• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 7 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Opinione

Politika “bukë dhe argëtim”

Jepi popullit bukë, zbavitje të lirë, futboll, muzikë shund dhe kiç, këngë magjike, pornografi, reality show, shëtitje si në festën komuniste të “1 Majit”, ceremoni fetare, kazino, bastore, lokale kumari, lëndë narkotike, ahengje - dhe sundo mbi të si të duash dhe sa të duash. Në vende të caktuara të botës futbolli ndodhet në krye të listës së argëtimeve. Qytetarët e atyre vendeve, ndonëse ballafaqohen me probleme ekonomiko-sociale të theksuara, janë të mpirë nga ky sport, tanimë të shndërruar në biznes. Personi i cili nga sporti krijon zanat, ai nuk luan - thotë një sociolog.

17/09/2025
| Opinione, Tradita plus
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

PROFESOR XHELAL ZEJNELI


Prof. Xhelal Zejneli – Panem et circenses (bukë dhe cirk) ose bukë dhe argëtim, është shprehje latine që është përdorur në Romën e lashtë.

Një politikë të tillë e zbatojnë ndaj popujve të vet vendet totalitare, diktatoriale, jodemokratike, kuazi-demokratike dhe të pazhvilluara. Shtetarët që e zbatojnë këtë politikë, e shtypin popullin e vet duke e mashtruar atë. Thelbi i politikës së bukës dhe argëtimit është ta devijojë vëmendjen e rinisë prej problemeve të mirëfillta dhe të njëmendta të shoqërisë. Me bukë dhe zbavitje, vëmendja e të rinjve përqendrohet në çështje dytësore, të parëndësishme dhe efemere që nuk e rrezikojnë pushtetin dhe sundimin e pushtetarëve.

Për ta mbajtur popullin të qetë jepi bukë dhe argëtim, d.m.th. lojëra cirku. Kjo ka qenë parullë e qarqeve sunduese në Romën perandorake. Shprehja është marrë nga vargu i 81-të i satirës X të poetit satirik latin Decim Junije Juvenal (Decimus Iunius Iuvenalis, Akvin?, 60 – 130). Juvenali është një prej satirikëve më të njohur në botë. Kësaj shprehjeje ai i jep kuptim pezhorativ (përçmues). Ai përqesh bashkatdhetarët e tij të cilët shqetësohen vetëm për stomakun dhe kohën e lirë të tyre për shkak të shpërndarjes së bukës dhe organizimit të lojërave të cirkut nga perandorët të cilët synojnë të fitojnë vullnetin e mirë të popullit. Kemi të bëjmë me politikën e euerzhetizmit (policy of euergetism):  

“Këta romakë, kaq xhelozë, kaq krenarë (…) që dikur komandonin mbretër dhe kombe (…) dhe sundonin që nga Kapitoli deri në dy skajet e botës, tani janë shndërruar në skllevër të kënaqësive korruptuese. S’duan tjetër pos bukë dhe lojëra cirku.”

 

Sot, kjo shprehje përdoret për të treguar raportet që mund të vendosen midis:

  • popullsisë që bie në letargji dhe që nuk kërkon nga jeta pos të ushqehet dhe të argëtohet, pa u shqetësuar për çështje më të rëndësishme ose për fatin kolektiv;
  • pushtetit që e përdor këtë tendencë duke promovuar agjenda afatshkurtra, duke lënë mënjanë një perspektivë më të gjerë.

Jepi popullit bukë, zbavitje të lirë, futboll, muzikë shund dhe kiç, këngë magjike, pornografi, reality show, shëtitje si në festën komuniste të “1 Majit”, ceremoni fetare, kazino, bastore, lokale kumari, lëndë narkotike, ahengje – dhe sundo mbi të si të duash dhe sa të duash. Në vende të caktuara të botës futbolli ndodhet në krye të listës së argëtimeve. Qytetarët e atyre vendeve, ndonëse ballafaqohen me probleme ekonomiko-sociale të theksuara, janë të mpirë nga ky sport, tanimë të shndërruar në biznes. Personi i cili nga sporti krijon zanat, ai nuk luan – thotë një sociolog.

Nuk duhet ngatërruar thesarin popullor të një populli me keqpërdorimin e vlerave folklorike të tij. Dikur, kënga e ka mbajtur gjallë shpirtin e popullit. Sot ajo është bërë mjet përfitimi. Jeta nuk është vetëm këngë e valle. Zefi më pat thënë: “Profesor, jeta….”

Para shumë vitesh, nën breshërinë e plumbave, ai kishte ikur nëpër lum a liqen, me të birin 5-6 vjeçar – Torin. Emri i vërtetë i vogëlushit me sy të përmalluar ishte Hektor. Në përputhje me konventat ndërkombëtare, grupi prej 3-4 vetave ishte vendosur në hotel. Këta ishin strehuar në hotel “Astoria”. Pas rreth dy muajve u erdhi përgjigjja prej dy vendeve tejoqeanik. U përgatitën për nisje. Voglushi i tha të atit: “Atë, të më the se së shpejti do të na bashkëngjitet edhe nëna.”  Burrit me gjoksin sa një shkëmb, i shkoi ngjyra e fytyrës. Në çastin kur ia përkëdhela flokët Torit, Zefi më tha “Profesor, jeta ka kusure. Lamtumirë.”  “Mirupafshim”, ia ktheva unë. Regjimet shtypëse duan popuj të fjetur, rini në gjumë.

*   *   *

Në një perspektivë më të gjerë, reflektimi i Fjodor Dostojevskit (1821-1881) mbi temën e manipulimit të popujve është detajuar në parabolën e Inkuizitorit të Madh. Në këtë histori të marrë nga romani “Vëllezërit Karamazov”, Inkuizitori i Madh mbron tezën se është e nevojshme të sigurohet “në mënyrë efektive” lumturia e popullit. Për këta avokatë të “efikasitetit” shoqëror nuk është çështje sigurimi i lirisë për njerëzit, me shpresën se ata do të jenë në gjendje ta përdorin atë, por më tepër të udhëheqin një tufë të shoqërueshme dhe pasive drejt lumturisë, nën udhëheqjen e “barinjve” të cilët janë të aftë vetëm për gjykim dhe dinë si t’i udhëheqin turmat duke përdorur në mënyrë inteligjente “misterin”, “mrekullinë” ose “autoritetin”.

Kjo ide u paraqit edhe në shekullin XIX nga orientalisti dhe studiuesi semit francez që shkruante për gjuhët dhe qytetërimet semite, historiani i fesë, filologu, filozofi, studiuesi biblik dhe kritiku Ernest Renan (Joseph Ernest Renan; 27.02.1823, Tréguier, Francë – 02.10.1892, Paris), por në formën e frikës, në shkrimin e tij “Dialogë filozofikë” (Dialogues philosophiques, 1876). Në shekullin XVI  kjo ide ishte paraqitur në një mënyrë cinike nga politikani, diplomati, filozofi, historiani dhe poeti italian Nikolo Makiaveli (Niccolò Machiavelli, 3 maj 1469 – 21/22 qershor 1527) në veprën “Princi” (Il Principe, 1513, botuar më 1532). Megjithëkëtë, roli i sportit si një mjet i fuqishëm për depolitizimin dhe alienimin e masave duhet të merret në konsideratë pasi pa këto lojëra cirku që tërheqin audienca të mëdha, mund të kishin trazira publike dhe demonstrata politike.

Në esenë e tij “Mesazhi dhe masazhi” (Message and massage), filozofi kanadez Herbert Marshall MekLuhan (Herbert Marshall McLuhan; Edmondton, Kanada, 21.07.1911 – 31.12.1980, Toronto, Kanada) thotë se televizioni nuk e ka këtë pengesë. MekLuhan është personi që i ka vënë bazat e studimit të teorisë së mediave. Mediumet përcjellin mesazhe apo e bëjnë masazhin e trurit të njeriut?! Libri “Mediumi është Mesazh: Inventar i efekteve” (The Medium is the Massage: An Inventory of Effects,) është shkruar nga analisti mediatik Marshall McLuhan dhe dizajneri grafik Quentin Fiore (12.02.1920 – 13.04.2019). U botua në vitin 1967 dhe u bë bestseller.

Për më tepër, këshilltari i Presidentit amerikan Xhimi Karter (Jimmy Carter, 01.10.1924 – 29.12.2024) dhe anëtar i Komisionit trepalësh, Zbignjev Bzhezhinski (Zbigniew Brzeziński; Varshavë, Poloni, 28.03.1928 – 26.05.2017, Inova Fairfax Medical Campus Woodburn, Virginia) e propozoi një koncept të ngjashëm: “argëtim me gjinj“ (tittytainment) që i referohej një nënsistemi të mbështetur apo të zbatuar, për të parandaluar kritikën politike prej personave që kanë mbetur pas nga liberalizmi dhe globalizmi. Sipas këtij koncepti, ky lloj  argëtimi duhet të përhapet kudo që t’ua mpijë mendjet njerëzve dhe t’u ofrojë atyre kënaqësi të mjaftueshme që t’i plotësojnë nevojat themelore.

Një koncept i ngjashëm “i zbavitjes me gjinj” (tittytainment) është marrë edhe nga filozofi francez Zhan-Klod Mishea (Jean-Claude Michéa; Guéret, 1950 – ). Mishea është autor i eseve kushtuar veprës së romancierit anglez Xhorxh Oruel (George Orwell, 1903-1950).

Shënim: Xhorxh Orueli (25.06.1903 – 21.01.1950) është romancier, poet, eseist, gazetar dhe kritik anglez. Emri i vërtetë i tij është Eric Arthur Blair. Vepra e tij karakterizohet nga kritika sociale, kundërshtimi i çdo lloj totalitarizmi dhe mbështetja e socializmit demokratik. 


Publikimi i mëparshëm

Fakulteti Pedagogjik i Universitetit të Tetovës dhe Fakulteti i Pedagogjisë i Universitetit Masarik nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi

Publikimi i radhës

Ditë vjeshte

Publikimi i radhës
Rainer Maria Rilke (1875–1926)

Ditë vjeshte

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.