• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 15 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Kosova lajm në BBC / Dua Lipa dhe Kosova kanë qenë të pandashme

Transmetuesi britanik BBC i ka kushtuar një artikull të veçantë këngëtares me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, në ditët kur po mbahet festivali Sunny Hill në Prishtinë. Në fokus të shkrimit ishte ceremonia e dhënies së shtetësisë kosovare për Dua Lipën.

03/08/2025
| Bota, Tradita plus

BBC shkruan se këngëtarja ka lindur në Londër nga prindër kosovarë dhe ka jetuar për një kohë të shkurtër në Prishtinë që nga mosha 11-vjeçare, kur prindërit e saj u kthyen pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

BBC ka përmendur edhe deklaratën e Dua Lipës që ka thënë se “tani dy anët e mia janë një” pasi mori shtetësinë.

Në këtë artikull theksohet edhe pritja që ia bëri Presidentja Vjosa Osmani, në ceremoninë zyrtare, ku e quajti një “nder” dhënien e shtetësisë për Dua Lipën, duke e cilësuar atë si “një nga figurat më ikonike kulturore në historinë e vendit të Kosovës”.

“Dua dhe Kosova kanë qenë gjithmonë të pandashme. Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës, duke bërë histori me të arriturat e saj dhe duke u shndërruar në inspirim për miliona njerëz anekënd globit. Mirënjohja jonë është e pafund për gjithçka që Dua ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën, për rininë tonë, për artin tonë dhe për imazhin ndërkombëtar të vendit tone”, shkroi Osmani.

Tutje në artikull shkruhet se këngëtarja Dua Lipa ndodhet aktualisht në Kosovë për Festivalin treditor “Sunny Hill”, ku ajo ishte artistja kryesore të premten.

“Ajo ka folur shpesh për dashurinë që ka për vendin dhe ka themeluar një fondacion që ndihmon komunitetet në nevojë në Kosovë. Këngëtarja e “Radical Optimism” u prit në ceremoni nga një kor fëmijësh që kënduan një version të këngës së saj “Levitating””, thuhet në artikull.

Tani, Dua Lipa ka shtetësi britanike, shqiptare dhe kosovare.

Ajo ishte pajisur me shtetësinë shqiptare në vitin 2022 për promovimin e vendit përmes muzikës dhe famës së saj. Në vitin 2022, ajo u nderua gjithashtu me titullin Ambasadore Nderi e Kosovës nga presidentja Osmani.

Lipa e cilësoi këtë si një “nder dhe privilegj të përfaqësosh vendin tënd në mbarë botën dhe të vazhdosh punën dhe përpjekjet globale”.

BBC tregon se si Lipa e themeloi festivalin muzikor në vendlindjen e prindërve të saj, bashkë me babain e saj, në vitin 2018.

”Ajo kishte shpjeguar vitin e kaluar se festivali u krijua ‘për të ndryshuar narrativën për Kosovën dhe perceptimin se është një vend i shkatërruar nga lufta’”, thuhet në artikull.


Publikimi i mëparshëm

Martin Camaj dy përmbledhjet e para i botoi në Kosovë

Publikimi i radhës

“Çeta e Profetëve” dhe gjuha e Pjetër Bogdanit

Publikimi i radhës

“Çeta e Profetëve” dhe gjuha e Pjetër Bogdanit

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.