• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 13 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

“Letërsia shqipe në kontekstin evropian” ishte tema boshte e Seminarit XVII Ndërkombëtar të Albanologjisë, që u organizua nga Universiteti i Tetovës

Rektori i Universiteti të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli tha se ky seminar është një nga veprimtaritë më të bujshme dhe më afatgjata që i organizon Universiteti i Tetovës dhe ai si rektor, bashkë me bashkëpunëtorët e tij, janë shumë të interesuar që ky aktivitet shkencor gjatë rrugëtimit të tij të zhvillojë shumanshmërinë shkencore e kulturore nëpërmjet hulumtimeve, analizave, debateve, këshillave, sugjerimeve, vërejtjeve e kritikave, si dhe prurjeve të reja nga ekspertët e fushave përkatëse.

05/10/2023
| Arsim, Rajon

Në Universitetin e Tetovës, sot i filloi punimet Seminari XVII Ndërkombëtar i Albanologjisë. Tema boshte e këtij seminari është “Letërsia shqipe në kontekstin evropian”. Në këtë veprimtari shkencore, qindra studiues nga vendi dhe rajoni, përmes kumtesave të tyre shpalosën njohuritë dhe idetë e tyre të bazuara mbi fakte shkencore. Ky seminar tani është bërë një qendër e rëndësishme e studimit të gjuhës, letërsisë, historisë e kulturës shqiptare e më gjerë. Ndër të tjera sot u promovua edhe numri i ri i revistës “Albanologjia”.

Rektori i Universiteti të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli tha se ky seminar është një nga veprimtaritë më të bujshme dhe më afatgjata që i organizon Universiteti i Tetovës dhe ai si rektor, bashkë me bashkëpunëtorët e tij, janë shumë të interesuar që ky aktivitet shkencor gjatë rrugëtimit të tij të zhvillojë shumanshmërinë shkencore e kulturore nëpërmjet hulumtimeve, analizave, debateve, këshillave, sugjerimeve, vërejtjeve e kritikave, si dhe prurjeve të reja nga ekspertët e fushave përkatëse. “Gjuhësia, letërsia, historia, etnokultura dhe mediet janë pesë shtyllat kryesore në të cilat studiuesit shkencorë – ekspertë të fushave do t’i paraqesin kumtesat e tyre, të cilat do të jenë shumë të rëndësishme për avancimin e shkencave të lartpërmendura, jo vetëm në hapësirën mbarëshqiptare por edhe në rajon dhe gjetiu. Universiteti i Tetovës çdoherë i ka dhënë vëmendjen e duhur punës kërkimore-shkencore, dhe këtë e dëshmon profesionalizmi dhe përkushtimi i të gjitha njësive akademike të Universitetit tonë, të cilat për çdo vit organizojnë konferenca shkencore ndërkombëtare me prani të një numri të madh të hulumtuesve shkencorë nga vende të ndryshme të botës. Seminari i Albanologjisë ndër vite ka qenë në krye të emrit që përfaqëson, ka dhënë kontribut thelbësor për historiografinë, botimet e të cilit janë përkthyer në Evropë dhe kudo në botë, studime të cilat tashmë shërbejnë si referencë për hulumtuesit e rinj” nënvizoi mes tjerash Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli.

Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Prof. Dr. Salajdin Salihu në fjalën e tij, theksin e vendosi te krahasimi i kulturës shqiptare dhe asaj evropiane. “Kultura shqiptare vs kultura evropiane. Kultura shqiptare, si kulturë shumështresore dhe e pasuruar në ndërveprim, ka qenë dhe është pjesë e mozaikut kulturor evropian. Historia e kulturës shqiptare është histori paradigmash evropiane, siç ishte humanizmi shiptar me autorët si: Marin Barleti, Dhimitër Frangu, Gjon Buzuku, Frang Bardhi, Pjetër Budi, Pjetër Bogdani etj. Pastaj ndriti Rilindja Kombëtare – ndër epokat më të rëndësishme në historinë shqiptare. Romantizmi shqiptar u zhvillua përkrah romantizmit evropian. Lamartini i shkroi De Radës: “Poezia ka ardhur nga brigjet tuaja dhe aty duhet të kthehet. Nëse rilindësit e krijuan ëndrrën për krijimin e shtetit laik shqiptar, me orientim perëndimor, mendimtarët e viteve 30-të të shekullit XX, kur veç ekzistonte shteti shqiptar, u angazhuan që lirisë t’i vihej ligji, i cili do ta garantonte lirinë personale, lirinë politike, të punës, mendimit, ndërgjegjes, shtypit, kultit, marrëdhënieve shoqërore dhe të mësimit” tha mes tjerash Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Prof. Dr. Salajdin Salihu.

Kumtesat e tyre i prezantuan edhe panelistët e tjerë. Profesori i mirënjohur nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Prof. Dr. Shaban Sinani, e prezantoi temën: “Letërsia shqipe përtej kufirit të gjuhës”; Prof. Dr. Aristotel Spiro nga Universiteti i Athinës elaboroi mbi temën: “Përkthimi i letërsisë shqipe si mjet për integrimin e kulturës shqiptare në polisistemin kulturor evropian” dhe Prof. Dr. Brian D. Joseph nga Universiteti i Ohajos, e prezantoi temën: “Fjala “gjuha” në kontekstin evropian”.

Ky seminar që i zhvillon punimet më 5 dhe 6 tetor 2023 është i rëndësishëm pasi që kontribuon në zhvillimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të kombit tonë. Përmes këtij seminari studiuesit e interesuar e kanë mundësinë të hulumtojnë, ndajnë dhe këmbejnë informacione të ndryshme rreth temave të lartpërmendura.


Publikimi i mëparshëm

Universiteti i Tetovës dhe ITSHKSH nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Publikimi i radhës

Drejtuesit e Universitetit të Tetovës realizuan takim pune me drejtorin e Spitalit Klinik të Tetovës

Publikimi i radhës

Drejtuesit e Universitetit të Tetovës realizuan takim pune me drejtorin e Spitalit Klinik të Tetovës

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.