• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 12 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Në UT u organizua punëtori me temë “Gjeografia si kulturë botërore”

Punëtoria e profesorëve dhe studentëve të Departamentit të Gjeografisë të Universitetit tonë punimet i zhvilloi në tre sesione. Gjatë sesionit të parë u bë prezantimi i rezultateve dhe hulumtimeve të realizuara nga studentët e ciklit të dytë, ku ishin të përfshira tema dhe hapësira të ndryshme gjeografike.

07/06/2023
| Arsim, Maqedoni

Në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore të Universitetit të Tetovës , më 5 qershor 2023, u mbajt punëtori, me temë “Gjeografia si kulturë botërore”. Në këtë punëtori të pranishëm ishin përfaqësues nga dekanati i Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore, shefa të departamenteve, profesorë dhe studentë. Prodekania për shkencë e këtij fakulteti, Prof. Dr. Florinda Imeri, në hapjen e kësaj ngjarjeje i  përgëzoi studentët dhe stafin organizativ për punën dhe aktivitetet që i kanë realizuar dhe të cilat i prezantuan në këtë veprimtari.

Punëtoria e profesorëve dhe studentëve të Departamentit të Gjeografisë të Universitetit tonë punimet i zhvilloi në tre sesione. Gjatë sesionit të parë u bë prezantimi i rezultateve dhe hulumtimeve të realizuara nga studentët e ciklit të dytë, ku ishin të përfshira tema dhe hapësira të ndryshme gjeografike. Kurse në sesionin e dytë, studentët e ciklit të parë e prezantuan punën e tyre që kanë realizuar gjatë këtij semestri. Ndërsa në sesionin e tretë u zhvillua trajnim lidhur me mënyrën e përpilimit të hartave dhe rëndësinë e tyre në fushën e gjeografisë. Në fund, studentët e të dy cikleve studimore, me anë të programeve përkatëse prezantuan disa detaje rreth përpilimit të një harte. Veç kësaj, studentët sollën kontribute të vyera dhe interesante me synimin për të promovuar pasuritë natyrore dhe ato kulturore, pasuritë turistike, si dhe vëzhgime në terren lidhur me fenomene sociale, ekonomike dhe mjedisore.

Udhëheqësja e këtij aktiviteti, Prof. Dr. Merime Mustafi tha se kjo punëtori ishte e vlefshme për studentët e të gjitha niveleve studimore në Departamentin e Gjeografisë, si nga fokusi i përgjithshëm studimor, ashtu edhe nga ana përmbajtjesore e lëndëve që zhvillohen në Departamentin e Gjeografisë, rëndësinë e dimensionit aplikativ të gjeografisë fizike dhe humane dhe e rritjen e rolit të gjeografit në çështje me impakt publik apo në sfida relevante të zhvillimeve në vend.

Për studentët pjesëmarrës në këtë aktivitet u ndanë certifikata mirënjohjeje për punën e palodhshme, duke i motivuar për iniciativa dhe kontribute akoma më të mira në të ardhmen.


Publikimi i mëparshëm

Kryetari i Senatit të UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti mori pjesë në përurimin e pllakës përkujtimore kushtuar veprimtarit të kombit Rafi Halili

Publikimi i radhës

Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

Publikimi i radhës

Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.