• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 7 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Në Seminarin XIX Ndërkombëtar të Albanologjisë u përuruan veprat e reja të Prof. Dr. Izmit Durmishit

Këto botime u mirëpritën ngrohtësisht nga pjesëmarrësit e seminarit, të cilët vlerësuan punën e përkushtuar dhe seriozitetin shkencor të autorit, i cili prej dekadash kontribuon në studimet e gjuhës shqipe, onomastikës dhe sociolinguistikës.

25/09/2025
| Kulturë, Tradita plus

Në kuadër të programit të Seminarit XIX Ndërkombëtar të Albanologjisë, sot në Këndin e Kujtesës “Prof. Dr. Fadil Sulejmani” u zhvillua përurimi i tre botimeve më të fundit të studiuesit dhe profesorit të njohur të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Izmit Durmishi.

Librat e prezantuar para auditorit ishin: “Eufemizmat në të folmet shqipe të Maqedonisë”, “Socioonomastika e Pollogut të Epërm” dhe “Hulumtime gjuhësore”.

Këto botime u mirëpritën ngrohtësisht nga pjesëmarrësit e seminarit, të cilët vlerësuan punën e përkushtuar dhe seriozitetin shkencor të autorit, i cili prej dekadash kontribuon në studimet e gjuhës shqipe, onomastikës dhe sociolinguistikës.

Në këtë ngjarje u paraqitën edhe recensionet e librave të sipërpërmendur. Akademik, Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj, në vlerësimin e tij, nënvizon se vepra mbi eufemizmat është ndërtuar mbi hulumtime të gjera në terren dhe literaturë, duke sjellë një qasje universale, e njëkohësisht të lidhur ngushtë me specifikat e shqipes. Sipas tij, Prof. Dr. Izmit Durmishi ka ofruar një kontribut të çmuar në kuptimin gjuhësor, shoqëror dhe kulturor të kësaj dukurie komplekse.

Ndërkaq, Prof. Dr. Begzad Baliu monografinë “Socioonomastika e Pollogut të Epërm” e cilëson si një qasje të re metodologjike në studimet onomastike shqiptare. Ai vë në dukje se kjo vepër bashkon elementë të gjeografisë, dialektologjisë, sociolinguistikës e semantikës dhe sjell një pasuri të madhe toponimesh e antroponimesh, të cilat hedhin dritë mbi historinë, kulturën dhe identitetin shqiptar në këtë trevë.

Po ashtu, Prof. Dr. Bahtijar Kryeziu ka veçuar faktin se vepra, me mbi 1200 njësi onomastike të mbledhura nga terreni, është një dëshmi e fortë e autoktonisë shqiptare në Pollog. Sipas tij, puna e profesor Durmishit është e vyer jo vetëm për gjuhësinë shqiptare, por edhe për dokumentimin dhe ruajtjen e trashëgimisë historike e kulturore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Botimet e fundit të Prof. Dr. Izmit Durmishit përbëjnë një kontribut të rëndësishëm për albanologjinë, duke e  pasuruar më tej fushën e gjuhësisë, onomastikës dhe studimeve shoqërore. Ky promovim dëshmoi edhe një herë se Seminari i Albanologjisë i UT-së mbetet një arenë e rëndësishme shkencore, ku prezantohen dhe diskutohen prurje të reja me vlerë për kulturën dhe shkencën shqiptare.


Publikimi i mëparshëm

Në Universitetin e Tetovës u mbajt edicioni XIX i Seminarit Ndërkombëtar të Albanologjisë

Publikimi i radhës

Çmimi Nobel për letërsi për vitin 2025 iu dha shkrimtarit hungarez Laslo Krasnahorkai

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

Çmimi Nobel për letërsi për vitin 2025 iu dha shkrimtarit hungarez Laslo Krasnahorkai

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.