• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 10 Qershor 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Studentët e UT-së realizuan vizitë studimore në Shtëpinë edukuese-përmirësuese

Studentët e programeve studimore Pedagogji profesionale nga Fakulteti Pedagogjik dhe programi studimor Punë sociale dhe mbrojtje sociale nga Fakulteti Filozofik, gjatë vizitës në këtë shtëpi patën mundësi që për së afërmi të njihen me trajtimin, kushtet e institucionit dhe aktivitetet e ndryshme.

24/03/2023
| Arsim, Maqedoni

Një grup studentësh nga Fakulteti Pedagogjik dhe Fakulteti Filozofik qëndruan për vizitë studimore në Shtëpinë edukuese-përmirësuese Tetovë – Vollkovi, në të cilin ekzekutohet masa edukuese “Dërgim në shtëpi edukuese-përmirësuese për fëmijët e gjinisë mashkullore të cilët kanë rënë ndesh me ligjin”.

Studentët e programeve studimore Pedagogji profesionale nga Fakulteti Pedagogjik dhe programi studimor Punë sociale dhe mbrojtje sociale nga Fakulteti Filozofik, gjatë vizitës në këtë shtëpi patën mundësi që për së afërmi të njihen me trajtimin, kushtet e institucionit dhe aktivitetet e ndryshme në të cilat marrin pjesë fëmijët dhe ekipi profesional, të cilat kanë për qëllim risocializimin, riedukimin dhe zhvillimin e drejtë të fëmijëve, siç janë: punëtoritë grupore dhe individuale, të cilat kanë natyrë psikologjike për përvetësim dhe zhvillim të shprehive pozitive, të veçorive vlerësuese; kurse për aftësim në profesione të caktuara, të cilat ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë aftësi të ndryshme, dhe shumë alternativa të tjera, me të cilat në mënyrë kreative e plotësojnë kohën e lirë me aktivitete kulturore, argëtuese dhe sportive. Këto  angazhime i ndihmojnë fëmijët të përgatiten për tregun e punës jashtë institucionit dhe për integrim në shoqëri.

Studentët tanë, të shoqëruar nga Prof. Dr. Besa Havziu dhe Mr. Sc. Nazmije Shaqiri u pritën nga drejtori Daniel Antoski dhe ekipi i tij, në mesin e të cilëve psikologë, pedagogë, punëtorë socialë dhe të punësuarit e tjerë, të cilët i njoftuan studentët për aktivitetet e sipërpërmendura.

Me përfundimin e kësaj vizite, drejtuesit e entit Shtëpia edukuese-përmirësuese u dakorduan me studentët dhe profesorët e tyre që bashkëpunimin ta vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim që nga këto vizita të fitojnë njohuri praktike rreth rolit të pedagogut dhe punëtorit social në risocializimin e fëmijëve.


Publikimi i mëparshëm

Sot e përkujtojmë ditën kur NATO i filloi bombardimet kundër ushtrisë dhe policisë serbe

Publikimi i radhës

Me rastin e 143-vjetorit të lindjes së Mid’hat Frashërit

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

Me rastin e 143-vjetorit të lindjes së Mid’hat Frashërit

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!