• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 10 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Spektër

“30 vjet nga Srebrenica: Kujtesë, përgjegjësi dhe mësime për të ardhmen”

Organizimi i kësaj ngjarjeje ishte pjesë e premtimit që të mos lejojmë heshtjen të shndërrohet në normalitet dhe  të mos të relativizohet ajo.

13/11/2025
| Spektër, Tradita plus

Fakulteti Filozofik i Universitetit të Tetovës, e ka përkujtuar 30 – vjetorin e Masakrës së Srebrenicës. Përkujtimi me moton “30 vjet nga Srebrenica: Kujtesë, përgjegjësi dhe mësime për të ardhmen” u mbajt në seancën plenare të Konferencës së 10-të me radhë e cila i zhvilloi punimet në kuadër të Kongresit Ndërkombëtar të Shkencave Humane, Shoqërore dhe Arteve.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe Prof. Dr. Jasmin Medic dhe Prof. Dr. Muamer Dzananovic nga Instituti për hulumtime të krimeve kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare nga Bosnja dhe Hercegovina. Ata në këtë veprimtari referuan si folës kryesorë për këtë masakër, si një nga ngjarjet më tronditëse për rajonin dhe më gjerë.

Ndërkaq në fjalën e tij, dekani i Fakultetit Filozofik i UT-së, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti theksoi se kanë kaluar 30 vjet nga masakra e Srebrenicës dhe megjithatë shumë pyetje mbeten të hapura, plagët ende flasin, ndërsa kërkesa për drejtësi është ende prezente. “30 vjet nga Srebrenica: Kujtesë, përgjegjësi dhe mësime për të ardhmen” përmbledh gjithë misionin tonë të përbashkët.

“Srebrenica nuk është thjesht një vend në hartë, është një plagë në ndërgjegjen e botës. Të flasësh për Srebrenicën nuk është thjesht një përkujtim, është një detyrim moral, është një thirrje për vetëdije, për të mos kthyer kokën nga e keqja, për të mos u bërë të verbër përballë padrejtësisë. Sepse ajo nuk është vetëm e kaluara, është pasqyra e së tashmes dhe pyetja e së ardhmes sonë. Masakrat si ajo në Srebrenicë nuk ishin vetëm krime kundër njerëzimit, ishin shkelje e vetë arsyes njerëzore, momentet kur njeriu u bë numër dhe kur vdekja u bë logjikë politike. Viktor Frankl, që mbijetoi kampet e përqendrimit, na mësonte se edhe në errësirën më të thellë, njeriu ruan një liri, lirinë për të zgjedhur kuptimin. Në Srebrenicë, në atë luginë të heshtjes, na mbetet pikërisht kjo detyrë: të krijojmë kuptim nga dhimbja dhe përgjegjësi nga humbja sepse, siç tha Hasan Nuhanović, “nëse harrojmë, e keqja do të kthehet vetëm me një emër dhe flamur tjetër.” Hannah Arendt na paralajmëroi për banalitetin e së keqes se tmerri shpesh nuk vjen nga përbindëshat, por nga njerëzit e zakonshëm që ndalojnë së menduari, e Srebrenica pikërisht është dëshmi e këtij ndalimi të rrezikshëm të mendimit.”- theksoi Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti.

Në vijim të fjalës së tij ai shtoi se sot është radha jonë të mendojmë por edhe të ndiejmë, të mos harrojmë dhe të kuptojmë dhe se Srebrenica na obligon që në heshtje të gjejmë zërin dhe në dhimbje kuptimin.

Organizimi i kësaj ngjarjeje ishte pjesë e premtimit që të mos lejojmë heshtjen të shndërrohet në normalitet dhe të mos të relativizohet ajo.

Pas përfundimit të seancës plenare, i vijoi punimet Konferenca e 10-të Shkencore e Fakultetit Filozofik në të cilën hulumtues të njohur nga vende të ndryshme i paraqiten studimet e tyre.


Publikimi i mëparshëm

“Ndërgjegjja jonë ka nevojë për librat”, në Tiranë filloi edicioni i 28-të i Panairit të Librit

Publikimi i radhës

Politika është bërë teatër, shkenca tregim dhe informacioni performancë

Publikimi i radhës

Politika është bërë teatër, shkenca tregim dhe informacioni performancë

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.