• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 12 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara të UT-së u mbajt ligjëratë teorike-praktike për mbrojtje nga zjarri

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara Prof. Dr. Enis Jakupi, theksoi rëndësinë e integrimit të njohurive për mbrojtje nga zjarri në kuadër të programeve të studimit.

15/04/2025
| Arsim, Rajon

Në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara (FSHZ), u mbajt ligjëratë teorike-praktike me temën “Trajnim për zjarrfikje dhe mbrojtje nga zjarri”, dhe u organizua në bashkëpunim me kompaninë MATO, e cila prodhon aditivë dhe mveshje për materiale ndërtimore si dhe për njësitë përkatëse të shërbimeve të emergjencës.

Ky aktivitet kishte për qëllim rritjen e vetëdijes dhe aftësimin e studentëve për ndërhyrje në raste zjarri si dhe për projektimin e ndërtesave të sigurta ndaj kësaj dukurie. Në këtë trajnim u prezantuan mënyra të ndryshme për parandalimin e zjarrit dhe u demonstruan teknikat e zjarrfikjes, me qëllim që studentët të marrin njohuri praktike për menaxhimin e situatave emergjente.

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara Prof. Dr. Enis Jakupi, theksoi rëndësinë e integrimit të njohurive për mbrojtje nga zjarri në kuadër të programeve të studimit.

“Në lëndë të caktuara në FSHZ, përveç që i përgatisim studentët për projektim, i përgatisim edhe për projektimin e mbrojtjes kundër zjarrit. Zjarri është një dukuri që paraqitet shpesh nëpër objekte, me shumë shkaktarë, dhe qëllimi ynë është që përveç mënyrave për fikjen e zjarrit, t’i mësojmë edhe si t’i mbrojnë objektet që të mos vijë fare deri te zjarri” – u shpreh dekani i kësaj njësie akademike.

Ai shtoi se studentët mësojnë për përdorimin e materialeve ndërtimore të trajtuara me aditivë specialë që ulin rrezikun nga zjarri. Trajnime të tilla mbahen çdo vit akademik dhe janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të FSHZ-së për të përgatitur profesionistë të rinj, të aftë dhe të vetëdijshëm për sigurinë e mjedisit ndërtimor dhe mirëqenien e komunitetit.

 


Publikimi i mëparshëm

VDES LAUREATI I ÇMIMIT “NOBEL” MARIO VARGAS LOSA

Publikimi i radhës

Dr. Mujë Buçpapaj mbajti ligjëratë në Universitetin “Fehmi Agani” të Gjakovës

Publikimi i radhës

Dr. Mujë Buçpapaj mbajti ligjëratë në Universitetin “Fehmi Agani” të Gjakovës

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.