Marshit po i prijnë familjarët e ish-krerëve të UÇK-së të cilët ndodhen në Hagë. Si bashkëshortja e ish-presidentit Thaçi me djalë, bashkëshortja e ish-kreut të Kuvendit me vajzë etj. Si kurrë më parë, Prishtina është mbushur nga qytetarët në marshin për drejtësi. Aty vazhdimisht po brohoritin qytetarët emrat e ish-lidërëve që po mbahen në Hagë. Që nga mëngjesi, shumë autobusë janë nisur nga qytete tjera për të ardhur në kryeqytet për të marrë pjesë në këtë marsh.
Kujtojmë që Marshi i Drejtësisë po mbahet një ditë para nisjes së gjykimit kundër ish-krerëve lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK): Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.