• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 7 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Dita Botërore e Shkencës për Paqe dhe Zhvillim

Kombet e Bashkuara e kanë përcaktuar datën 10 nëntor si Ditën Botërore të Shkencës për Paqe dhe Zhvillim.

10/11/2025
| Bota, Spektër

Kjo ditë thekson rolin e rëndësishëm të shkencës në shoqëri dhe nevojën për të angazhuar publikun e gjerë në debate mbi çështjet shkencore të reja. Ajo gjithashtu nënvizon edhe rëndësinë e shkencës në jetën tonë të përditshme.

Dita Botërore e Shkencës për Paqe dhe Zhvillim synon të sigurojë që qytetarët të mbahen të informuar për zhvillimet në shkencë si dhe nënvizon rolin që shkencëtarët luajnë në zgjerimin e të kuptuarit tonë për planetin.

Që nga shpallja e saj nga UNESCO në vitin 2001, Dita Botërore e Shkencës për Paqe dhe Zhvillim ka gjeneruar shumë projekte, programe dhe financime konkrete për shkencën në mbarë botën. Ka ndihmuar gjithashtu në nxitjen e bashkëpunimit midis shkencëtarëve që jetojnë në rajone të dëmtuara nga konflikti, ku një shembull është krijimi i mbështetur nga UNESCO i Organizatës izraelito-palestineze të shkencës (IPSO).

Arsyeja e festimit të Ditës Botërore të Shkencës për Paqe dhe Zhvillim i ka rrënjët në rëndësinë e rolit të shkencës dhe shkencëtarëve për shoqëritë e qëndrueshme dhe në nevojën për të informuar dhe përfshirë qytetarët në shkencë.  Hera e parë që kjo ditë u festua, ishte 10 nëntori i 2002-shit, nën kujdesin e UNESCO-s. Festimi përfshiu shumë partnerë, si organizata qeveritare, ndërqeveritare dhe joqeveritare, Komisionet Kombëtare të UNESCO-s, institucionet shkencore dhe kërkimore, shoqatat profesionale, mediet, mësuesit e shkencës dhe shkollat. atsh


Publikimi i mëparshëm

130 vite nga lindja e “Heroinës së Popullit”, Shote Galicës

Publikimi i radhës

Zgjedhja e Prof. Dr. Nevzat Bejtulit anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut – dëshmi e përkushtimit ndaj dijes, artit dhe vlerave kombëtare

Publikimi i radhës

Zgjedhja e Prof. Dr. Nevzat Bejtulit anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut - dëshmi e përkushtimit ndaj dijes, artit dhe vlerave kombëtare

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.