• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 13 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

94 vjet më parë u lind shkrimtari i njohur Abdylazis Islami

29/07/2024
| Kulturë, Maqedoni

Abdylazis Islami u lind më 29 korrik 1930 në fshatin Gajre të Tetovës. Rrjedh nga një familje kurbetqare. Që në bankat e shkollës së mesme filloi të merret me krijimtarinë artistike për fëmijë e të rritur, por poezinë e parë botoi në vitin 1954. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin e ulët gjatë okupacionit në Tetovë. Shkollën normale dhe Akademinë Pedagogjike, Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe në Shkup.

Punoi si mesues e mandej si arsimtar i gjuhës shqipe në Tetovë. Kjo punë i zgjati prej vitit 1952-1970.

Në vitin 1970-1979 qe gazetar pranë Radio Shkupit, ku edhe doli në pension. Prej atëherë jetoi dhe punoi në Tetovë. Prej vitit 1981-1991 qe redaktor teknik në revistën letrare e kulturale në Shkup.

Në vitin 1990 qe anëtar i Këshillit Iniciativ në Prishtinë për pajtimin e gjakut në Tetove e rrethinë. Pajtoi, bashkë me krushqit e pajtimit, 98 familje.

Që në shkollë të mesme merrej me shkrime, shkruante poezi,tregime , romane, drama; merrej edhe me kritike letrare dhe eseistikë, merrej me mbledhjen dhe studimin e folklorit shqiptar të Sharrit; merrej edhe me përkthime letrare nga maqedonishtja dhe kroatishtja. Deri tash është përkthyer në gjuhët: turqishte, maqedonishte, arabishte, italishte, kroatishte, sllovenishte, gjermanishte, anglishte, suedishte, rusishte, rumanishte, hungarishte, vietnamishte, disa me panorama e disa me antologji. Vdiq më 16 gusht 2005 në Tetovë.

      Vepra:

  1. “Këngët e zgjuara”, Prishtinë 1968.Vjersha për te ritur
  2. “Era dhe vargjet”, vjersha për të rritur, Prishtinë 1964
  3. “Mengjezi në fshat”, vjersha per fëmije, Shkup 1965
  4. “Soditje nga toka”, Prishtinë 1969
  5. “Barka ndër vale”, vjersha për të rritur,Shkup 1971
  6. “Kujtime dhe ëndrra”, vjersha e tregime për fëmije, Prishtinë 1972
  7. “Oaza”, vjersha për të rritur, Shkup 1973
  8. “Gurgurina”, vjersha për të rritur, Prishtine 1974
  9. “Fatiana”, roman për të rritur,Prishtinë 1975
  10. “Ujrat”,vjersha për të rritur,Shkup 1976
  11. “Korrieri Artan Arta”, poemë për pionerët, Prishtinë 1976
  12. “Agullina”, sonete për të rritur, Prishtinë 1978
  13. “Dritë në sfond”, kurora sonetike dhe vjersha për të rritur,Prishtinë 1980
  14. “Për qepallat e qiellit varen plepat”, vjersha për të rritur, Shkup 1983
  15. “Përralla popullore nga Sharri”, folklor, Shkup 1985
  16. “maje malesh”, Prishtinë 1985
  17. “Vajza e panjohur”, roman për fëmijë dhe të rinj, Prishtinë 1985
  18. “Meleroti”, vjersha,poemë e tregime për fëmijë,Shkup 1986
  19. “Krimi në tempull”, roman për fëmije e të rinj, Prishtinë 1987
  20. “Yjet e vendlindjes”, Tiranë 1987
  21. “Romancat e një nate vere”, vjersha për të rritur, Shkup 1987
  22. “Pëllumbi sqepartë”, roman për fëmijë, Shkup 1988
  23. “Zërat nga maja”, vjersha për të rritur, Prishtinë 1988
  24. “Endrrat bulojnë në Eldorado”, poemë dhe vjersha për të rritur, Shkup 1990
  25. “Vogelushi I fshatit Lashtor”,poemë,tregime për fëmijë e të rinj, Shkup 1992
  26. “Hekurani në Artas” roman për të rinj, Shkup 1993
  27. “Agimesha e ngujuar në shatë shpella”. Dramë për fëmijë e të rinj, Shkup 1994
  28. “Kuvendi i guximtarëve”,dramë për fëmijë e të rinj,Shkup 1994
  29. “Arianda”, dramë për fëmijë e të rinj, Shkup 1994
  30. “Peshperitjet e udhetarit plak”, poezi për të rritur, Shkup 1995
  31. “Nica”, poemë për të rritur, Tetovë 1995
  32. “Tatuazhe”, tregime për të rritur, Shkup 1996
  33. “Të treturit nga Projona”, roman për të rritur, Tetovë 1996
  34. “Dredhia”, roman për të rritur, Tetovë 1996
  35. “Farsa e katrahurës”, roman për të rritur, Tetovë 1997
  36. “Shpata në lulishte”,poezi për të rritur, Tetovë 1997
  37. “Gjurmët e valeve në shkëmb”, tregime për fëmijë
  38. “Katër kalorës”, përmbledhje vjershash për fëmijë
  39. “Mrizoni dhe Euridika”, roman për fëmijë e të rinj, Tetovë 2005
  40. “Analogjitë Prometeike” Ese, korrik 2002 Tetovë
  41. “Feniksi” poezi për të rritur, 2001 Tetovë
  42. “Shira dhe Vërshime”, roman për të vegjlit 1989, Shkup
  43. “Ninëza në koshadhe”, poezi 2002, Tetovë
  44. “Hija e dhimbës, poezi” 1979,Shkup
  45. “Përtej Kohës” poezi për të rritur, qershor 2005 Tetovë

 


Publikimi i mëparshëm

DIALOGU I BRUKSELIT PO SHNDËRROHET NË PUNË SIZIFI

Publikimi i radhës

Më 6 gusht u lind Eqrem Çabej, një ndër studiuesit më të rëndësishëm të gjuhës shqipe

Publikimi i radhës

Më 6 gusht u lind Eqrem Çabej, një ndër studiuesit më të rëndësishëm të gjuhës shqipe

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.