• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 12 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Universiteti i Tetovës mori pjesë në Panairin Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor që mbahet në Prishtinë

Kjo veprimtari mbahet për herë të katërt dhe organizohet nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nga Shqipëria.

25/04/2025
| Arsim, Rajon

Universiteti i Tetovës është bërë pjesë e rëndësishme e realizimit të programit të Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor, që i zhvillon punimet prej 23-25 prill 2025, në Prishtinë.

Kjo veprimtari mbahet për herë të katërt dhe organizohet nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nga Shqipëria.

Në ditën e dytë, Universiteti i Tetovës, para auditorit pjesëmarrës në këtë ngjarje me rëndësi për arsimin, shkencën dhe kulturën shqiptare, është paraqitur me dy botime. Përfaqësuesit e UT-së, Prorektori për Shkencë, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar Prof. Dr. Salajdin Salihu, Prof. Dr. Agon Memeti nga Zyra per shkencë dhe inovacion dhe Drejtoresha e Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor Mr. Sc. Donika Kamberi i promovuan disa prej botimeve, si: veprat e themeluesit dhe Rektorit të parë historik të UT-së Prof. Dr. Fadil Sulejmani dhe botimin e Qendrës për Paqe “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor pas agresionit Rus në Ukrainë: Çfarë më pas?”

Organizatorët e këtij panairi, në ceremoninë e hapjes zyrtare, këtë ngjarje e kanë cilësuar një takim që i përbashkon botimet e studiuesve shqiptarë dhe ofron mundësinë t’i shohin nga afër botimet shkencore  në një aktivitet unik dedikuar atyre.

Në përfundim, organizatorët nënvizuan se prania dhe kontributi i Universitetit të Tetovës në këtë panair është një dëshmi e qartë e përkushtimit të tij ndaj dijes, kërkimit shkencor dhe promovimit të vlerave akademike shqiptare. Ata e vlerësuan lart këtë institucion si një qendër e rëndësishme e mendimit shkencor dhe si një partner të çmuar në ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes universiteteve dhe komunitetit më të gjerë intelektual shqiptar.

 


Publikimi i mëparshëm

Pianot e para te shqiptarët

Publikimi i radhës

NACIONALIZMI KULTUROR TE SHQIPTARËT NË FUNKSION TË ÇLIRIMIT KOMBËTAR

Publikimi i radhës
Dr. Nikollë Loka

NACIONALIZMI KULTUROR TE SHQIPTARËT NË FUNKSION TË ÇLIRIMIT KOMBËTAR

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.