• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 7 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Në Fakultetin e Arteve të UT-së u realizua masterklas nga ilustratori dhe disenjatori italian Luka Boskardini

15/03/2024
| Arsim, Maqedoni

Sot në Fakultetin e Arteve, në programin studimor Art Figurativ u realizua një masterklas nga Luka Boskardini – ilustrator dhe disenjator lodrash për marka të njohura botërore. Ai fillimisht u prit nga stafi i Fakultetit të Arteve dhe Prorektori për Shkencë, Prof. Dr. Agon Memeti i cili në shenjë falënderimi për prezencën e tij në Universitetin e Tetovës, i dhuroi monografinë e këtij institucioni në të cilën pasqyrohet veprimtaria arsimore-shkencore ndër vite.

Në këtë ngjarje me rëndësi për arsimin dhe kulturën, ishin të pranishëm, dekani i Fakultetit të Arteve, Prof. Mr. Senad Abduli, drejtoresha e Galerisë Nacionale të Maqedonisë, Prof. Dr. Dita Starova – Qerimi, Diana Sterio – Sazdova, përgjegjëse për Kulturë në Ambasadën e Republikës së Italisë në vendin tonë, artisti dhe disenjatori italian Luka Boskardini shprehu kënaqësinë e tij të veçantë që e vizitoi Universitetin e Tetovës për të parë dhe për të punuar nga afër me studentët e Fakultetit të Arteve. Ai tha se në qoftë se nëpërmjet këtij masterklasi do të mund të inspironte të paktën një student, do ta konsideronte këtë masterklas si sukses. Nga ana tjetër, prodekania për shkencë e Fakultetit të Arteve, njëherazi koordinatore e këtij masterklasi, Prof. Dr. Nora Halimi theksoi rëndësinë e ndarjes së përvojave të artistëve ndërkombëtarë me studentët tanë, si ndihmë në rritjen e tyre profesionale.

Ky aktivitet është bashkëpunimi i radhës i Universitetit të Tetovës me Ambasadën e Republikës së Italisë dhe Agjencinë Tregtare të Italisë dhe realizohet në kuadër të agjendës kulturore të Ditëve të Dizajnit Italian 2024.


Publikimi i mëparshëm

ARSIMI SHQIPTAR NË MAQEDONI – SHKALLA TRONDITËSE E DEGRADIMIT

Publikimi i radhës

Orientimi ynë sot e përgjithmonë do të jetë rruga e Fadil Sulejmanit, e lapsit dhe e fletores, e paqes dhe e diturisë

Publikimi i radhës

Orientimi ynë sot e përgjithmonë do të jetë rruga e Fadil Sulejmanit, e lapsit dhe e fletores, e paqes dhe e diturisë

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.