• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 7 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

IN MEMORIAM

Profesor Fadil Sulejmani jetoi mes njerëzve si sfidë dhe si udhërrëfim. Ai ushtronte diturinë si mision, guximin si detyrë, debatet si përgjegjësi, largimin si përulësi dhe kthimin si fillim të ri.

05/12/2025
| Arsim, Tradita plus

Prof. Dr. Vullnet Ameti – Sot, në ditën që do të duhej të ishte një festë e urtësisë dhe e dritës që ai la pas, ne e gjejmë veten duke kërkuar sërish gjurmët e Profesor Fadil Sulejmanit – timonierit tonë të paepur, i cili e dinte se drejtimi i anijes së kombit nuk mbahet asnjëherë vetëm me duar por me zemër, vizion dhe sakrificë.
Ai udhëhiqej nga një pasion i rrallë: të fitonte me mund atë që të tjerët e humbnin me lehtësi dhe kur kohët bëheshin të vështira, kur horizonti errësohej, ai nuk përkulej por përvishte mëngët duke na rahatuar me aurën e Tij prej kapiteni.
Profesor Fadil Sulejmani jetoi mes njerëzve si sfidë dhe si udhërrëfim. Ai ushtronte diturinë si mision, guximin si detyrë, debatet si përgjegjësi, largimin si përulësi dhe kthimin si fillim të ri.
Dhe si të gjithë ata që vendosin shumë barrë mbi shpatullat e tyre për të tjerët, ai shpesh harxhonte më shumë fuqi për të qetësuar furtunat që i sillte vetes sesa për të shijuar fitoret që na sillte ne.
Edhe pse Profesor Fadil Sulejmani nuk ecën më ndër ne, ai ecën nëpër ne – në mendjen tonë, në ndërgjegjen tonë, në çdo cep të tempullit që ndërtoi me shumë punë deri në vetëmohim.
Universiteti i Tetovës, kryevepra e jetës së tij, është prova se njeriu mund t’i japë dritë një populli të tërë vetëm me një laps, një fletore dhe një zemër që nuk njeh dorëzim.
Aty sot qëndron shtatorja e tij, jo si një dekor prej guri, por si busull morale që udhëheq.
Nderimet për të– titujt, konferencat, muzeu, çmimet, ribotimet e veprave, shtatorja, fondacioni – janë vetëm përpjekje modeste për të larë borxhin që i kemi. Borxh që, sado të mundohemi, nuk shlyhet kurrë. Sepse ai na dha më shumë se ç’mori, dhe si çdo burrë i madh, iku duke menduar ndoshta se mund të kishte bërë edhe më shumë.
Mungesa e tij nuk është thjesht një boshllëk është një plagë që nuk mbyllet. Një plagë që na kujton se këtë botë e la jo sepse e mbaroi misionin, por sepse e rraskapiti beteja e pambarimtë me një realitet që nuk e meritonte shpirtin e tij aq të madh.
Dhe në fund, megjithëse e fitoi garën me kohën, Ai u rrëzua në garën me sëmundjen—sepse njeriu që i jep gjithçka një kombi, rrallëherë i lë vetes vend për të mbijetuar.
Sot, kur i afrohemi shtatores së tij, nuk e shohim vetëm një monument.
Shohim një kujtim të dhimbshëm të një njeriu që duhet ta kishim ende pranë.
Shohim një njeri që e humbëm shumë herët, por jo rastësisht sepse njerëzit e dritës zakonisht digjen më shpejt mu si qiriu.
Sot, në 85-vjetorin e lindjes së tij, nuk e përkujtojmë vetëm si dijetar, as si rektor historik, as si iluminist por si njeriun që mbajti në shpinë një shoqëri të tërë ndërsa shumë të tjerë e shtynin drejt greminës.
Si njeriun që i la këtij vendi më shumë se sa mori prej tij.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i Tij.

Publikimi i mëparshëm

85 vjet më parë u lind Prof. Dr. Fadil Sulejmani – themeluesi, Rektori i parë dhe historik i Universitetit të Tetovës

Publikimi i radhës

Fakulteti i Arteve i UT-së e organizoi punëtorinë me temë “Një dritë – shumë dritëshkrime” me fotografin e njohur Rromir Imami

Publikimi i radhës

Fakulteti i Arteve i UT-së e organizoi punëtorinë me temë “Një dritë – shumë dritëshkrime” me fotografin e njohur Rromir Imami

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.