• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 7 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Orkestra Simfonike e RTSH sot e shënon 63-vjetorin e saj

16/05/2025
| Kulturë, Shqipëri

Orkestra Simfonike e RTSH-së u themelua më 16 maj të vitit 1962 si formacioni orkestral më i madh i kohës. Fillimisht u quajt “Orkestra Simfonike e Radios dhe Kinematografise”. Krijimi i saj shënoi një etapë të re në zhvillimin kulturor dhe artistik në Shqipëri.
Koncerti i parë u realizua më 20 gusht të po atij viti nën dirigjimin e Mustafa Krantjes dhe u luajtën vepra të Haydn, Mendelssohn dhe Mozart.
Janë ekzekutuar dhe regjistruar si emisione radiofonike për atë kohë veprat e para të kompozitorëve dhe njëkohësisht të drejtuesve muzikorë të institucionit si simfonitë e para të Abdulla Grimcit, Vath Çangut e më pas veprat e kompozitorëve të tjerë të cilët u bënë dhe udherrëfyesit e zhvillimit muzikor në vend Çesk Zadeja, Tonin Harapi, Tish Daija, Kozma Lara, Pjeter Gaci, Feim Ibrahimi etj e deri te brezat më të rinj Limoz Dizdari, Shpëtim Kushta, Kujtim Laro, Thoma Gaqi, Aleksandër Peçi, Hajg Zaharian, Spartak Tili, Gazmend Mullahi, Sokol Shupo e deri tek akoma më të rinjtë Vaso Tole, Ermir Dergjini, Endri Sina etj…
Nga vitit 1964 e deri në vitet 2000, dirigjenti emblem i kësaj orkestre ishte i madhi Ferdinand Deda, i cili nuk ishte vetëm dirigjent por edhe kompozitor, orkestrues, instrumentist, një artist me energji dhe kontribut të jashtëzakonshëm në Orkestrën Simfonike. Një rol të rëndësishëm në aktivitetin artistik dhe zhvillimor të kësaj orkestre nga vitet 1978 e deri në vitet 1990, ka luajtur edhe dirigjenti i mirënjohur Eno Koço si drejtues i shumë koncerteve simfonike, vokale, regjistrime të muzikës së filmave, koncerteve jashtë vendit etj.
Orkestra Simfonike RTSH është nderuar me çmimet “Naim Frashëri Artë” në vitin 2007, “Çmimin e karrierës” në vitin 2009, si dhe “Nder i Kombit” në vitin 2017.

Orkestra Simfonike RTSH


Publikimi i mëparshëm

Nata e fjalës artistike dhe shpirtit studentor

Publikimi i radhës

Në Universitetin e Tetovës u mbajt trajnim për fuqizimin e të rinjve në ndërtimin e paqes

Publikimi i radhës

Në Universitetin e Tetovës u mbajt trajnim për fuqizimin e të rinjve në ndërtimin e paqes

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.