• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 7 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Prof. dr. Berton Sulejmani, bëri homazhe para Universitetit të Karlit në Pragë

Dekani i F. Filologjik, Prof. dr. Berton Sulejmani së bashku me Mr. Premisël Vinsh (Přemysl Vinš) bënë homazhe dhe ndezën nga një qiri para Fakultetit të Arteve të Universitetit të Karlit në Pragë, pas ngarjes së dhimbshme që ndodhi në këtë fakultet më 21 dhjetor 2023 ku një student i këtij fakulteti vrau 14 njerëz, plagosi 25 (brenda godinës së këtij fakulteti) dhe më pas vrau veten. 

06/01/2024
| Arsim, Bota

Më 5 janar 2024, dekani i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës, Prof. dr. Berton Sulejmani takoi Mr. Premisël Vinsh (Přemysl Vinš), mësimdhënës e studiues i gjuhës dhe kulturës shqiptare në katedrën e Sllavishtes së Jugut dhe Ballkanistikës të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Karlit në Pragë (Republika e Çekisë). Në këtë takim u bisedua për katedrën e Studimeve të Evropës Juglindore në kuadër të së cilës krahas, bullgarishtes, kroatishtes, serbishtes e rumanishtes, studiohet e mësohet edhe gjuha shqipe.

Dekani i F. Filologjik, Prof. dr. Berton Sulejmani së bashku me Mr. Premisël Vinsh (Přemysl Vinš) bënë homazhe dhe ndezën nga një qiri para Fakultetit të Arteve të Universitetit të Karlit në Pragë, pas ngarjes së dhimbshme që ndodhi në këtë fakultet më 21 dhjetor 2023 ku një student i këtij fakulteti vrau 14 njerëz, plagosi 25 (brenda godinës së këtij fakulteti) dhe më pas vrau veten.

Profesor B. Sulejmani e ka ftuar kolegun, Mr. Premisël Vinsh (Přemysl Vinš) që të marrë pjesë në punimet e Seminarit XVIII Ndërkombëtar të Albanologjisë të U. Tetovës i cili do të organizohet gjatë muajit tetor 2024.

Njashtu, Mr. Premisël Vinsh (Přemysl Vinš) e ka ftuar Prof. dr. Berton Sulejmanin që në një të ardhme të afërt të mbajë një ligjëratë para studentëve dhe stafit akademik të katedrës në Pragë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut sot – për shqipen standarde dhe statusin e pabarabartë të shqipes me maqedonishten.

Fakulteti i Arteve i U. të Karlit në Pragë, pas rastit tragjik që ndodhi më 21 dhjetor 2023, do të qëndrojë i mbyllur të paktën deri në fund të muajit janar 2024. Përndryshe, i themeluar më 1347, Universiteti i Karlit është më i vjetri dhe më i madhi jo vetëm në Republikën e Çekisë, por dhe një prej universiteteve më të vjetra në Evropë.


Publikimi i mëparshëm

Lea Ypi: Ajo që më pëlqen te letërsia është se është një gjë shumë demokratike

Publikimi i radhës

Mërgata – dashuria jonë që s’vdes kurrë

Publikimi i radhës
Mr. Sc. Shefat Ademi 

Mërgata - dashuria jonë që s'vdes kurrë

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.