• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

“Mysafirë me pagesë”, koha kur perëndonin lordët

I botuar në më tepër se njëzet vende, “Mysafirë me pagesë” është një tablo e qartë e tranzicionit shoqëror në Britaninë e pasluftës, atëherë kur filluan të bien barrierat e vjetra klasore dhe gjinore. Kjo periudhë shënoi në të njëjtën kohë lindjen e një lloji të ri të realizmit letrar, veçanërisht një stil femëror, si rezultat i zbehjes së autoritetit dhe vlerave mashkullore. Shkrimtare si Elizabeth Bowen dhe Elizabeth Taylor i kthyen në tema qendrore të veprave të tyre ndërlikimet e një qytetërimi të thyer dhe riformësimin e roleve gjinore e shoqërore.

22/01/2020
| Kulturë

Mysafirë me pagesë” nga Sarah Waters – një histori tërheqëse, që të mahnit e të udhëheq nëpër një rrugëtim në të kaluarën, mbushur me emocion, pasion, suspansë dhe kthesa të befasishme…
Ai është një nga romanet e botuara së fundi nga shtëpia botuese “DITURIA”, pjesë e projektit “Histori fatesh njerëzore”, realizuar me mbështetjen e programit Europa Krijuese të Bashkimit Europian.
I vendosur në Londrën e viteve 1920, “Mysafirë me pagesë” është romani i gjashtë i Sarah Waters, shkrimtare londineze tri herë e nominuar për Man Booker Prize, fituese e çmimeve më në zë letrare kombëtare e ndërkombëtare dhe e cilësuar si një nga penat më të mëdha të trillit historik.
I botuar në më tepër se njëzet vende, “Mysafirë me pagesë” është një tablo e qartë e tranzicionit shoqëror në Britaninë e pasluftës, atëherë kur filluan të bien barrierat e vjetra klasore dhe gjinore. Kjo periudhë shënoi në të njëjtën kohë lindjen e një lloji të ri të realizmit letrar, veçanërisht një stil femëror, si rezultat i zbehjes së autoritetit dhe vlerave mashkullore. Shkrimtare si Elizabeth Bowen dhe Elizabeth Taylor i kthyen në tema qendrore të veprave të tyre ndërlikimet e një qytetërimi të thyer dhe riformësimin e roleve gjinore e shoqërore.
Pikërisht një perspektivë të tillë femërore tranzitore ofron edhe Sarah Waters në “Mysafirë me pagesë”, duke përdorur si pikënisje domosdoshmërinë e një familjeje, e përbërë tanimë vetëm nga dy gra – burri i shtëpisë dhe bijtë kanë vdekur – të japë me qira, për të mbijetuar, disa nga dhomat e vilës gjysmë të zbrazët në Camberwell.

Në këtë botë të copëtuar rishtas, njerëzit tradicionalisht të ndarë nga paraja dhe statusi shoqëror kuptojnë se jetët e tyre ngatërrohen pa shpresë: njerëzit e privilegjuar detyrohen të pranojnë se barrierat tashmë të rrënuara klasore nuk u ofrojnë më atyre mbrojtje nga një kaos nebuloz modern, burimi i të cilit duket se janë klasat e ulëta të shoqërisë. “Mysafirë me pagesë” niset më së shumti nga një perspektivë e tillë, me narracionin si kambanë ushtuese të ndjeshmërisë së cenuar të klasës së mesme.

Një çift i ri i klasës punëtore, Barbërët, marrin me qira disa dhoma të shtëpisë së një vejaneje, zonjës Rej, dhe vajzës së saj Fransis, duke sjellë aty gjithë çingërrimat e botës, mbledhur në një furgon, dhe duke tronditur papritur rutinën e shtëpisë dhe jetën e banorëve të saj.
Vajza e shtëpisë, Frensisi – një nga personazhet qendrore të romanit – është një lloj heroine alla Bowenesque, e burgosur në mënyrat e veta seksuale dhe klasën borgjeze, por që fillon të zhvishet nga iluzionet për fuqinë mashkullore e të ndërgjegjësohet për aftësitë dhe fatin e saj. Ajo është plotësisht e bindur në feminizëm dhe të gjithë e njohin si një vajzë që flet hapur; përpjekjet e përsëritura për ta martuar me një djalë të ri të bukur tanimë kanë dështuar. Në të njëjtën kohë, ajo është e paralizuar nga varfërimi dhe nga një ndjenjë tradicionale e detyrimit dhe detyrës femërore, ndaj nënës së saj dhe ndaj vlerave shoqërore tashmë të parëndësishme, që nëna e saj vazhdon të mbështesë.
Në anën tjetër qëndron Lilien Barbëri, një grua e re e klasës punëtore, që sillet nëpër shtëpi me kimono, faqet lyer me të kuqe, gramafonin në kupë të qiellit dhe lëvizjet e saj të ngadalta, duket se është më e çlirët nga të dyja: ajo që Fransisi arrin të kuptojë është se martesa, është ende burimi unik i autonomisë femërore, me gjithë idealet e reja të barazisë që Frensisi dhe të rinj si ajo kanë filluar të përqafojnë.
Në qendër – Leonard Barbëri, edhe ky një i ri i klasës punëtore, plot ambicie dhe pasion… Duket sikur romani, kryevepër e tensionit psikologjik dhe thellësisë emocionale, është i ndarë në dy pjesë: pjesa e parë është një melodramë romantike, ndërsa e dyta një triller, të dyja të karakterizuara nga një rrëfim mjeshtëror e me personazhe që mbeten në zemrën dhe kujtesën e lexuesit kaq të gjalla, kaq të mirëfillta në ethen e tyre dramatike për lumturi. Rezultati: një histori veçanërisht tërheqëse, që të mahnit e të udhëheq nëpër një rrugëtim në të kaluarën, mbushur me emocion, pasion, suspansë dhe kthesa të befasishme që të lënë pa frymë… Prandaj, nëse ende nuk e keni lexuar këtë roman të Sarah Ëaters, mos u mendoni dy herë, sepse nuk është fjala për një roman rozë e as thjesht për një roman triller, por për një dramë të menduar mirë e të shkruar mjeshtërisht.

Gazetashqiptare.al


Publikimi i mëparshëm

Reportazh i DW / Ky ishte Mengele, mjeku “Engjëll i vdekjes” në Aushvic. Viktimat e praktikave të tij mizore vuajnë edhe sot

Publikimi i radhës

22 janari – datëlindja e Dora D’Istrias

Publikimi i radhës

22 janari – datëlindja e Dora D'Istrias

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.