• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 12 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Ti Xhemil dhe shokët e brezit Tënd u mbrujtët prej shokëve të idealit

NEKROLOGJI ME RASTIN E VAJTJES NË PËRJETËSI TË FIGURËS SË SHQUAR TË ’68, XHEMIL DACIT.

15/03/2025
| Aktuale, Opinione

 Prof. Xhelal Zejneli – Qysh si nxënës, u mbrujte në frymën e dashurisë ndaj kombit Tënd. Prej mësuesve Tu, mësove se si duhet atdheu i të parëve, si duhet shqiptaria. U formove në një familje me tradita të thella patriotike. Nga prindërit dhe nga mësuesit mësove se si duhet luftuar për liri, si duhet thyer grilat e robërisë. Qysh në bankat shkollore, preokupim pate kauzën tonë kombëtare. Që i ri, i vërejte padrejtësitë që i bëheshin popullit Tënd nga armiqtë sllavë. Me veprimin Tënd dhe të mbarë familjes sate, kontribuove në formimin e frymës nacionaliste në hapësirat tona, në këtë pjesë të Ilirisë. Ti ishe student, kur shpërthyen demonstratat e68-ës. Ishin ditët e para të dimrit. Një popull i tërë ishte ngritur në këmbë për të mbrojtur flamurin e Gjergj Kastriotit. Bijtë më të shtrenjtë të kombit kishin dalë ato ditë për drejtësi dhe barazi, liri dhe demokraci. Përballë demonstruesve trima qëndronin forcat policore serbosllave dhe sllavomaqedonase, të armatosur deri në dhëmbë. Mu në vatër të protestës ishin studentët, mësuesit, arsimtarët, profesorët, mjekët, punëtorët, zejtarët, bujqit, blegtorët, fshatarët, qytetarët, gra e burra, djem e vajza. Ti o hero dhe familja jote, sypatrembur dhe me grushtin shtrënguar, qëndronit përballë armikut. Ngjarja e dimrit të madh të ’68-ës, e tronditi tërë Jugosllavinë. Për protestën e madhe popullore shkruan të gjitha mediumet më prestigjioze të Perëndimit. Ti Xhemil dhe shokët e brezit Tënd u mbrujtët prej shokëve të idealit, prej legjendarëve Adem Demaçit dhe Sadudin Gjurës, prej sypatremburit Memet Gegës. Ti dhe shokët e idealit, si Faik Mustafa, Arbën Xhaferi, Rahim Neziri, Zaim Beqiri, legjendari Rafi Halili, i papërkulshmi Shpëtim Pollozhani dhe shumë atdhetarë të tjerë ua bëtë me dije serbo-sllavëve dhe sllavo-maqedonasve se pa i dhënë fund diskriminimit të shqiptarëve, s’ka për të pasur qetësi në Jugosllavinë e AVNOJ-it (KAÇKJ). Ti, shokët e idealit dhe mijëra shqiptarë të tjerë do të ballafaqoheni me ideologjinë serbomadhe, me qëllimet antishqiptare të “Naçertanies” së Garashaninit dhe me memorandumin dhe elaboratin “Dëbimi i shqiptarëve” të Çubrilloviqit. Ju i dolët para pastrimit etnik të trojeve shqiptare, që ishte synim i Pashiqit, i Karagjorgjeviqëve, i Rankoviqistëve dhe i titistëve. Ti Xhemil dhe mijëra shokë të tjerë të idealit u treguat të gatshëm të ballafaqoheni me hegjemonizmin, ekspansionizmin dhe dominimin serbo-çetnik. Sllavo-maqedonasit, të nxitur dhe të mbështetur nga padronët serbë të tyre, ju arrestuan, ju burgosën, ju torturuan, ju mbyllën nëpër zëndane, në qeli, në birucë, në kazanate. Ju vunë në duar pranga, ju ballafaquan me policë, me hetues, me dëshmitarë të rrejshëm, me spiunë, me udbashë, me tradhtarë, me antishqiptarë, me antikombëtarë, me gardianë, me prokurorë, me porotnikë, me gjyqtarë. Por Ju Xhemil, ndonëse të rrethuar me çizme xhandarësh, nuk u dorëzuat. Përballë stuhive dhe rrebesheve, si një mal i vetmuar, të patundur qëndruat. Ruajtët dinjitetin, integritetin dhe forcën shpirtërore. Sakrifica juaj nuk shkoi kot. Orakulli i Dodonës, paralajmëronte ditë të mira për shqiptarinë. Në Dardani do të themelohej Universiteti dhe Akademia e Shkencave., të zbukuruar nga flamuri i Gjergjit, që valoi edhe në Vlorën e Ismail Qemalit, që valon sot edhe në kullën e komandantit legjendar, të pavdekshmit Adem Jashari.

            Për ta rikujtuar ngjarjen historike të sipërthënë dhe veprimtarët që tanimë s’janë ndër ne, Ti Xhemil, bashkë me shokë të tjerë, e themelove “Nismën ‘68”.

            Ti ishe një prej Mohikanëve të fundit, një prej simboleve të fundit të dimrit të madh të vitit ‘68. Ju dhe ata para jush si dhe ata pas jush i dhatë histori këtij populli fisnik dhe bujar që s’i ka borxh askujt. Në çastin kur i mbylle bebëzat Xhemil, sytë e Sharrit si dy lot të mëdhenj kishin ngrirë. Ti je në Panteonin e shqiptarisë.

            Prehu i qetë o i pavdekshëm, në gjirin e tokës ilire.

 


Publikimi i mëparshëm

Ç’është Dita e Verës?

Publikimi i radhës

Të edukuarit mirë grinden me njerëzit e tjerë, të mençurit grinden me vetveten

Publikimi i radhës

Të edukuarit mirë grinden me njerëzit e tjerë, të mençurit grinden me vetveten

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.