• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 12 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Simon dë Bovuar

Me rastin e 39-vjetorit të vdekjes.

16/04/2025
| Bota, Spektër
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

PROFESOR XHELAL ZEJNELI


Prof. Xhelal Zejneli – Simon dë Bovuar (Simone Lucie Ernestine Marie Bertrand de Beauvoir, Paris, 9.1.1908 – Paris, 14. 4.1986) është prozatore franceze. Vjen nga një familje qytetare të kamur. U edukua në frymën katolike. E lë fenë dhe bëhet kritikuese radikale e dogmave dhe e miteve të qytetërimeve. Deri në vitin 1945 ka qenë profesoreshë universitare e filozofisë. Më pas i përkushtohet letërsisë. Ka qenë luftëtare për lirinë personale dhe  për liritë njerëzore, sidomos për emancipimin e femrës. Ka qenë mbështetëse e prerë e komunikimit dhe e mirëkuptimit midis njerëzve. Ka qenë bashkudhëtare e romancierit, filozofit, dramaturgut dhe kritikut francez Zhan-Pol Sartrë (Jean-Paul Sartre, 1905-1980). Filozofi ateist – Sartri, është i vetmi shkrimtar që e ka refuzuar çmimin “Nobel”. Volteri i Evropës i mesit të qindvjeçarit XX, Sartri ishte filozof ekzistencialist. Ekzistencializmit i kontribuoi dukshëm edhe Simon dë Bovuar. Në romanin e parë “Mysafirja” (L’Invitée, 1943) gruas tradicionale ia kundërvë gruan e pavarur dhe liberale. Akoma më radikale është në esenë “Gjinia tjetër” (Le Deuxième sexe, 1949) e cila me një rebelim deri atëherë të paparë foli për nënshtrimin e femrës. Pozitën e femrës e paraqet që nga fëmijëria deri në pleqëri, duke e parë nga këndvështrimi i historisë njerëzore, i religjionit, i letërsisë, i zakoneve dhe i moralit. Duke i tronditur mitet për feministët pasiv, i dha një nxitje të fuqishme lëvizjes feministë në Francë. Në romanet “Gjaku i huaj” (Lë Sang des autres, 1945), “Çdo njeri vdes” (Tous les hommes sont mortels, 1946) dhe në dramën “Gojët e padobishme” (Les Bouches inutiles, 1945) merret me përgjegjësinë e njeriut ndaj të afërmit. Romani “Mandarinat” (Les Mandarins, 1954) dëshmon për dëshpërimin me humanizmin. I paraqet dilemat e intelektualëve francezë të majtë në periudhën e pasluftës (së Dytë Botërore), pavendosmërinë e tyre për t’i dënuar kampet e përqendrimit në Bashkimin Sovjetik. Shkallë-shkallë, gjithnjë më tepër u kushtohet eseve dhe kujtimeve (memoareve). Në përputhje me idetë e Sartrit, mendimin ekzistencialist të vet Simon dë Bovuar e artikulon në mënyrë më të qartë në esenë “Piri dhe Kineasi” (Pyrrhus et Cinéas, 1944).

            Librat e saj me kujtime kritika i përshëndeti njëzëri: “Kujtimet e një vashe të edukuar mirë” (Mémoires d’une jeune fille rangée, 1958), “Forca e sendeve” (La Force des choses, 1963) “Një vdekje tejet e ëmbël” (Une mort très douce, 1964), në të cilat me zgjuarsi dhe në mënyrë kritike e paraqet fëmijërinë e vet, kërkimin e lirisë dhe të afirmimit përkundër rrugëve të përcaktuara. Ato janë dëshmi e çmueshme e përplasjeve intelektuale në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore, sidomos në grupin e ekzistencialistëve. Veprat e saj të mëvonshme i kushtohen moshës së pjekur, pleqërisë dhe vdekjes: “Gruaja e rraskapitur” (La Femme rompue, 1967), “Pleqëria” (La Vieillese, 1970).

            Simon dë Bovuar me luftën e vet për dinjitet njerëzor dhe për zbulimin e padrejtësive shoqërore ndikoi fuqishëm në rrjedhat letrare.

                


Publikimi i mëparshëm

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, zhvilloi konferencën shkencore me tematikë letërsinë biografike dhe autobiografike shqipe

Publikimi i radhës

Ferma e kafshëve – Xhorxh Oruell

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

Ferma e kafshëve - Xhorxh Oruell

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.