• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 25 Shtator 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Profesor Kadir Shabani – veprimtar i dalluar i arsimit shqip

Një fjalë rasti me evokime kujtimesh me këtë rast mbajti edhe shoku i ngushtë dhe bashkëveprimtari i të ndjerit, prof. Abdulla Mehmeti, i cili shpalosi shumë kujtime nga jeta dhe veprimtaria e Kadir Shabanit, që nga vitet e hershme të veprimtarisë kulturore dhe arsimore në vitet e shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë, fillimet e proceseve të pluralizmit dhe demokracisë, nismën dhe themelimin e Bashkësisë Kulturore Shqiptare (1990), më vonë edhe të Universitetit të Tetovës (1994), si dhe për veprat që ka lënë pas vetes veprimtari i shquar, prof. dr. Kadir Shabani.

01/08/2023
| Aktuale, Maqedoni

Abdulla Mehmeti – Në hapësirat e Komunës së Tetovës u mbajt mbledhje përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Kadir Shabani
Në sallën e konferencave të Komunës së Tetovës, dje u mbajt mbledhje përkujtimore për jetën dhe veprimtarinë e profesorit, studiuesit, veprimtarit dhe njërit nga nismëtarët dhe pjesëmarrësit e Kuvendit themelues të Universitetit të Tetovës, prof. dr. Kadir Shabani.
Në këtë ceremoni përkujtimore ishin të pranishëm familjarët e të ndjerit, shokë, miq e dashamirë të shumtë, personalitete të shquara të jetës kulturore dhe veprimtarë të çështjes shqiptare, si dhe një numër i bashkëvendësve nga mërgata, të cilët këto dijë janë për pushime në vendlindjen e tyre.
Për jetën dhe veprimtarinë e Kadir Shabanit, fjalë rasti mbajti prof. dr. Ejup Ajdini, ndërsa shoku dhe kolegu i tij, prof. dr. Zeqir Kadriu, gjithashtu foli gjerësisht mbi jetën dhe veprën e këtij veprimtari të shquar nga Shipkovica e Tetovës.
Me këtë rast, edhe pjesëmarrës të tjerë në këtë ceremoni evokuan kujtime nga jeta dhe veprimtaria e bashkëvendësit të tyre, për “mësuesin e madh”, profesorin dhe veprimtarin e shquar Kadir Shabani, si: Nijazi Kadriu, nipi i profesorit të ndjerë, Ali Merxhani, hoxha i katundit të lindjes së profesorit, Zendel Xhezairi dhe të tjerë.
Një fjalë rasti me evokime kujtimesh me këtë rast mbajti edhe shoku i ngushtë dhe bashkëveprimtari i të ndjerit, prof. Abdulla Mehmeti, i cili shpalosi shumë kujtime nga jeta dhe veprimtaria e Kadir Shabanit, që nga vitet e hershme të veprimtarisë kulturore dhe arsimore në vitet e shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë, fillimet e proceseve të pluralizmit dhe demokracisë, nismën dhe themelimin e Bashkësisë Kulturore Shqiptare (1990), më vonë edhe të Universitetit të Tetovës (1994), si dhe për veprat që ka lënë pas vetes veprimtari i shquar, prof. dr. Kadir Shabani.
Pas përfundimit të kësaj ceremonie përkujtimore, anëtarë të familjes dhe një grup nga shokët e ngushtë, shkuan te varrezat e qytetit për homazhe te varri i të ndjerit, ku vendosën lule të freskëta dhe buqetën e karafilave, me të cilën ishte rrethuar fotografia e të ndjerit gjatë mbledhjes përkujtimore, që sipas pjesëmarrësve paraqet një simbolikë të veçantë, për ruajtjen në kujtesë të përhershme dhe përmbushjen e amanetit jetësor të shokut të tyre të idealeve.

Publikimi i mëparshëm

TRAGJEDIA E BALLKANIT

Publikimi i radhës

Mehmet Ali Pasha, themelues i Egjiptit modern

Publikimi i radhës

Mehmet Ali Pasha, themelues i Egjiptit modern

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!