• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 25 Shtator 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Në Qendrën për Kulturë të RMV-së në Stamboll u përmbyll me sukses performanca artistike “Sinestezia”

Ky projekt me realizimin e tij zbulon qasje të reja në interpretimin e artit pamor, promovon dhe reanimon bashkëpunimin dhe veprimet e përbashkëta midis artistëve figurativ dhe artistëve  muzikor dhe njëkohësisht dëshmon për një punën serioze dhe angazhimin e artisteve për realizimin e një performance të këtillë.

05/06/2023
| Kulturë, Rajon

Në këtë veprimtari artistike morën pjesë katër profesoresha nga Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës, Jëlldëz Asani, në cilësinë e koordinatores, Lulzime Leka Mulaku-piktore, Drenusha Palloshi-piktore dhe Teuta Halimi- muzikologe. Këtij grupi iu bashkëngjit edhe ish-studentja e Fakultetit të Arteve, Ebru Selman-piktore. Koordinatorja e këtij projekti thekson se sfera e muzikës ndikon te individi në mënyra shumë të ndryshme dhe individuale, prandaj artistet u ftuan që të dëgjojnë pjesën muzikore, këngët tona të zgjedhura dhe të interpretuara në piano nga profesoresha Teuta Halimi dhe lejuan që po aty, duke i dëgjuar tingujt e pianos imagjinata e tyre të fillojë të funksionojë. “Çdonjëra në mënyrë të veçantë realizuan harmonizimin e formave dhe ngjyrave, duke e përkthyer veten në një përvojë shpirtërore që adreson emocionet e secilit prej nesh. Në të njëjtën kohë, pretendimi se sinestezia ndryshon nga personi në person duhet të mbështetet nga diversiteti, individualiteti dhe ekspresiviteti i perceptimit dhe paraqitjes artistike të së njëjtës muzikë. Me rëndësi është që vepra e krijuar është frymëzuar nga përvoja e muzikës së zgjedhur. Sigurisht, që të realizohet i gjithë ky projekt me rezultate të mira kërkon përgatitje serioze nga pjesëmarrësit, mirëpo e gjithë kjo u finalizua me një sukses të jashtëzakonshëm përpara një audience të gjerë me prejardhje nga Maqedonia dhe nga Turqia”, deklaroi Jëlldëz Asani.

Ajo, po ashtu shton se bashkëpunimi, ngjarja e përbashkët dhe veprimi i përbashkët midis artistëve është një sfidë për ne si Fakultet i Arteve dhe si dashamirë të artit, të provojmë të njëjtën ndjenjë dhe të promovojmë dhe ringjallim publikun me një qasje të re artistike jashtë kufijve të shtetit tonë.

Ky projekt me realizimin e tij zbulon qasje të reja në interpretimin e artit pamor, promovon dhe reanimon bashkëpunimin dhe veprimet e përbashkëta midis artistëve figurativ dhe artistëve  muzikor dhe njëkohësisht dëshmon për një punën serioze dhe angazhimin e artisteve për realizimin e një performance të këtillë.

Në këto imazhe të shprehjes së disiplinuar dhe sintezës së madhe, këto artiste u përpoqën të qetësonin shpirtin dhe ndjenjën, mendimin dhe pasionin, me çka e përmbyllën performancën e tyre me një ekspozitë të veçantë. Për realizimin me sukses të kësaj ngjarjeje me rëndësi për kulturën dhe artin, pedagoget e Universitetit të Tetovës e falënderojnë drejtorin e  Qendrës për kulturë të RMV-së në Stamboll, Ramadan Ramadanin dhe publikun e qyteti dhe jo vetëm, që e ndoqën nga afër krijimtarinë e tyre.

 


Publikimi i mëparshëm

TRAZIRAT NË VERI – SKENAR I BEOGRADIT

Publikimi i radhës

Kryetari i Senatit të UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti mori pjesë në përurimin e pllakës përkujtimore kushtuar veprimtarit të kombit Rafi Halili

Publikimi i radhës

Kryetari i Senatit të UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti mori pjesë në përurimin e pllakës përkujtimore kushtuar veprimtarit të kombit Rafi Halili

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!