• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 10 Qershor 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

SOKRATI MBI TIRANINË

Qeverisjes së shtetit i nevojiten mendjet e njerëzve më të aftë, ndaj atyre duhet besuar administrimin e shoqërisë - Sokrati.

12/05/2023
| Bota, Opinione
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

PROFESOR XHELAL ZEJNELI


Prof. Xhelal Zejneli – “Demokracia do të paguajë çmim për arsye se do të tentojë t’u përgjigjet të gjithëve. Të varfrit do të kërkojnë pasurinë e të pasurve. Demokracia do t’ua japë këtë. Të rinjtë do të kërkojnë të jenë të respektuar si të moshuarit, femrat do të duan të trajtohen të barabartë me meshkujt, të huajt do t’i kërkojnë të drejtat që i gëzojnë vendasit. Demokracia do t’ua japë edhe këto!

Vjedhësit dhe mashtruesit do të synojnë të vijnë në funksione shtetërore të rëndësishme, demokracia ndërkaq, do t’ua mundësojë një gjë të tillë. E kur vjedhësit dhe mashtruesit të marrin pushtetin, për arsye se kriminelët dhe të ligët synojnë të bëhen të pushtetshëm, do të lindë një tirani shumë më e egër se tiranitë dhe oligarkitë që i ka parë njerëzimi deri më sot”  – Sokrati

*   *   *

Sokrati (470 – 399 para erës së re) ka qenë filozof grek. Veprimtarinë filozofike të vet në formë të dialogëve të ditëpërditshme në sheshet e qyteteve, e filloi në kohën e lulëzimit të demokracisë athiniane. Personaliteti origjinal i Sokratit nuk mund të pajtohej me rolin e një dijetari rigoroz, të mbyllur. Ai i shikonte me shpërfillje mësuesit që udhëtonin nga një vend në tjetër dhe që i shitnin me të holla mençuritë e veta retorike të rrejshme. Nuk tregonte konsideratë për oratorët e shkathët sofistë. Kudo që shfaqej, Sokrati shtronte pyetje të rëndomta, për arsye se nuk dinte asgjë përpos faktit se vetë ai nuk dinte gjë. Tuboi rreth vetes elitën intelektuale të rinisë së Athinës dhe u shfaq si ideolog i aristokracisë shpirtërore. Ra në konflikt me demokracinë mbizotëruese. Në vitin 399 para K., u akuzua si i pafe dhe si një filozof i cili me idetë e veta e prish rininë. Refuzoi para gjykatës që të heqë dorë nga tezat e veta. U dënua me vdekje. Me një dënim drakonik të këtillë pushtetarët tentonin ta luftonin apo ta eliminonin ndikimin e tij. Por nxënësit e tij dëshmojnë se pikërisht dënimi i tij me vdekje u shndërrua në triumf të mënyrës së qetë, racionale dhe konsekuente të të menduarit dhe të etikes. Është koha, gjyqtarë, që unë të shkoj në vdekje, ndërsa ju – në jetë. Cili prej nesh e ka zgjedhur më të mirën, këtë s’e di dot kush”. Shokët e Sokratit i mundësuan të arratisej, por ai, në shenjë respekt ndaj ligjeve, qëndroi në burg dhe vetë e piu helmin.

Sokrati nuk ka lënë asnjë vepër të shkruar ngase konsideronte se libri është i vdekur dhe si i tillë nuk mund ta zëvendësojë bisedën e gjallë. Burimet nga të cilat mund të njihet jeta dhe filozofia e tij janë: “Kujtime për Sokratin” e shkrimtarit dhe filozofit grek Ksenofonit (430-345 para K.), i cili ishte nxënës i Sokratit; veprat e filozofit grek Aristotelit (384-322 para K.) dhe sidomos dialogët e shumtë të filozofit grek Platonit (emri i vërtetë Aristokle, 427-347 para K.), veçanërisht shkrimet e tij të periudhës së rinisë “Kritoni”, “Mbrojtja e Sokratit” etj.

Mendimi themelor i Sokratit i kundërvihet subjektivizmit dhe relativizmit të sofistëve. Ai i drejtohet brendisë së njeriut, kështu që problemin antropologjik dhe etik e vë në qendër të bisedave filozofike të tij. Sipas tij, filozofia fillon pikërisht atëherë kur njeriu mëson të dyshojë, e sidomos atëherë kur fillon të dyshojë në dogmat dhe në aksiomat e veta. Shkaqet e lajthitjeve tona, e paragjykimeve dhe e nocioneve tona të paqarta janë të shumta. Prandaj, në radhë të parë njeriu duhet ta analizojë subjektin e vet. Nuk ka filozofi të vërtetë derisa shpirti nuk i kthehet vetvetes. Premisë e parë, njëherazi edhe conclusio e filozofimit të tij është “Njihe vetveten”. Duke u nisur nga supozimi “ di se s’di asgjë”, Sokrati nëpërmjet ironisë ua bën me dije bashkëbiseduesve se dituria e tyre bazohet në nocione të rrejshme dhe të pastudiuara.

Si armik i demokracisë së Athinës, Sokrati ka qenë i afërt edhe me disa pikëpamje të mëvonshme të nxënësit të tij më të madh – Platonit. Edhe ai mendonte se aty ku nuk ka mendime, mbizotëron kaosi. Aty, turma e paarsimuar për çdo gjë vendos si nuk duhet. Derisa  është pjesë e turmës, individi është plot marrëzi, i ashpër dhe i dhunshëm. Kur është jashtë turmës, ai bëhet njeri tjetër.

Qeverisjes së shtetit i nevojiten mendjet e njerëzve më të aftë, ndaj atyre duhet besuar administrimin e shoqërisë.

Iluminizmi e konsideronte Sokratin “paraardhës të Krishtit” dhe shpirt moral dhe filozofik më të madh të antikës.

Ndërkaq, filozofi gjerman Fridrih Niçe (Friedrich Nietzsche, 1844-1900), Sokratin dhe sundimin absolut të nocioneve të tij, u përpoq ta shpallë si lajthitjen më të madhe të historisë së kulturës njerëzore që e ka sakatuar, moralizuar dhe varfëruar kulturën e pasur dhe të rrëmbyeshme të antikës, më vonë duke u bërë pengesë për ta studiuar mendimin burimor dionizian grek të periudhës parasokratiane.        


Publikimi i mëparshëm

SHTETET KU S’KA ASOCIACIONE PËR MINORITETET

Publikimi i radhës

Më 12 maj u lind Edward Lear – autori i librit “Ditarët e një peizazhisti në Shqipëri”

Publikimi i radhës

Më 12 maj u lind Edward Lear - autori i librit “Ditarët e një peizazhisti në Shqipëri”

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!