Shtëpia Botuese “Nacional” organizon në Tiranë konferencën: PRANIA E LETËRSISË BASHKËKOHORE ITALIANE DHE ASAJ NDËRKOMBËTARE NË GAZETËN LETRARE DHE KULTURORE “NACIONAL”.
Veprimtaria do të mbahet më datë 14 maj 2025, ora 18:00, në sallën e konferencave në Hotel Oxford, Tiranë.
Shtëpia Botuese “Nacional” ka kënaqësinë t’u ftojë në një ngjarje të veçantë kulturore dhe intelektuale që do të zhvillohet në zemër të Tiranës, më datë 14 maj 2025, ora 18:00, në sallën e konferencave në Hotel Oxford, Tiranë. Kjo konferencë synon të hedhë dritë mbi ndikimin, prurjet dhe jehonën e letërsisë bashkëkohore italiane dhe asaj ndërkombëtare në një nga platformat më të rëndësishme të kulturës dhe letrave shqipe – gazetën letrare dhe kulturore “Nacional”.
Të ftuar nderi:
1. Regina Resta – Presidente e Shoqatës VerbumlandiArt APS, e njohur nga Senati i Republikës Italiane
2. Dr. Znj. MIRELLA CRISTINA
(juriste, deputete, komisioni i drejtësisë)
3. Goffredo Palmerini
(Gazetar)
4. MARIA PIA TURIELLO
(Kriminologe forenzike, kryetare e Komisionit Shkencor)
5. MIRJANA DOBRILLA
(Shkrimtare, përkthyese)
Marrin pjesë:
6. Prof. dr. Gjovalin Shkurtaj
Studiues i kulturës arbëreshe, përkthyes i letërsisë italiane, Akademik
7. Prof. dr. Klara Kodra
Poete, studiuese e letërsisë arbëreshe, përkthyese e letërsisë italiane, Akademike.
8. Prof. dr. Anton Papleka
Poet, përkthyes i letërsisë ndërkombëtare, studiues
9. Dr. Mujë Buçpapaj
Poet, përkthyes, studiues i letërsisë, drejtor i Botimeve “Nacional” dhe i gazetës letrare “Nacional”
10. Shkrimtarë, poetë, studiues dhe përkthyes nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi
Organizator: Dr. Mujë Buçpapaj
Koordinatore: Angela Kosta
Ejani dhe bëhuni pjesë e dialogut letrar ndërkombëtar!
Konferenca do të jetë një urë lidhëse mes kulturave, përkthimeve dhe frymëzimeve të përbashkëta në fushën e letërsisë bashkëkohore.
Miqësisht,
DR. MUJË BUÇPAPAJ
SHTËPIA BOTUESE “NACIONAL”




