• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 7 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Opinione

Virusi Korona / Prof. Dr. Qufli Osmani ka një apel për prindërit

12/03/2020
| Opinione

A duhet të kemi më shumë frikë nga epidemia e Koronës ose nga “epidemia e panikut”?

Efektet dhe pasojat e “epidemisë nga paniku histerik” janë më negative dhe më afatgjate sesa epidemia e Koronës.

Në këtë katrahurë irracionale “për të evituar Korona virusin” kemi harruar një pjesë më vulnerabile dhe më substanciale tonën. Ato janë “fëmijët”! Çfarë mesazhi po u përcjellim fëmijëve? Çfarë mësojnë nga reagimet tona histerike dhe irracionale? Pas Koronës, si do të reagojnë kur të ekspozohen ndaj ndonjë kërcënimi?

Prindër, duke reaguar në mënyrë histerike dhe me panik, në vend të racionalitetit, përgjegjshmërisë, ndërgjegjshmërisë, çiltërsisë, afërsisë dhe mbështetjes, ne i mësojmë se si të frikësohen, të jenë skeptik, pesimist, histerik dhe dyshues, të reagojnë me panik, impulsivisht dhe në mënyrë irracionale.
Në vend të kësaj, t’i mësojmë: se sfidave dhe kërcënime të ndryshme duhet tu përgjigjen me sjellje racionale, të përgjegjshme dhe mbi të gjitha të mos kujdesen vetëm për veten e tyre.

Si do e arrijmë një gjë të këtillë:
– shmangni sa më shumë ekspozimin e fëmijëve ndaj informatave lidhur me Koronën, respektivisht shmangni shikimin dhe komentimin e tepërt të lajmeve mbi Koronën;
– bashkëbisedoni me fëmijët mbi masat e nevojshme për parandalimin e Koronës p.sh mbi arsyen e masave parandaluese për parandalimin e virusit;
– prindër, shmangni rolin e shpjeguesit dhe i paraprini rolit “të pyetësit”: në vend që të shpjegoni dhe arsyetoni masat e parandalimit të virusit, më mirë është që ti pyetni vet fëmijët p.sh pse duhet të shmangin vendet publike ose pse është e nevojshme masa e shmangies së kontakteve fizike. Në këtë mënyrë, tek fëmijët po evitoni “frikën nga kontakti fizik”;
– tek fëmijët zhvilloni shprehitë dhe sjelljet proaktive: duke qenë vetë ju demonstrator dhe protagonistë bashkërish lani duart, bashkërish kujdesuni për ruajtjen e pastërtisë së ambientit, lexoni libra dhe mbi të gjitha komentoni përmbajtjet e tyre; bashkërish shikoni dhe komentoni filma etj;
– është momenti i duhur për tua mësuar fëmijëve hierarkinë e vlerave, respektivisht valorizimin e vlerave materiale zëvendësojeni duke ua mësuar vlerat mbi shëndetin, moralin, etikën, arsimin etj.

Të nderuar prindër, “14 ditshin” mos e perceptoni si “pushim” por si mundësi. Shfrytëzoni kohën për të qenë bashkë me familjen, me fëmijët dhe me më të afërmit. Ankohemi se për shkak të dinamikës dhe përditshmërisë stereotipe dhe rutinore nuk gjejmë kohë që të jemi bashkë me familjen, me fëmijët me më të afërmit.
Momenti është ideal. Ne kemi një zgjedhje: mund të sillemi si të pafuqishëm, histerik dhe të frikësuar ose mund të jemi këmbëngulës, altruist, dinamik dhe të durueshëm në mbështetjen e ndërsjellë!


Publikimi i mëparshëm

Koronavirusi / Mos u tremb!

Publikimi i radhës

Shqiptarët dhe Amerika

Publikimi i radhës

Shqiptarët dhe Amerika

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.