit, nga ana tjetёr. Akoma edhe mё keq tingёllon kur perceptosh se si ndodhi qё as zёri evropian nuk jehoi nё mbrojtje tё interesit tё njё kombi qё vjen me prejardhje evropiane.
1. Vizioni i politikёs sё kohёs
Dhuna e politikёs shtetёrore e kohёrave ndaj shqiptarёve, e vёshtruar si fenomen kompleks reflekton si dukuri kontinuive e regjimeve tё huaja me shekuj, siç ishin ato bizantine, romake, osmane dhe ajo e fundit, sllave. Nё kёtё vёrshim tё dhunёs qёllimisht veçojm intervalin e viteve 1939-1941, kur nё kёto regjione shqiptare tё Maqedoninsё sё sotme perceptojmё njё gjendje ndryshe, qё lulёzoi me hapje tё shkollёs shqipe, e ngritur pёrherё tё parё legale me kuadёr arsimor cilёsor qё vinte kryesisht nga Normalja e Elbasanit.[1]. Kjo ngjarje ёshtё njё vrimё mikroskopike nё mozaikun e historisё sё kombit por, megjithatё e theksuam pёr tё sajuar vijёn e kuqe prej nga fillon periudha e regjimit sllavokomunist, qё dallon me mjeshtri tjera akoma mё prefide, tё mbёshtetura nё projekte inteligjente tё Akademisё sё Shkencave serbe tё kohёs pёr ndёrhyrje tinzare nё intervenime preventive qё pengonin zhvillimin civilizues tё shqiptarёve gjithandej nё territore shqiptare tё Jugosllavisё socialiste. Intervenimi u realizua nё dy kahe qё shpienin nё njё qёllim. Kahu i parё vepronte nga kёndi i dhunёs me metoda represive qё synojnё shpёrnguljen maksimale tё shqiptarёve, ndёrsa ai i dyti vepron nga kёndi i simulimit tё rrethanave me metoda diskriminuese nё pёrfshirje minimale tё kёsaj popullate nё shkollim. Ndёrsa qёllimi i pritur nga tё dy kёndet kontraverze ishte mbajtja e shqiptarit nёn kontroll.
Kjo strategji djallёzore dha rezultate, sepse u pёrqendrua nё dy shtylla substanciale qё prekin nё rrёnimin e themeleve kombёtare. Njёra ёshtё dhuna e legjitimuar shtetёrore qё prek nё sedrёn diskrete personale, familjare dhe kombёtare, ndёrsa shkollimi prek nё rrudhjen e shansit pёr ndritjen e trurit. Dhe kjo zhvillohet me strategji tё projekteve tё sofistifikuar pёr kohёn [2]. Dhuna e arriti shpёrnguljen masive tё shqiptarёve nga trojet e veta etnike, ndёrsa reduktimi i shanseve tё shkollimit e arriti minimizimin e shtresёs intelektuale tё shqiptarёve.
Vёshtruar kёtё me sy analitik perceptojmё lidhje korrelative me ndikim reciprok midis dhunёs dhe shpёrnguljes, nga njёra anё dhe minimizimit tё kushteve pёr shkollimin e kёsaj popullate, nga ana tjetёr. E para, domethёnё dhuna reflektoi mbi baza depresive psikologjike deri nё humbje tё ndjenjёs sё sigurisё ndaj vatanit tё trashёguar nga tё parёt [3]. Ndёrsa e dyta, reflekton nё minimizimin e forcёs sё trurit tё ndritur tё kombit, qё madje tё rezultojë nё mjegullimin e tё kuptuarit tё vetvetes dhe tё rolit tё kombit nё mbrojtje tё interesit kolektiv, ku individi pёbrenda kolektivitetit krijon hapёsirё riprodhuese dhe prodhuese, materiale dhe shpirtёrore pёr jetё nё mirёqenie mё tё mirё.
- Maksimalizimi i dhunёs
Dhuna ndaj krerёve tё elitёs shqiptare u zhvillua me persekutime, burgosje dhe tortura qё rёndonin edhe nё rrezikimin e ekzistencёs materiale tё familjes. Dhuna kishte qёllim tё menduar dhe metoda me efekt nё realizimin e qёllimit, sepse zhvillohej me projekte. Nё shkolla sulmohej kuadri mё cilёsor me dёnime tё pёrshkallzuara deri nё likuidim fizik, qё reflekton edhe nё tronditjen psikologjike tё mjedisit. Pёrzgjidhej kuadri me autoritet, por edhe patriot dhe jo i “dёgjueshem” ndaj politikёs sё pushtetit, qё kjo madje tё reflektojë mesazh pёr dёgjueshmёri tё atyre qё ishin tё shkolluar, por edhe dilema te prindёrit se vallë ia vlen tё shkollohesh e madje t’u shtrohesh torturave legjitime tё pushtetit. Dhe kjo reflektonte deri edhe nё zbehje tё motivit tё prindёrve pёr shkollimin e gjeneratave, bile edhe nё qёndrimin averziv tё shqiptarit ndaj shkollёs.
Nё domenin e dhunёs sё kuadrit perceptojmё dy objektiva. I pari, ёshtё qё pushteti tё vёrë nёn kontroll veprimtarinё patriotike tё shqiptarёve tё denjё, por edhe tё prirë nё kёrkimin e rivendosjes sё premtimeve tё politikёs sllave pёr zgjidhjen e çёshtjes shqiptare tё pas luftёs, tё quajtur Nacional Çlirimtare. Pёr ta gulfatur kёtё ideal, burgosjet e montuara me alibi ishin pjesё e jetёs sё inteligjencёs sё kёsaj shtrese shqiptare. Ai dёnohej jo vetёm pёr vepёr, por edhe pёr mendim tё lirё verbal, bile edhe pёr ide tё ёndrruar, p.sh. nёse gaboje qё t’ia rrёfeje ndonjё kodoshi afёr qё tё ndodhej, ata tё UDB-s e trajtonin si tё ishin “miza nё kokё” (muvi vo gllava). Dhe e dyta qё ka lidhje korrelative me tё parёn, ёshtё rrudhja maksimale e grykёs sё pёrfshirjes sё gjeneratave nё tё gjitha ciklet e sistemit tё shkollimit.
Ndryshe veprohej kur nё synim ishte shpёrngulja, si shans pёr minimizimin e pёrqindjes sё kёsaj popullate. Arritja nё pikёn e fundit, qё ishte shpёrngulja, u zbatuan edhe shumё sulme të tjera, tё pёrqendruara nё pika mё tё ndjeshme qё vёnё nё sprovё sedrёn e nderit tё kombit. Pa i numёruar, pёr rastin zgjodhёm disa shembuj qё demonstrojnё. Mё kujtohet kur menjёherё pas luftёs ndodhi transferi i idesё bolshevike ruse pёr ndёrtimin e kooperativave bujqёsore, me parashikim pёr kolektivizimin e pronave private agrare. U vurën bile edhe themele pёr ndёrtimin e zyrave tё administratёs qё e tmerroi popullatёn, nё veçanti atё myslimane, ku tmerrin pёr humbjen e pronёs e tejkaloi ankthi ndaj çёshtjes sesi mund tё ndodhё kur nё punё kolektive do të integrohen edhe gratё dhe vajzat shqiptare. Andaj, nё secilёn familje dhe ndeje rastesh nё mjedise, me dhimbje diskutohej halli i shpёrnguljes pёr nё Turqi. Falë ngjarjes sё vitit 1948, ideja e kolhozeve dhe solhozeve tё modelit bolshevik nuk u realizua, mirё ama reliktet e themeleve tё kooperativave tё pritura e prishnin gjumin e familjeve, duke ёndërruar se mos vallë ndodh rikthimi i idesё. Edhe njё shembull.
Mё kujtohet njё ide qёllimkeqe akoma edhe mё tmerruese. Ajo ishte ideja mbi inkuadrimin e gjeneratave tё gjinisё femёrore nё armatёn e Jugosllavisё socialiste. Kjo gjamё nuk u realizua, por megjithatё ishte njё fuqi tronditёse nё ngacmimin e motivit pёr shpёrngulje. Ndodhёn edhe shumё aksione të tjera antishqiptare, qё u riafirmuan pas ngjarjeve tё vitit 1981 nё Kosovё, siç ishin, p.sh. rrёnini i mureve, sllavizimi i emrit tё vendbanimeve, ndalimi i emrave kombёtarë tё fёmijёve, ndalimi i kёngёve kombёtare patriotike shqip dhe pa i numёruar ngacmonin dhunё pёr shpёrngulje masive tё shqiptarёve nё Turqi.
Organet e UDB-s shёrbeheshin me instrumente adekuate dhe ndiqnin pa u ndal. Çerdhet ku ata ushqeheshin me informacione pёr testimin e intelektualëve me „miza“ nё kokё ishin, kryesishit ato pak institucione tё kulturёs shqiptare, me gjasё tё themeluara edhe pёr testimin e nacionalizmit shqiptar, siç ishin shoqёritё kulturore artistike, gazeta „Flaka e Vёllazёrimit“, Teatri shqip me njё bibliotekё pranё saj nё Shkup, radio dhe televizioni [4]. Tё gjitha kёto ishin nё kontroll tё vazhdueshëm nga organet e pushtetit. Andaj, nuk ishte lehtё tё veproje atje. Sepse intelektualёt e „padisiplinuar“ dhe dinjitozë e pёsuan me dёnime tё shkallёzuara sipas peshёs ashtu siç e ngarkonte vullneti i organeve me kompetencё. Thjesht, institucionet qё posa i nominaum anonin nё domenin e propagimit shqip tё politikёs sё pushtetit dhe, gjithashtu, me gjasё testimin e shqiptarёve qё politika i etiketonte tё „rrezikshёm“ [5].
- Sulmi ndaj demotivimit pёr shkollim
Ndjekja e vazhdueshme ideopolitike e intelektualёve jo tё „dёgjueshёm“ shqiptarë ishte njё forcё nё zbehjen e stimujve tё motivit tё prindërve për shkollimin e fëmijëve tё tyre. Me gjasё kjo ishte njё nxitёs latent qё shkollёn shqiptari nuk e pёrqafoi si tempull të vetin me qёndrim se atje fiton dije qё i siguron jetё nё mirёqenie. Realisht, ndjekja e shёrbimeve sekrete tё UDB-s, imponoi qё shqiptari i futur nё shkollё (si mёsues, si nxёnёs apo si prind), shkollёn ta pёrjetojë mё shumё si institucion i ndjekjes sesa i dijes [6]. Janё edhe faktorё tё tjerё qё shqiptari fitoi dyshimin ndaj shkollёs. Ne veçuam katёr nga ata:
Sё pari, në mjediset ku vepron shkolla, bile edhe pastёr shqipe tingёllon, akoma edhe sot: “shkollё maqedonase me mёsim nё gjuhёn shqipe”, që nuk përkon me nocionin gjeorgafik por me atë nacional (shkollë e maqedonasve, ku atje mësojnë edhe shqiptarë). Kjo mospёrfillje elegante e entitetit shqiptar, demonstron presion latent psikologjik nё kompleksimin e shqiptarit ndaj shkollёs sё vet;
Sё dyti, pёrfshirja maksimale qё ishte 3% e shqiptarit me punё nё sektorin shoqёror tё dekadave tё qeverisjes socialiste, ishte forcё demotivuese, sepse edhe ata qё ishin tё shkolluar u detyruan tё kёrkojnё zgjidhje individuale pёr sigurimin e ekzistencёs. Edhe ky ishte njёri nga burimet e bindjes se shkollimi nuk i siguron shqiptarit ekzistencё materiale dhe shpirtёrore;
Së treti, pjesa mё elite intelektuale shqiptare e pёsoi nё kazamate sllave. Ndёrsa pjesa tjetёr, ata qё nuk u prekёn nga dhuna e politikёs mbijetoi nё strese tё etheve tё UDB-s;
Së katërti, edhe shtresa studentore shqiptare, nё veçanti ajo elite ishte e pёrndjekur, madje e torturuar, e burgosur dhe e likuiduar kudo qё ajo tё ndodhej në shkollim.
Kёto dhe burime të tjera tё shkaqeve bёnё qё shqiptari tё jetё i distancuar, jo vetёm ndaj shkollёs. Ai i frikёsohej secilit institucion tё shtetit dhe si rrjedhojё ushqen urrejtje diskrete, b.f. ndaj organeve policore; bashkёsisё, gjyqit, kadastrёs, ushtrisё, qeverisё sepse nuk e ndjen tё veten dhe nuk i beson, qё si rrjedhojё shqiptari nuk kishte emocione ndaj shkollёs dhe nuk investoi nё tё. Me dashuri investon nё institucione fetare, por jo edhe tё shkollёs, me gjasё qё edhe nё kёtё mёnyrё tё zbrazё emocione urrejtjeje ndaj shtetit dhe pushtetit. Ndodh e kundёrta te popullata maqedonase, qё ajo nuk ёshtё e rastёsishme, sepse ndodh e kundёrta nga ajo qё e jetonin shqiptarёt. Por jo vetёm kaq.
Rrudhja e gamёs nё pёrfshirje tё shqiptarit nё shkollim ishte njё strategji tjetёr e natyrёs preventive largpamёse. Ai mbahej nёn kontroll tё rreptё nё arsim. Kapaciteti i hapёsirës për shkollim zgjerohej aq sa ishte nё interes tё politikёs. Nё realizimin e kёsaj politike, me elegancё diferencohej, burgosej ose likuidohej kuadri arsimor shqip. Kthehemi nё rastin e viteve 1939-1941 qё e theksuam mё lartё. Nga gjithsej mёsues qё vinin nga Normalja e Elbasanit, nё gjendje tё vitit shkollor 1944-1945 kur filloi themelimi i shkollёs sё pas luftёs, arritёn tё mbijetojnё vetёm 15 mёsues tё atij kontigenti. Tё tjerёt u deportuan, u burgosёn ose u likuiduan fizikisht [7].
Njё sulm tjetёr tinzar ёshtё themelimi me vonesё tё theksuar i shkollave shqipe nё tё gjitha ciklet e shkollimit. Pёr rastin veçojmё dy shembuj tё ciklit tё shkollёs fillore dhe tё mesme qё e demonstrojnё kёtё. Pёr fёmijёt e Kёrçovёs me rrethinё nga tё dy krahёt, Zajaz dhe Osllome u avancua njё shkollё e vetme tetёvjeçare, „Skenderbeg“ nё Sёrbicё. Ajo mbulonte qytetin dhe mbi 40 katunde shqiptare. Rasti tjetёr qё demonstron ёshtё nё Shkup, ku pёr mbulimin e gjeneratave tё Nerezit, Gjorçe Petrovit dhe gjithё katundet e Dёrvenit nё shkollim tetёvjeçar, u avancua ajo e Sarajit, „Boris Kidriç“ me vonesё 16 vjeçare, kur nё vitin 1960-1961 filloi gjenerata e parё e klasёsё sё pestё qё e menaxhoi autori i kёtij shkrimi. Nё tё dy rastet nxёnёsve u imponohej tё udhёtonin kёmbё deri edhe mbi 20 kilometra nё njё drejtim. Edhe autori i kёtij shkrimi udhёtoi 22 kilometra rrugё drejt katundit Sёbicё nё dy drejtime. Ndёrsa pёr shkollim tё mesёm tё shqiptarёve tё Maqedonisё ishin tri qendra shkollore, gjimnazi i Tetovёs, normalja e Shkupit dhe gjimnazi i Dibrёs.
Vёshtrimi nё fenomenin e arsimimit tё lartё demonstron gjendje, thjesht drastike. Demonstrojmё rrjedhёn e ngjarjeve, ashtu siç referohen nё dokumente burimore. Dhe ato na lejojnё tё konstatojmё se:
1) Menjёherё pas luftёs (1945) u krijuan institucione deri edhe universitare maqedonase, qё ishte Universiteti “Shёn Kirili dhe Metodi” pёr shkollimin e gjeneratave, por kjo nuk ndodhi edhe pёr shqiptarёt [8]. Preferojmë qё pёr rastin t’i pёrkushtohet njё studim tjetёr i thelluar i kёsaj kohe, nё rrethana të tjera sot qё lejojnё tё gjurmohen shkaqet reale qё ndikuan nё qёndrimin albanofob aq tё vrazhdёt tё qeverive sllave ndaj shqiptarёve tё Maqedonisё, Kosovёs e mё gjёrё gjithandej ku ata jetojnё:
2) Me dekret Nr. 7852 tё datёs 17 shtator 1947 tё Kryetarit tё Qeverisё sё Maqedonisё, u themelua Shkolla e Lartё Pedagogjike, e riemёrtuar mё vonё nё Akademi Pedagogjike, “Sveti Kliment Ohridski” nё Shkup, ku perceptojmё se nё 9 nene tё dekretit nuk thuhet, bile asnjё fjalё e vetme pёr shkollimin edhe tё shqiptarёve nё kёtё institucion tё lartё arsimor [9].
3) Eshtё pritur tё kalojnё 25 vite nga themelimi i katedrave tё fakulteteve tё para tё universitetit tё Shkupit, kur mё nё fund nё vitin akademik 1970-1971 tё themelohet edhe katedra e Gjuhёs dhe letёrsisё shqipe [10].
4) Nga themelimi i Shkollёs sё Lartё Pedagogjike (1947) nё Shkup pёr shkollimin e kuadrit arsimor tё domosdoshёm qё impononte Ligji i shkollave fillore, duhej tё priten 18 vite qё mё nё fund tё fillojnё me punё vetёm 2 degё studiuese paralele edhe nё gjuhёn shqipe (1965), dhe tё arrihet maksimumi i lejuar nё gjithsej pesё degё (1969), nga gjithsej 12 degё qё vepronin nё gjuhёn maqedonase [11].
3) Nё periudhёn e punёs 30-vjeçare, universiteti i Shkupit zhvilloi bashkёpunin aktiv me tё gjitha qendrat universitare tё Jugosllavisё socialiste dhe me 27 qendra universitare jashtë vendit. Autori i kёtij vёshtrimi nuk gjeti, bile asnjё reagim qё do të kёrkonte tё rishqyrtohet çёshtja e pёrjashtimit flagrant tё shqiptarёve nga sistemi i jetёs arsimore, kulturore, ekonomike e politike. Kjo me tё drejtё vё nё dyshim se mos vallë edhe Evropa e la nё margjina fatin e shqiptarit nё Ballkan.
4) Gjatё punёs prodhuese intelektuale 30-vjeçare (1946-1976) qё zhvilloi universiteti i Shkuptit, me 6 katedra tё Fakultetit Filozofik dhe 5 katedra tё Fakultetit Filologjik, u diplomuan gjithsej 5 375 studentё, nga tё cilёt vetёm 92 janё shqiptarё, ose nё shprehje relative janё vetёm 1.71% [12]. Ose, nё fakultetet e universitetit tё Shkupit, llogaritur dekadat e viteve 1947-1997 nga gjithsej tё diplomuar janё vetёm 1.8% shqiptarë.
4) Vonesa 18-vjeçare e pёrfshirjes sё shqiptarёve nё studime pranё Akademisё Pedagogjike, 1947-1977 rezultoi me pasoja serioze nё mbulimin e shkollave fillore dhe tё mesme me kuadёr adekuat arsimor nё R. e Maqedonisё dhe mё gjerё. Dhe pёr ironi, vazhdimisht na akuzonin se nuk ka kuadёr tё kualifikuar shqiptar, pa i shpjeguar shkeqet reale.
Nё gjendje kёshtu tё befasishme, ndodhёn pasoja serioze tё gjeneratave shqipe ku, p.sh. nxёnёsit e klasёs sё katёrt me dekada nuk kishin hyrje pёr shkollim tё plotё tetёvjeçar; nxёnёsit e kryer tё tetёvjeçares me dekada i ndoqën ethet e hyerjes nё ndonjё shkollё tё mesme qё ishin restriktive; ata tё shkollёs sё mesme kishin hyrje simbolike nё arsim tё lartё, qё ishte e kufizuar nё 10% pёr të gjitha nacionalitetet, ashtu si tё ishim tё ardhur tё huaj; studenti i apsolvuar nuk ka shpresa pёr gjetje tё njё vendi pune nё sektorin publik. Pёr tejkalimin e gjendjes sё dhimbshme, njё numёr i tё rinjve e vazhdoi shkollimin e mesёm dhe universitar jashtë Maqedonisё, ndёrsa pjesa tjetёr mori kurbetin pёr tё gjetur ekzstencё nё ndonjё mjedis tё zhvilluar tё Perëndimit.
Pёr fund fare, nё kёtё vёshtrim analitik nuk u cek problemi akoma mё drastik qё ёshtё ndёrhyrja e pushtetit nё asimilimin e shqiptarёve, jo vetёm tё atyre qё iu imponua tё deklarohen turq, por tё shqiptarёve tё besimit ortodoks, siç janё ata tё Rekёs, Manastirit, Krushevёs, Velesit, Kёrçovёs dhe gjithandej nё regjione të tjera tё Maqedonisё. Preferojmё qё kёtij problemi t’i qasemi mbi baza institucionale dhe me kuadёr adekuat.
Burimet:
- (2003): Zajazi, T., “Metodologji tё mёsimdhёnies dhe mёsinxёnies”. Shkup:
Winset Graphic
- (2015): Zajazi, T. “FLAKA …” e vёshtruar nga kёndi pedagogjik dhe
kulturologjik”. Shkup: Revista “Skupi” (Instituti i Trashёgimisё Kulturore
tё Shqiptarёve)
- (1999): Zajazi, T., “Pёrfaqsimi i studentёve shqiptar nё Universitetin e Shkupit”.
Shkup: Revista “Jehona” Nr. 1/2 viti 1999
- (1981): “Republiçki zavod za unapreduvanje na obrazovanieto i vospitanieto na
R Makedonija”. Skopje: Enti pedagogjik
- (1989): Universitet “Sveti Kiril i Metodi”. Skopje: Univerzitetska peçatnica
Skopje (botim jubilar)
- (1972): Akademia Pedagogjike “Shёn Kliment Ohridski” (1972): Shkup, botim
jubilar nё dy gjuhё – maqedonase dhe shqipe
- (1977): Pedagoshka akademija “Sveti Kliment Ohridski” . Skopje: “Razvoen pat
i perspektiva – Rruga e zhvillimit dhe perspektiva e saj”: Shkup, botim
jubilar
- Dekrete pёr themelimin e institucineve universitare tё Maqedonisё (Arkiva e R
Maqedonisё)
- (1976): Filozofski Fakultet (1946-1976), botim jubilar