Gazeta “Flaka” më herët “Flaka e Vëllazërimit”, ishte gazetë e vetme shqiptare në Maqedoni, cila në fillimet e para dilte tre herë në javë. Numri i parë doli më 4 prill 1945 në Shkup. Më vonë ajo u bë e përditshme dhe pastaj u shua.
Themelues i gazetës ishte Nexhat Agolli. Gazeta luajti rol të jashtëzakonshëm në procesin e arsimimit, edukimit dhe kulturimit të popullatës shqiptare në Maqedoni dhe në të u kalitën shumë pena të njohura, jo vetëm të sferës së gazetarisë, por edhe të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare përgjithësisht.



