• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 9 Nëntor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Ndërroi jetë nobelisti Prof. Dr. Ferid Murad, laureati i titullit Doktor Nderi i Shkencave i Universitetit të Tetovës

Ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe për arsimin, shkencën dhe hulumtimet shkencore në nivel botëror. Vepra e tij do të mbetet e përjetshme dhe do të jetë ndihmesë e jashtëzakonshme për studentët dhe punonjësit shkencorë të shkencave mjekësore.

06/09/2023
| Aktuale, Spektër
Qershor 2012 | Rektori i UT-së Prof. Dr. Agron Reka gjatë dorëzimit të titullit Doktor Nderi i Shkencave – laureatit Prof. Dr. Ferid Murad.

Qershor 2012 | Rektori i UT-së Prof. Dr. Agron Reka gjatë dorëzimit të titullit Doktor Nderi i Shkencave – laureatit Prof. Dr. Ferid Murad.


Është ndarë nga jeta nobelisti Prof. Dr. Ferid Murad, personaliteti i rrallë që e nderoi mbarë kombin tonë, prejardhjen e të cilit e theksojmë me mburrje dhe krenari.

Babai i tij Xhabir Murat Ejupi, është i lindur në fshatin Llakavicë të Gostivarit, fakt që zgjon një krenari të veçantë për të gjithë ne. I ati i Prof. Dr. Ferid Murad, që në moshë të hershme, në kërkim të një jete më të mirë, e braktisi vendlindjen e tij Llakavicën dhe emigroi në vendet ballkanike, kurse në vitin 1913 u vendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në vitin 1935 u martua me Henriet Jozefina Boumen nga Ilinoisi. Djali i tyre, Ferid Murad, lindi në vitin 1936 në Vajting të Indianës.

 Fëmijërinë e kaloi në një familje punëtore, por të mbushur përplot me pasuri dhe begati shpirtërore. Nga gjyshja dhe e ëma që ishte një personalitet i veçantë, trashëgoi virtyte të çmuara morale, humanizmin si dhe mirësjelljen ndaj njerëzve.

Mendimi dhe puna e tij e kanë pasuruar shkencën me botime shkencore dhe publikime profesionale, libra dhe literaturë të ngjashme. Kontributi profesional-shkencor, paraqet udhërrëfyes për gjeneratat e reja, që janë përcaktuar për punë kërkimore-shkencore. Veprat e tij shkencore, vlerësohen për përparimin e avancuar në veprimtarinë hulumtuese. Librat e botuar dhe punimet shkencore, janë burim i pashtershëm për studiuesit e ardhshëm shkencorë në fushën e farmakologjisë dhe biomjekësisë.

Vlerat unike dhe cilësia e punimeve të publikuara e dëshmojnë urtësinë e mendimit të kalitur shkencor, të Prof. Dr. Ferid Murad.

Veprimtaria në fushën e drejtimit të institucioneve, e orientuar kah diagnoza dhe terapia e sëmundjeve të rënda psiko-gjenerative, në pajisjen bashkëkohore për hulumtime laboratorike të udhëhequra nga punonjës shkencorë të njohur, përbën kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e mendimit shkencor në fushën e mjekësisë.

Nobelisti Ferid Murad, përmes prezantimeve dhe referateve shkencore në konferenca shkencore, seminare dhe tubime të tjera të rëndësishme ka dhënë kontribut të pazëvendësueshëm në zhvillimin e mendimit shkencor në fushën e mjekësisë dhe farmakologjisë.

Duke i respektuar arritjet dhe sukseset e nobelistit, Prof. Dr. Ferid Murad, kontributin e tij të gjithanshëm, punën kërkimore – shkencore, veprimtarinë profesionale aplikative dhe publicistike, vlerat etike, angazhimin në  thellimin e punës hulumtuese dhe zbulimeve shkencore në fushën e shkencave të mjekësisë, humanizmin, rolin novator në fushën e shkencave të biomedicinës, zbulimin e jashtëzakonshëm për rolin e oksidit të azotit në sëmundjet kardiovaskulare, si dhe dëshirën për bartjen e njohurive të pasura dhe krijimin e kushteve për realizimin e aktiviteteve kërkimore – shkencore të hulumtuesve të rinj, Universiteti i Tetovës, në qershor të vitit 2012, i ndau titullin Doktor Nderi i Shkencave (Doctor Honoris Causa).

Ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe për arsimin, shkencën dhe hulumtimet shkencore në nivel botëror. Vepra e tij do të mbetet e përjetshme dhe do të jetë ndihmesë e jashtëzakonshme për studentët dhe punonjësit shkencorë të shkencave mjekësore.

Ne, në Universitetin e Tetovës, ndajmë dhimbjen e thellë dhe të gjithë së bashku me studentët dhe pedagogët tanë, familjes së nderuar të nobelistit tonë i shprehim ngushëllimet më të ndjera, po ashtu edhe miqve të panumërt të tij dhe drejtuesve të institucioneve ku ai punoi dhe la gjurmë të pashlyeshme.

U prehtë në paqe!

Rektori

Prof. Dr. Jusuf Zejneli


Publikimi i mëparshëm

Në UT për herë të parë shpallet konkursi për degët specialistike nga Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë  

Publikimi i radhës

Krimet serbe në Shqipëri gjatë luftërave ballkanike dhe Luftës I Botërore

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

Krimet serbe në Shqipëri gjatë luftërave ballkanike dhe Luftës I Botërore

JuSm
KoBo
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.