• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E martë, 9 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Universiteti i Tetovës dhe Universiteti “Necmettin Erbakan” nga Turqia nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

06/02/2024
| Arsim, Maqedoni

Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Dr. Salajdin Salihi, përgjegjësja e Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare Doc. Dr. Hatibe Dehari Zeqiri, koordinatorja universitare për Erasmus +, Mr. Sc. Shpresa Ademi si dhe shefja e kabinetit të Rektorit Valmisa Novi, pritën në takim Sekretarin gjeneral të  Universitetit “Necmettin Erbakan” nga Turqia prof. Huseyin Yahit Selvi. Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve, marrëveshje kjo e cila ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillimit në fushat e arsimit dhe hulumtimit shkencor.

Po ashtu marrëveshja parasheh edhe  realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe pilot-projekteve; shkëmbim të stafit hulumtues dhe të mësimdhënësve; shkëmbim të studentëve; organizim të seminareve, konferencave, punëtorive të përbashkëta; shkëmbim të botimeve shkencore dhe materialeve të tjera për qëllime kërkimi dhe arsimimi.

Gjatë këtij takimi po ashtu u prezantua edhe Atlasi i Maqedonisë së Veriut  për nxënësit e shkollave fillore, i punuar nga ish-studenti i Universitetit të Tetovës Edmond Jonuzi, i cili nëpërmjet programit Erasmus + ka ndjekur studime njësemestrale në një universitet nga Republika e Turqisë.

Punën hulumtuese në përpilimin e këtij atlasi e ka mentoruar prof. Huseyin Yahit Selvi i cili tha se ky material do ta kompensojë mungesën e atlaseve për nxënësit e shkollave fillore në Maqedoninë e Veriut.


Publikimi i mëparshëm

P ë r k u j t i m | Dhjetë vjet më parë u nda nga jeta Vaçe Zela

Publikimi i radhës

Katër vjet pa mbretëreshën e këngës shqipe | Nexhmije Pagarusha, zëri që mbetet i pashuar

Publikimi i radhës

Katër vjet pa mbretëreshën e këngës shqipe | Nexhmije Pagarusha, zëri që mbetet i pashuar

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.