• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 7 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Dikur kishte xhelozi dhe kritika ishte duartrokitja e atyre në rresht të parë

Ata që thonë se ishin të lumtur, e kishin këtë frikë. Diktaturë do të thotë “të bësh si them unë”.

08/07/2021
| Kulturë, Rajon

Kompozitori i njohur, Robert Radoja, ka rrëfyer jetën mes dy sistemesh. Në një intervistë në “News 24” kompozitori pyetet mbi vitet 1970 ku shumë artistë u goditën nga Partia Komuniste, moment për të cilin Radoja shprehet:  “Të gjithë kemi pasur frikë asokohe.

Ata që thonë se ishin të lumtur, e kishin këtë frikë. Diktaturë do të thotë “të bësh si them unë”.

Sa i takon artit në komunizëm dhe funksionit të tij propagandistik, Radoja ka një shpjegim: “Filmat po, kishin propagandë por kishin edhe artistë të jashtëzakonshëm që luanin në to”.

Si një krahasim mes dy kohëve, ai thotë se ka më shumë varre në demokraci se sa para 1990-ës, e ndërsa vihet para konstatimit se varret e komunizmit mungojnë sepse 6 mijë vetë janë të zhdukur dhe pa varr, profesori, vë në peshore dy kohët e sistemet politike: “Ka të zhdukur në komunizëm e në liri, mos e harroni Remzi Hoxhën”.

Sa i përket miqësisë me Robert Papavramin, ai thotë: “Çështja e Papavramit është histori me vete, ju dha një mundësi dhe e shfrytëzoi”. Kur pyetet për pengjet, Radoja pohon se është një “thes” që nuk mund ta hapë.

“Kemi jetuar më të bukurën e jetës dhe jam mirënjohës. Dikur kishte xhelozi dhe kritika ishte duartrokitja e atyre në rresht të parë. Nëse duartrokisnin ata e kishe kaluar, nëse jo, kishe probleme”, thotë Radoja duke nënkuptuar ekipet e censurës, dhe në fund pranon: “Këto janë mendimet e mia, janë të kontestueshme doemos”. BW

 


Publikimi i mëparshëm

Rousseau – filozofi i ndjenjave

Publikimi i radhës

Duam që shkolla të rihapet

Publikimi i radhës

Duam që shkolla të rihapet

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.