• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 7 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Tipologjitë e kullave në veri të Shqipërisë

Banesat e fortifikuara zakonisht janë ndërtuar në pozicione të mbrojtura ndërsa elementët tipologjike e funksionale si dhe ato konstruktive arkitektonike e dekorative, janë të ngjashme me ato të banesave të fortifikuara të pjesës tjetër të veriut.

31/01/2024
| Kulturë, Shqipëri

Kulla e Zef Ndocajt, në Kodër Spaç, Mirditë, është një banesë tipike e kullave që ndërtoheshin dikur në zonën veriore të vendit, e shpallur Monument Kulture, Kategoria I. Kjo banesë e fortifikuar ashtu sikurse edhe të tjera të krahinës së Mirditës, kanë veçanti dalluese tiparet e qarta mbrojtëse dhe mënyra e realizimit të tyre. Qëllimi kryesor i mbrojtjes, i kushtohet që nga trualli, skema kompozicionale e banesës me kthina të vendosura në lartësi, formulimi arkitektonik i jashtëm, futja e shkallëve brenda, porta, streha e çatisë, etj.

Banesat e fortifikuara zakonisht janë ndërtuar në pozicione të mbrojtura ndërsa elementët tipologjike e funksionale si dhe ato konstruktive arkitektonike e dekorative, janë të ngjashme me ato të banesave të fortifikuara të pjesës tjetër të veriut, si Mat, Kurbin.

Kullat në këto anë u ndërtuan dikur nga familje të pasura, e të fuqishme në komunitet dhe numri i kateve të tyre shprehte njëherësh dhe rangun shoqëror.

Kulla mund të ketë tre, katër ose më shumë oda. Atje ku mungon kasollja, oda përdhese përdoret për bagëtinë. Një shkallë e ngushte porsa hyn tek dera të shpie në odën e burrave ose të miqve, e pajisur me oxhak.

Forma planimetrike më të zakonshme e banesave të fortifikuara në krahinën e Oroshit e më gjerë është ajo me qoshe e cila formohet duke i bashkëngjitur volumit kryesor të banesës, një shtojcë. Në kthinat e shtojcës, janë të vendosura nyjet sanitare të kateve.

Banesat e fortifikuara të Mirditës, janë të pajisura me çikma po ndryshe nga çikmatë e Matit e Dibrës nuk kanë dritare, por vetëm frëngji. Siç duket çikmatë e Mirditës e kanë humbur funksionin e ndenjjes dhe janë kthyer vetëm në elemente mbrojtës. ATSH

 


Publikimi i mëparshëm

Renditja e universiteteve më të mira për 2024 / SHBA dhe Britania në rënie, përparon Kina

Publikimi i radhës

Behar Gjoka: Çdo ditë është Dita e Gjuhës Shqipe

Publikimi i radhës
Behar Gjoka

Behar Gjoka: Çdo ditë është Dita e Gjuhës Shqipe

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.