• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 12 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Ferma e kafshëve – Xhorxh Oruell

20/04/2025
| Bota, Kulturë
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

PROFESOR XHELAL ZEJNELI


Prof. Xhelal Zejneli – “Ferma e kafshëve” (Animal Fram) është novelë satirike apo fabule (alegori) e prozatorit, poetit, eseistit, gazetarit dhe kritikut anglez Xhorxh Oruell (George Arthur Orwell, 1903 – 21.01.1950). Emri i vërtetë i tij ka qenë Erik Bler (Eric Blair). Në novelë flitet për një grup kafshësh që e kanë zaptuar fermën për vete. Deri në një periudhë aty e kanë pasur mirë. Më vonë fillon terrori dhe vuajtja. Autori e ka shkruar veprën gjatë Luftës II Botërore. Është botuar në vitin 1945, por vepra fiton famë në vitet ’50 të shekullit XX, d.m.th. në vitin 1950 e këndej.

Libri e përqesh komunizmin totalitarist sovjetik dhe Stalinin. Oruelli ka qenë majtist i cili pas ngjarjeve në Luftën civile në Spanjë e ka njohur fytyrën e vërtetë të stalinizmit. Mirëpo, në parathënien e “Fermës së kafshëve” e kritikon gjendjen në Britani të Madhe, por kjo është censuruar.

Titulli origjinal i veprës është “Animal Farm: A Fairy Story“. Vepra i përket llojit novelë satirike. vepra i përket gjinisë së fabulës. U botua më 17 gusht 1945.

Vepra e sipërthënë, përkundër origjinalitetit të vet, na e përkujton prozatorin anglez-irlandez Xhonatan Suift (Jonathan Swift, 1667-1745), pseudonim i Isaac Bickerstaff.

Oruelli është autor i romanit politik “1984” (Nineteen Eighty-Four) të botuar në vitin 1949. Është vepër me ide aktuale, e vendosur në një të ardhme e afërt. Është një pasqyrë e trishtueshme e shoqërisë në të cilën zbatohet kontrolli absolut i veprimeve dhe i mendimeve të njeriut.

Veprimi: Në fillim Majori Plak, shokëve të vet të feremës u flet për rebelimin e madh dhe për faktin se si do të ekzistojë një botë pa njerëz. Kafshët e dëgjojnë dhe një natë e sulmojnë Xhonsin (Jones) dhe e rrëmbejnë fermën. Vijnë në pushtet Napoleoni dhe Snouballi (Snowball). Këta zbatojnë reforma për jetë më të mirë dhe nxjerrin shtatë urdhra. Jeta e kafshëve ishte e mirë dhe e rehatshme. Por vijnë njerëz dhe fillojnë të luftojnë kundër kafshëve dhe humbin. Pas disa ditëve Snouballi u dëbua nga ferma. Pushtetin e merr Napoleoni. Tani jeta bëhet më e rëndë. Shtatë urdhrat modifikohen ashtu si u konvenon derrave. Për shembull: “Të gjithë janë të barabartë, por disa janë më të barabartë se të tjerët”. Të gjitha kafshët, me përjashtim të derrave dhe të qenve të Napoleonit detyroheshin të punonin më shumë, të marrin më pak ushqim dhe të mos gëzojnë favore. Një natë ferma shndërrohet prej fermës së kafshëve në fermë pronari. Atë natë, midis derrave dhe njerëzve shpërthen një zënkë. Kjo tregoi se Napoleoni i tradhtoi kafshët. Ai dëshironte pushtet më të madh. Tanimë nuk dihej se kush ishte derr dhe kush njeri.

 

Personazhet – Personazhet që në botën reale janë kafshë, janë sundimtarë të komunizmit dhe të socializmit.

           

Derrat – Napoleoni është Josip Stalini; Snouballi (Snowball) është Llav Trocki; Skiperi (Squeeler) është Vjeçesllav Mollotovi; Minimusi – ky duhet të jetë Maksim Gorki; Majoti Plak është ose Karl Marksi ose Lenini; Pinkij (Pinkeye) është provuesi (i gjellës) i Napoleonit; derrkucët janë fëmijët e Napoleonit.

Njerëzit: zotëri Xhonsi (jones) është perandori rus Nikolla II; zotëri Frederiku supozohet se është Adollf Hitleri; zotëri Pilkingtoni supozohet se është Uinston Çerçilli (Winston Churchill); zotëri Uimper (Whymper) është dramaturgu irlandez Xhorxh Bernard Sho (George Bernard Shaw).   

 

Kafshët e tjera: Boksieri (Boxer) është proletariati ose kryengritja e boksierëve; klover (Clover) do të thotë klasa e mesme; molli (Mollie) nënkupton klasën e lartë; Benjamini supozohet se është vetë Xhorxh Oruelli; Moses është Kisha Ortodokse Ruse; Muriel është inteligjencia; pulat janë kulakët; delet janë proletariati; qentë janë policia.


Publikimi i mëparshëm

Simon dë Bovuar

Publikimi i radhës

Shoqata “Tradita” e realizoi aksionin për mbjelljen e fidanëve të reja në malin Sharr

Publikimi i radhës

Shoqata “Tradita” e realizoi aksionin për mbjelljen e fidanëve të reja në malin Sharr

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.