• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 12 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Në vitin 1994 ia dhuroi stolitë e arit Universitetit të Tetovës, përjetësohet vepra e Drita Sahitit nga Kumanova

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, u shpalos pllaka përkujtimore e znj. Drita Sahiti e cila ia dhuroi stolitë e saj Universitetit të Tetovës.

09/03/2025
| Arsim, Rajon

Universiteti i Tetovës, më 8 Mars – Ditën Ndërkombëtare të Gruas në objektin e Fakultetit të Administratës së Biznesit në Kumanovë, e shpalosi pllakën përkujtimore të zonjës Drita Sahiti. Me shpalosjen e kësaj pllake përkujtimore, Universiteti i Tetovës e përjetësoi emrin dhe veprën e saj në simbol të përhershëm të sakrificës për dije dhe arsimim.
Ceremoninë e shpalli të hapur dekani i Fakultetit Eknomik Prof. Dr. Llokman Hebibi i cili tha se pllaka përkujtimore e zonjës Drita Sahiti do jetë një simbol i universitetit tonë e në veçanti i Fakultetit të Administratës së Biznesit në Kumanovë. Ai më tej shtoi se universiteti ynë gjithmonë ka ditur t’i respektojë të gjithë ata veprimtarë të cilët kanë kontribuuar dhe kanë lënë gjurmë në historinë 30-vjeçare të Universitetit të Tetovës.
Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli theksoi se ngjarja e sotme është një dëshmi se rrënjët e Universitetit të Tetovës janë shumë të thella. Vizioni dhe misioni për themelimin e Universitetit të Tetovës nxori në pah sakrificën më sublime të çdo qytetari shqiptar e sidomos të femrave shqiptare të cilat e mbështetën pafundësisht rininë shqiptare për të drejtën e tyre për t’u arsimuar në gjuhën shqipe dhe, në këtë ditë ne sot përkujtojmë kontributin e zonjës Drita Sahiti e cila ka lënë gjurmë në historinë e themelimit të Universitetit të Tetovës.
Prorektorja për Financa e Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Aida Yzeiri – Baftijari në emër të Universitetit të Tetovës përcolli mesazhin e urimit për të gjitha femrat me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Ajo me këtë rast tha se ari nuk prezenton vetëm një mjet këmbimi që mund të na sjellë financa ose siguri, ari që ne e mbajmë na e jep statusin, na e jep lirinë, na e jep vlerën e fisit nga vijmë dhe ku kemi shkuar dhe ajo është krenari për ne, ndërsa zonja Drita Sahiti duke mos hezituar për këtë tembull hoqi nga qafa e saj arin dhe stolitë e saj që ne sot si femra si gra t’i gëzojmë të drejtat tona dhe sot pas 30 vitesh në këtë universitet ka plot ligjëruese, pedagoge por edhe studente të cilat falë këtij kontributi gëzojnë të drejtat e tyre dhe janë të barabarta në shoqëri.
Në emër të familjes Sahiti fjalë rasti mbajti i biri i zonjës Drita, Prof. Dr. Blerim Sahiti. Ai me këtë rast u shpreh se kjo është një ditë e mbushur me emocione të përziera krenarie dhe mallëngjimi. “Ndihem thellësisht i nderuar dhe krenar në këtë moment të veçantë dhe njëkohësisht i prekur nga kujtimet e ndjesisë që kjo ngjarje sjell në vete. Në emrin tim personal dhe të familjes sime dëshiroj t’i shpreh falënderime të sinqerta udhëheqësisë së Universitetit të Tetovës dhe t’ju falënderoj nga zemra për angazhimin tuaj për vlerësimin e figurave që kanë dhënë kontributin e tyre në momentet më të vështira të themelimit të Universitetit të Tetovës. Ky është një gjest I çmuar që dëshmon respektin dhe mirënjohjen për ata që kanë sakrifikuar për të ardhmen tonë. Ata para nesh na trasuan rrugën për të qenë këtu ku jemi sot, ndërsa e jona është që të trasojmë rrugën për gjeneratat e ardhshme. Nënat, gratë, motrat tona janë zemra e familjes, forca e shoqërisë dhe burimi i pashtershëm i burimit dhe sakrificës.” – tha mes tjerash Prof. Dr. Blerim Saiti.
Prorektori për Shkencë i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Vullnet Ameti, njëkohësisht ideatori i pllakës përkujtimore tha se kjo ngjarje solemne dhe e veçantë, na ka bërë bashkë për të nderuar një figurë të shquar të humanizmit dhe sakrificës, një grua që me veprën dhe shpirtin e saj fisnik i dha një dritë të re rrugëtimit të Universitetit të Tetovës. Drita Sahiti – Marigona e Universitetit tonë – përfaqëson shpirtin e përkushtimit, solidaritetit dhe guximit për të mbështetur dijen në kohë sfidash. “Historia e Universitetit të Tetovës është një histori e përkushtimit dhe sakrificës, një rrugëtim që lindi nga vullneti i patundur i shumë njerëzve që besuan në forcën e dijes si themel i përparimit kombëtar. Në këtë rrugëtim, shumë individë dhanë kontributin e tyre të paçmuar, por sot ne kujtojmë një akt të veçantë, një gjest që përbën njërin nga gurët themeltarë të mbështetjes për këtë universitet. Themelimi i Universitetit të Tetovës, përtej një date me rëndësi për historinë e arsimit shqip në trojet tona etnike, na e përkujton vendosmërinë, përkushtimin e prindërve tanë për këtë institucion, i cili për ta ishte ideal kombëtar. Njëra prej tyre – simbol i idealizmit për Universitetin e Tetovës ishte dhe do të mbetet zonja Drita Bajrami –Saiti, “Marigona” e Universitetit tonë, e cila në vitin 1994, ish-Rektorit, Prof. Dr. Fadil Sulejmanit ia dhuroi stolitë e saj të arit si donacion (ndihmë) për Universitetin e Tetovës. Në atë kohë të vështirë, ky akt nuk ishte thjesht një ndihmë materiale; ai ishte një mesazh i fuqishëm se dija dhe arsimi duhej të ishin të mbështetur me të gjitha forcat, për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për brezat e ardhshëm. Ky ishte akti i parë i kontributit human dhe kombëtar për Universitetin e Tetovës, një dëshmi e besimit të palëkundur në arsimin shqip dhe në forcën e diturisë.” – theksoi Prorektori për Shkencë Prof. Dr. Vullnet Ameti.
Ai ndër të tjera shtoi se me shpalosjen e pllakës përkujtimore, që përkon me 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ne e përjetësojmë kujtimin dhe kontributin e Drita Sahitit, duke e kthyer atë në një simbol të përhershëm të sakrificës për dije dhe përparim. Kjo vepër artistike nuk është thjesht një monument, por një kujtesë e përhershme për brezat e rinj se suksesi i një kombi ndërtohet mbi vepra fisnike dhe mbi mbështetjen e pakursyer për arsimimin dhe dijen.

Publikimi i mëparshëm

Hapja e Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë

Publikimi i radhës

Në demonstratat e vitit 1981, u shfaq parulla “Kosova Republikë”

Publikimi i radhës

Në demonstratat e vitit 1981, u shfaq parulla “Kosova Republikë”

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.