Të paktën 200 prej këtyre pemëve të mbrojtura ekzistojnë akoma në gjendje natyrale, të fshehura në një grykëderdhje në Malin e Kaltër, një zonë malore që ndodhet në veriperëndim të Sidneit dhe klasifikuar nga Unesco si trashëgimi botërore e njerëzimit.
Rajoni është prekur nga një prej zjarreve më gjigande që ka goditur Australinë që prej disa muajsh.
“Një mision për mbrojtjen mjedisore i pazakontë është ndërmarrë për të shpëtuar këto pemë”, deklaroi në një komunikatë Matt Kean, ministër i Mjedisit i Uellsit të Ri të Jugut, një shtet juglindor i Australisë. ATSH