• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 15 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Tryezë shkencore: “Studimet historike shqiptare sot: sfida dhe probleme”

Në fjalën përshëndetëse, prof. dr. Paskal Milo, kryetar i Komisionit të përhershëm të historisë, falënderoi drejtuesit e Akademisë për mbështetjen dhe nënvizoi rëndësinë që ka sot trajtimi i temave të historiografisë në një këndvështrim kritik dhe bashkëkohor.

19/06/2025
| Kulturë, Rajon

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, përmes Komisionit të përhershëm të historisë, zhvilloi në ambientet e saj tryezën shkencore me temë: “Studimet historike shqiptare sot: sfida dhe probleme”. Veprimtaria u organizua në prani të kryetarit të Akademisë, akad. Skënder Gjinushi, sekretares shkencore akad. Anila Hoda, dhe akad. Gëzim Hoxha, kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike. Pjesëmarrës ishin gjithashtu studiues nga Instituti i Historisë, profesorë të Universitetit të Tiranës dhe përfaqësues nga Drejtoria Qendrore e Arkivave.

Në fjalën përshëndetëse, prof. dr. Paskal Milo, kryetar i Komisionit të përhershëm të historisë, falënderoi drejtuesit e Akademisë për mbështetjen dhe nënvizoi rëndësinë që ka sot trajtimi i temave të historiografisë në një këndvështrim kritik dhe bashkëkohor.

Kryetari i Akademisë, akad. Gjinushi, theksoi se kjo tryezë zhvillohet në një moment të rëndësishëm, për shkak të përfundimit të dy vëllimeve të para të veprës madhore “Historia e shqiptarëve”, dhe vuri në dukje se procesi po ecën me përkushtim drejt përmbylljes së dy vëllimeve të tjera. Ai vlerësoi kontributin e historianëve të angazhuar në këtë projekt dhe u shpreh se qëllimi i veprimtarisë është hapja e rrugëve për një trajtim sa më objektiv e të paanshëm të historisë së shqiptarëve.

Në kumtesën e tij me temë “Studimet historike shqiptare, sfida dhe probleme”, prof. Milo u ndal në një sërë problematikash që has sot historiografia shqiptare dhe ajo ndërkombëtare, si: politizimi i historisë, keqinterpretimi i fakteve, mungesa e aksesit në burimet arkivore, kriza e kërkimit shkencor, si dhe ndikimet që teknologjia dhe inteligjenca artificiale po sjellin në fushën e historisë. Ai theksoi se historia nuk duhet të mbetet peng i narrativave të së kaluarës, por duhet të riformulohet në bazë të një kulture kërkimore kritike dhe objektive, në funksion të pajtimit dhe ndërtimit të së ardhmes.

Prof. dr. Ferit Duka, në kumtesën e tij “Historiografia dje dhe sot: arritje dhe probleme”, krahasoi dy periudha kyçe të zhvillimit të historisë së shkruar në Shqipëri: atë të komunizmit dhe të postkomunizmit. Ai theksoi prirjet për përdorimin e historisë në funksion të legjitimitetit politik, si dhe rritjen e ndikimit të historiografisë amatore në hapësirat publike dhe mediatike, duke bërë thirrje për riprofilizim cilësor të historianëve dhe rritjen e rezistencës ndaj ndikimeve të jashtme jo-shkencore.

Në përmbyllje, prof. dr. Arben Cici mbajti kumtesën “Apatia historike e brezit të ri dhe sfida e rizgjimit të ndërgjegjes kolektive”, ku trajtoi ndikimin që kanë rrjetet sociale dhe teknologjia moderne në shkëputjen e të rinjve nga historia. Ai propozoi një sërë masash për ta rikthyer interesin dhe ndërgjegjen historike te brezat e rinj përmes reformimit të kurrikulës, përdorimit të teknologjisë interaktive dhe përfshirjes aktive në projekte edukative me bazë kujtese.

Tryeza u mbyll me diskutime të hapura ndërmjet pjesëmarrësve, duke theksuar nevojën për bashkëpunim institucional, kërkim të mirëfilltë shkencor dhe zhvillim të një qasjeje kritike dhe moderne ndaj historiografisë shqiptare.

 Burimi: www.akad.gov.al 


Publikimi i mëparshëm

UNIVERSITETI I TETOVËS DHE EFEKTI “BEFORE & AFFTER”

Publikimi i radhës

Profesorë dhe studentë të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës pjesëmarrës në ekspozitën “Profesorë + Studentë”

Publikimi i radhës

Profesorë dhe studentë të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës pjesëmarrës në ekspozitën “Profesorë + Studentë”

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.