• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E enjte, 12 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Sot e përkujtojmë Zef Seremben – poetin me shpirt të trazuar

06/03/2024
| Kulturë, Rajon

Zef Serembe (Giuseppe, 06.03.1843 – 1901) është poet lirik arbëresh. Ai lindi më 6 mars të vitit 1843 në Strigar të Kozencës. Ndoqi studimet në kolegjin e Shën Adrianit , ku pati mësues Jeronim de Radën, me të cilin më vonë u bë mik.
…Arbria matanë detit, na kujton
Se ne të huaj jemi te ky dhe!
Sa vjet shkuan! E zëmra nuk harron
Që ne turku na la pa Mëmëdhe…
Që herët u lidh me Lëvizjen Garibaldine dhe më vonë me lëvizjen çlirimtare në Shqipëri. Ngjarjet politike shoqërore në Itali, pas bashkimit të saj, e zhgënjyen rëndë dhe bashkë me fatkeqësitë vetjake (vrasja e të ungjit, vdekja e së dashurës), i shkaktuan krizë të thellë shpirtërore. Në këtë gjendje, më 1875 mori udhën për Brazil, në kërkim të varrit të vajzës së dashur, por pa kaluar moti kthehet në vendlindje, ku vazhdon të mos gjejë prehje. I tronditur shpirtërisht, merr rrugën e mërgimit dhe e mbyll jetën, në San Paolo të Brazilit, më 1901.
Shumë dorëshkrime të Serembes kanë humbur (midis tyre një poemë e gjatë dhe ndoshta disa drama).Zef Serembe është poet i frymëzuar spontan. Ai lëvroi gjerësisht lirikën me një tematikë të larmishme, krijoi lirika atdhetare, filozofike, shoqërore e të dashurisë. Në vjershat atdhetare grishi për luftë të hapur kundër pushtuesit osman (“Vrull”, “Dora d’Istrias”). Lirika e tij filozofike-shoqërore dhe e dashurisë pasqyroi konfliktin midis individit dhe shoqërisë së kohës, duke sjellë një hero të ri, kryengritësin individual të vetmuar dhe të zhgënjyer nga jeta.
Tituj të veprave
• Poesie italiane e canti originali tradotti dall’albanese (Poezi italisht e këngë origjinale të përkthyera nga shqipja), Kozencë 1883, në italisht dhe shqip.
• Sonetti vari (Sonete të ndryshme), Napoli, 1890.
• Il reduce soldato, ballata lirica, New York, 1895, vetëm në italisht.
• Vjershe – 1926, botuar në Milano nga nipi i tij Cosmo Serembe.
Falë kërkimeve për tekstet e humbura të poezive të Zef Serembes, vitet e fundit janë bërë disa botime të veprës së tij që plotësojnë njohjen për krijimtarinë e poetit:
• Omaggio a Giuseppe Serembe, Kozencë, 1988;
• Alla ricerca del Serembe autentico, Kozencë, 1991;
• Poezi, Tiranë, 1999;
• Më të bukurës në Strigar, Tiranë, 2000.
Vrull
Zogj të bukur këndojnë me hare,
Po zëmra do më plasë mua në gji.
I helmuar e shkoj jetën te ky dhe:
Mërzitem në katund, në vetëmi.
Tërë shkëlqim m’hapet përpara deti,
Që zgjon te trutë e mi mendime shumë,
Zëmra m’u shqerr nga tmerri mua të shkretit,
Aq sa vetëm pushoj kur bje në gjumë.
Arbria matanë detit, na kujton
Se ne të huaj jemi te ky dhe!
Sa vjet shkuan! E zëmra nuk harron
Që ne turku na la pa Mëmëdhe…
Hakmarrja na jep shpresë e na ndriçon,
Por fryn era dhe akulli me zë,
Se ç’ka qenë Arbëreshi po harron:
Dhe s’i vjen turp aspak, po rri e fle.
Burimi: www.facebook.com/MuzeuHistorikKombetar

Publikimi i mëparshëm

Përkujtesë me rastin e 580-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës

Publikimi i radhës

MËSONJËTORJA E PARË SHQIPE E KORÇËS

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

MËSONJËTORJA E PARË SHQIPE E KORÇËS

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.